Ish-diplomati Ylber Hysa ka shprehur shqetësimin e tij lidhur me angazhimin e Richard Grenell, dërguarit të presidentit Donald Trump për çështje ndërkombëtare, në procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. Sipas tij, Grenell mund të përpiqet të arrijë një “fitore të shpejtë”, një lëvizje që ai e konsideron sfidë për Kosovën, duke theksuar se modelet e tillë të shpejta kanë pasur pasoja të rënda në të kaluarën. Ai ka komentuar diferencat e perceptimit mes Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara lidhur me situatën në dialogun Kosovë-Serbi, duke theksuar se këto dallime mund ta vënë Kosovën në një pozitë të vështirë. Ai paralajmëron se, nëse Kosova duhet të përcaktojë se kah të anojë, kjo mund të ketë pasoja të rënda, pasi të dyja palët do të hakmerren ndaj vendit nëse ndodhin marrëveshje të njëanshme.
