Yll Reshani u zgjodh kryetar i ri i Asamblesë së Fëmijëve në Ferizaj

Në ambientet e Kuvendit të Komunës së Ferizajt, nën organizimin e Drejtorisë së Arsimit u mbajt sot, Kuvendi zgjedhor për drejtuesit e rinj të Asamblesë Komunale të Fëmijëve. Koordinatorja nga Drejtoria e Arsimit për Asamblenë e Fëmijëve, Elesë Nebihu njoftoi se në harmoni me rregulloren në fuqi, u mbajt sot ky kuvend zgjedhor ku u zgjodh kryesia e re si vijon:

Yll Reshani – Kryetar

Lina Govori – Nënkryetare e parë

Reina Ahmeti – Nënkryetare e dytë

Robert Riza – Sekretar si dhe

Lejla Sallahu – Arkatare

Asambleja e Fëmijëve në Ferizaj, paraqet strukturën  zyrtare përfaqësuese të fëmijëve në nivelin lokal, duke u angazhuar në mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të fëmijëve.

 

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Aliu ngushëllon familjen Shaqiri, me rastin e ndarjes nga jeta të të gazetarit të mirënjohur Sylejman Shaqiri

Me dhembje e pikëllim të thellë, morëm lajmin për ndarjen nga jeta të gazetarit të …