Ylber Citaku: Grupe të ndryshme kanë shkuar në stacion për t’i nxitur njerëzit që të ikin dhe kanë zbritur në Besianë

Ylber Citaku: Grupe të ndryshme kanë shkuar në stacion për t’i nxitur njerëzit që të ikin dhe kanë zbritur në Besianë

Drejtori i Stacionit të Autobusëve në Prishtinë, Ylber Citaku, ka bërë të ditur për mediet se është anuluar nisja e dy autobusëve të orës 22:00 dhe 23:00 të linjës Prishtinë-Beograd të natës së enjte. Ai tha se pasi kanë shikuar kamerat në stacion, kanë vërejtur se kanë qenë grupe të njerëzve që kanë shkuar në stacion për të nxitur njerëzit që të ikin. Më pas, ai ka sqaruar edhe për një grup tjetër njerëzish të cilët kanë blerë bileta për Beograd, por që kanë zbritur, në Besianë. Informacione të tilla janë bërë të ditura nga Çitaku, teksa ka sqaruar arsyen e anulimit të dy autobusëve për Beograd. “Sipas deklarimeve të pronarëve të kompanive, dje ka qenë një lojë e këtyre të rinjve dhe një pjesë e tyre kanë zbritur sa kanë dalë nga Prishtina dhe më pas kanë kërkuar t’ i kthejnë biletat”, ka thënë Çitaku.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …