Ylber Hysa: Lëvizjet në Maqedoninë e Veriut reflektojnë ndikimin rajonal dhe revizionizmin politik

Historiani, Ylber Hysa, ka komentuar zhvillimet e fundit në Maqedoninë e Veriut, duke vënë në pah ndikimin e faktorit të jashtëm kosovar dhe serb në politikat e qeverisë së re euro-skeptike. Ai përdori si metaforë trajtimin e ndryshëm të dy korridoreve strategjike: Korridorit 10, që lidh Maqedoninë e Veriut me Beogradin, dhe Korridorit 8, që lidh Tiranën dhe Sofjen. Sipas tij, mbështetja ndaj Korridorit 10 dhe antagonizmi ndaj Korridorit 8 pasqyrojnë një afrim me nacionalizmin serb dhe një politikë më konservatore.  Ai gjithashtu përmendi kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, si një aktor me ndikim në këtë skenë, duke e lidhur atë me zhvillimet politike dhe investimet në Maqedoninë e Veriut, veçanërisht në lidhje me partinë VMRO-DPMNE dhe liderin e saj, Hristijan Mickoski.

Kontrolloni gjithashtu

Komandanti i KFOR-it, Gjeneralmajor Enrico Barduani, ka pritur ambasadorët dhe shefat e misioneve të Aleatëve, në Prishtinë

Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Enrico Barduani, ka pritur dje në Shtabin e KFOR-it në Kampin …