Drejtori i Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit, Yll Buleshkaj, ka deklaruar se Ministria e Punëve të Brendshme, Ministria e Drejtësisë dhe Ministria e Punëve të Jashtme, janë ndër institucionet të cilat prijnë sa i përket rasteve të korrupsionit. Ndërkaq, Posta dhe Telekomi i Kosovës, është më i cenueshmi nga korrupsioni nga ndërmarrjet publike. Buleshkaj në një intervistë për KosovaPress, flet edhe për rastin e ministres së Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla dhe numrin e zyrtarëve publik që nuk e kanë deklaruar pasurinë, si dhe gjobat e shqiptuara. Lidhur me rastet e korrupsionit, 25 të tilla janë dërguar në prokurori dhe se janë duke u Ndërkaq, APK-ja ka dërguar mbi 15 raste në prokurori për mosdeklarim të saktë të pasurisë. Buleshkaj shpreh shqetësimin se prokuroria e Kosovës i hedhë poshtë një numër të madh të kallëzimeve penale të APK-së, ku më pas nuk u lejohet ankimi i këtyre vendimeve, e siç thotë ai mund të jenë edhe të padrejta. Rreth 1 mijë e 200 euro dhe dënimi me burg me kusht janë dënimet më të mëdha sipas Buleshkaj që ka shqiptuar prokuroria në rastet e korrupsionit.
Kontrolloni gjithashtu
Richard Grenell akuzoi kryeministrin, Albin Kurti, për devijimin e marrëdhënieve historikisht miqësore me Amerikën dhe BE-në
Për herë të parë pas shumë vitesh, marrëdhëniet në mes të Kosovës dhe Shteteve të …