Ylli Mece

Ylli Meca: FUSHATA ELEKTORALE…OSE GARA E MASHTRIMEVE

Ka mbi se një muaj që politika shqiptare  është mbërthyer keq nga ethet zgjedhore dhe për nga ankthi dhe dridhërimat jua u kalojnë edhe vet etheve të  sëmundjes së malarjes. Situata para zgjedhore në thelb të saj nuk ka aspak karekteristika të veçanta nga atë të mëparshmet, sepse sikurse dihet për çdo shqiptar “Fushata elektorale” për të gjitha partitë apo edhe individët e veçantë të cilët i janë futur kësaj gare, tashmë është shndëruar si  panair i madh disa mujor i gënjeshtrve të të mëdhenj shqiptarë. Gënjeshtrat janë aq të mëdha dhe hiperbolike saqë  dhe vet partitë që po i shpalosin ato, kur dëgjojnë se kundërshtari i tyre është disi më i avancuar në shifra dhe premtime, atëhere pala tjetër i rrit ato artificialisht deri në shkallën jo vetëm të pamundësive, por shpesh bëhen edhe qesharakë.

Kanë tre dekada e gjysëm që flasin për paga e pensione teksa ne i kemi më të ultat në rajon, flitet për ulje të çmimeve të karburanteve, teksa çdo ditë shikojmë rritjen e tyre, dëgjojmë se do ulin taksat për shtresat në nevojë…dhe për çudi taksat çdo vit rriten, flitet për rritjen e mirëqënise së popullatës teksa na e shesin prodhimin e marketeve shume herë më shtrenjtë se sa vet marketet në ato vënde ku janë prodhuar, po folur këtu, që ne blejmë vdekjen tonë të ngadaltë duke na ngopur me mish pule të infektuar me virozën e salomonelës e cila rrugëton e na vjen që nga Amerika Latine. Flitet për uljen e shkallës së papunsisë, teksa kafenetë bilardot dhe lokalet e lojrave të fatit janë mbushur plotë e përplotë me të pa punë që provojnë fatin e tyre, se si mund të vidhen në mes te ditës e deri në orët e vona, duke na futur dhe në konflikte saciale të tilla, të cilat nga ndonjëherë ato, arrijnë deri në plagë apo dhe drama familjare. Flitet për ndryshimin me hapa të mëdha e të shpejtë të shoqerisë shqiptare drejt qytetrimit teksa na propozojnë të hapim”shtëpi publike” duke atakuar rëndë, madje shumë rëndë nderin e moralin tradicional të shqiptarit …e teksa përballë këtyre “bordellove” do qëndrojnë kokëulur nga turpi shtëpitë e qytetarve të thjeshtë të çdo lloj partie, të cilat qajnë e kanë vite që kanë vënë ulërimën për bijtë e tyre qe i kanë lënë të shkreta e bosh dhe… sikur të mos mjaftonte kjo, i majti Ramë na premton “Passaporten Evropiane”.

E kujt i plasi “menderja” për një passaportë të tillë?! A nuk e kupton i majti që ecën djathtas , se indirekt një premtim i tillë, le të kuptohet se rinia shqiptare është e lirë të marrë e detyruar arratinë ?! Për të mos ngelur mbrapa tij, xhandari histerik madje dhe historik, vrasësi dhe  etaloni i fatkeqsisë shqiptare “Sali Beg Tope- tona”  të cilin drejtësia e jonë me symbyllur e deklaroi te pafajshëm, tashmë ka filluar dhe ai  e u premton shqiptarve “rrugëtimin si pashallarë” me pasaportë madje dhe pa vizë, drejt Amerike me shprehijen standarte plot hipokrizi të tij “ Une ju garantoj jue”!  Dhe kush e bën këtë premtim ?! Pikërisht ai, të cilit i është hequr viza dhe e drejta për në Amerike. Por jo or Sali Beg, se ty po qe se nuk të hiqet “non gratta” as te dera e Ambasadës nuk të pranojnë, kështu që mos mendo për biletat e shqiptarve drejt Amerike!.  Gjithëses,i për deri sa ky vrastar i shqiptarve bashkë me Mediun janë të lirë ,atëhere  livadhisni dhe një herë ore horra , sikurse kini livadhisur deri tani ! Na sigurojnë se do t’i mbajnë premtimet e do ti realizojnë me çdo kusht ngaqë jua u garanton shteti i së drejtës! Shteti i kujt të drejte ? I të drejtës që na vjedhin dhe poshtërojnë madje na kanë futur në borxh dhe në Bankat e Evropës në emër të “zhvillimit të ekonomisë” dhe mbi 30 % e valutës së borxheve perfundojnë direkt në xhepat e oligarkisë sunduese nëpërmjet të të ashtuquajtuarve “tendera e prokurime” ?!  Përse duhet të votoj kur në mbi 12 miljardë Eu borxhe, unë si familje me 4 persona duhet që tjua u shlyej kusarët e mi, me mbi 20 mije Eu? Ku t’i gjej, apo borxhin tim tjua u trashëgoj fëmijeve?  Ju premtoni nga 1 mije apo 2 mije Eu për –çdo fëmijë të lindur ! I shkreti femije ai nuk e di aspak madje qëkurse ka qenë embrion ( ende embrion ne qelizat e prinderve) se do lindë me borxhe !

Premtime te pa fundme sikur  Shqipëria brenda nje periudhe 4 vjeçare do  barazohet gati me Evropën ! Këtu kanë qenë për 3 dekada e gjysëm dhe premtimet nuk i kanë mbajtur.  Vallë a kini dëgjuar deri tash ndonjërin që të thotë se ne në këtë pikë kemi gabuar rëndë dhe jemi fajtor para vpopullit..?! Jo kurrë ! Ata nuk gabojnë, sepse ai që gabon jemi ne hajvanët që i besojmë  madje jemi gati të rrihemi e t’i thyejme turinjtë njëri tjetrit..për skllaveruesit tanë që na ndërsejnë si qentë për kocka kunder njeri- tjetrit. Atai  kanë mbajtur premtimet vetëm në një rast, kur bëhet fjalë për pasurimin e shpejtë me çdo kusht formë e metodë të tyre, sepse nuk ka se si te shpjegohen pasuritë e tyre marramendese dhe pse nuk kanë aspak aktivitete në fushën ekonomike, por “kanë të drejtën” e rrëmbimit të “pjesës së luanit,” pjesë kjo, që është  gjak nga gjaku i popullit, qofshin këta simpatizantë të së majtës, qofshin dhe të së djathtës pra thjeshtë ne populli. .Ta dëgjosh sot një politikan se si i bën premtimet , fundja nuk është ndonjë faj i madh… ama ta besosh atë në çka thotë e premton do të thotë se je një gomar i madh, madje aq i madh, saqë për ty as samar nuk gjëndet dot. Dhe jo rastesisht Francesko Goja ky piktor i madh i Spanjës ka nje tabllo me famë botërore ku në të paraqitet populli i nënshtruar( në vend të gomarit) dhe gomari( oligarkia sunduese) që i ka hypur sipër e në të cilën shkruhet :  “ Ti popull që i zoti për asgjë nuk je…. mbamë në kurriz, sepse mirë më ke “!

Kontrolloni gjithashtu

Egzon Kastrati

Egzon Kastrati: Varfëria relative “Përjashtimi social” në Kosovë

Problemet më të cilat përballet Kosova janë të fushave të ndryshme dhe si të tilla …