Urdhëresa
Urdhërohet komandanti i Batalionit të tretë Gardist ‘’Shkëlzen Haradinaj‘’ eprorin Abdyl Mushkolaj që me efektivin e tij të ndihmoj në evakuimin e të plagosurve deri në shtetin amë Shqipëri vija Bjeshka e Strellcit –Bjeshka e Roshkodolit-Tropojë.
Batalioni Gardist pas kryerjes së detyrës kthehet në rajonin e përgjithësisë.
Komanda e Zonës së Dukagjinit merr përgjithësinë për veprimet e efektivit.
Komandanti i Zonës
Ramush Haradinaj
Më ketë urdhëresë të datës.19. 5. 1999, nis rrugëtimi tre ditorë nga fshati Maznik aty ku ishte edhe spitali ushtarak. Ky rrugëtim ishte tepër i rrezikshëm më shumë sfida, me mot të keq, ishte e vështirë të kalohen punktet policore në fshatrat Broliq e Strellc për tu nisur drejt bjeshkëve të larta e me plot rrezik, në shi mjegull e acar por të bindur se ky rrugëtim do të ishte shpëtim për shokët bashkëluftëtarë që po luftonin me jetë a vdekje nga plagët që kullonin gjak.
Kështu nis tregimin e tij Kolonel Abdyl Mushkolaj, edhe pse kanë kaluar 22 vite pas asaj beteje të përgjakshme, ai mbanë të freskëta kujtimet e asaj kohe ku u përjetësuan shokët e idealit , bashkëluftëtarët e tij, e ndjen sikurse të kishte ndodhur sot.
Kolonel Abdyl Mushkolaj, i cili printe kësaj sfide anipse ishte i mësuar më sfidat e jetës me përballje që nga mosha e re, me burgosje e maltretime, largim nga shtëpia vetëm pse e deshti vendin e tij, vetëm pse deshi të flas shqip e te frymoj shqip.
Nisë rrugëtimi i tyre, sfidë e madhe male te thepisura e bjeshkë të larta duhet të kalonin për të kaluar kufirin Shqiptaro- Shqiptar .
Rrugëtimi i mundimshëm përfundon pas 3 dite me mund sakrificë e lodhje, rënkim plagësh të shokëve bashkëluftëtar mungesë ushqimi e municioni me vete .
Teksa mendonim se kishim kaluar disa nga vështirësitë gjatë rrugës duke kaluar punkte të policisë, në Bjeshkën e Belegut, konkretisht në vendin e quajtur Bogiqe, një mjegull e dendur kishte kapluar pothuajse gjithë ato maje dhe asgjë nuk vërehej as deri në dy metra afërsi. Mjegulla largohet e ne hasim në një rezistencë të forcave serbe, në një prit pabesie, në një lufte të pa barabartë, ata në pozicione të favorshëme e ne ishim të lodhur nga rruga, mungesë ushqimi e armatimi, por bëmë rezistencë disa orë duke ju shkaktuar edhe humbje në ushtarë, por ishte e pa mundur të thyenim rrugën e të vazhdonim për ku ishim nisur për të kaluar kufirin tregon Kolonel Abdyl Mushkolaj…
E rëndë për tu përshkruar e për ta kujtuar, unë i kisha amanet ata djem isha nisur bashkë me ta për shërim, por ja se kjo goditje ishte pabesi, gjithë këtë kohë në luftë kisha përjetuar beteja të njëi pas njëshme, më dhjetëra herë kisha kaluar kufirin Shqiptaro -Shqiptar, për armatim isha plagosur disa herë por një prit te tillë nuk kisha hasur një luftë të pa barabartë ku humba 15 shokë bashkëluftëtarë dhe 14 të tjerë u plagosëm rend e lehtë isha plagosur edhe vet në të dy këmbët por akoma isha gjall , mundohesha ti mbuloja shokët akoma duke shtëne më armë , ngadalë afrohesha herë te njëri herë tek tjetri duke i prekur më duar e duke i thirrur me emra por nuk lëviznin dot .
Gjaku shkonte si lumë e skuqem dëborën më gjakun njomë të shokëve bashkëluftëtarë. Barbaret serb të pozicionuar mjaft mirë nuk ndaleshin dot më të gjitha llojet e armatimit shtinin mbi ne. Vetëm plumbin e fundit e ruajta për vete që mos të bija në dorën e tyre. Pas disa kohe arritëm që një pjesë e bashkëluftëtarëve ani pse me plagë të rënda 14 të tjerë të tërhiqeshim duke i lënë në fushëbetejë 15 shokët Dëshmor të Kombit: Arton Mehmetaj, Përparim Ferizi, Sali Ferizi, Valiant Ferizi, Përparim Shala, Fehmi Demiqi, Nuredin Gërvalla, Islam Krasiniqi, Nazmi Gradina, Nimon Muasaj, Naim Berisha, Limon Morina, Metë Krasniqi, Hysen Mehmeti, Xhavit Islami, dhe Hajrush Demaj .
Duke u tërhequr u bashkuam me plagë të rënda e të lehta edhe 14 të tjerë. Një pjesë e bashkëluftëtarëve kishin menduar se nuk jetoj më mbase isha në mesin e atyre që ranë Dëshmor dhe i pash me sytë e mi i thirra një nga një i preka plagët e tyre e ndjeva dhimbje të madhe për secilin nga ta që kishte një histori në vete. Ashtu si mbetem edhe 30 shokë bashkëluftëtar duhet të ktheheshim serish mbas në rrugën e njëjta e më shumë sakrificë. Plot 7 ditë rrugëtim nga një mal në tjetrin, pa ushqim, të lodhur e të rraskapitur me plagë në trup por duke i dhënë kurajo njeri tjetrit për ta kaluar ketë sfidë dhe duke thënë se ditë të mira do vijnë.
Gjithë kjo rrugë e bërë, dhe afrohemi serish në fshatrat ku ishim nisur në Strellc pastaj në Broliq, ushtarët bartnin shokët bashkëluftëtarë të plagosur më një qerre me kuaj, nëpër fusha të fshatrave sepse rrugët ishin më rrezik të madh nga forcat serbe.
E çuditshme ishte se si kishim ende fuqi, si e mbanim moralin luftarak aq lartë, me sa plagë në trup të hapura që kullonin gjak, me sa shokë bashkëluftëtarë që binin në fushë të nderit çdo ditë por që nuk ditëm për as një çast të dorëzohemi.
Ishim të bindur se ditë të mira po i vijnë vendit, ishim të bindur se gjaku i Atyre që ranë për ketë vend do të na sjell Lirinë.
E sot ja ku jem kujtojmë atë kohë e kthehem pas, për të menduar se sa e gjatë, me sa mund e sakrificë ishte rruga deri të Liria e të cilën breza të tërë duhet ta mësojnë e duhet ta duan vendin si sytë e ballit.
Këta 15 dëshmor të Kombit më së miri e kryen misionin për çlirimin e atdheut. Me qëndresën dhe rënien heroike në luftë kundër pushtuesit serb, bën që emëri i tyre të shkruhet më shkronja të arta në histori, të hynë në mesin e më të nderuarve të kombit në mesin e atyre që kanë vetëm datëlindje.
Tashmë në qafë të Bogiqes në trekëndëshin kufitarë është vendosur pllaka përkujtimore ku janë gdhendur emrat e 15 Dëshmorëve të kësaj beteje. është emëruar sheshi më emrin e Batalioni Gardist ,, Shkëlzen Haradinaj’’, ku të rënët kanë vetëm një gradë atë të Heroit dhe tregojnë më së miri se sa e gjatë dhe sa e shtrenjtë ishte rruga deri tek Liria .
Lavdia u takon atyre që dhanë gjithçka për Kosovën, ua paçim lakmi me breza.
Nderim dhe Lavdi sot e përgjithmonë Dëshmorëve të Kombit !