Ish-ambasadori në Maqedoninë e Veriut, Ylber Hysa, e sheh incidentin me presidenten Vjosa Osmani si një zhvillim që reflekton një gabim strategjik diplomatik të kryeministrit Albin Kurti. Sipas tijky incident është rezultat i një investimi të gabuar nga Kurti në skenën politike të Maqedonisë së Veriut dhe ka treguar një ndarje të thellë brenda politikës maqedonase. Është produkt i një ndihme cinike dhe të pasuksesshme e kryeministrit Kurti, që e ka ndihmuar përzgjedhjen e presidentes së re, Siljanovska-Davkova, e cila është takuar me presidentin serb, Vucic, për Ilindenin. Hysa thekson se kjo situatë është edhe një shembull i mungesës së finesës diplomatike që ka rënduar raportet ndërkombëtare dhe që ka bërë që incidentet e ngjashme të kenë një ndikim të konsiderueshëm në marrëdhëniet mes dy vendeve.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …