Ylli Mece

YLLI MEÇE: A ËSHTË  E VËRTETË SE ËSHTË VJETËRUAR MARKSIZMI, APO TEZAT E TIJ ?!

Mos u çuditni dhe askush te mos bëjë habinë duke vendosur duart ne faqe sikur të ketë ndodhur ndonjë gjëmë e madhe , pra që se si është e mundur që ky artikullshkrues, pa pikë ndroje, aq më tepër teksa sot “Shqipëria aspiron për demokraci” na del këtu dhe na bënë propogandë marksiste?!
Kjo nuk është aspak e vërtetë që këtë propogandë e bëj unë, por është vet sistemi kapitalist i instaluar në Shqipëri i cili vërteton katërciperisht tezat e Marksit mbi shfrytëzimin kapitalist dhe se është po vet ky sistem, që jo vetëm nuk mundet ti fshehë palgët që po e çojnë drejt katastrofës katastofë kjo që ja ka percaktuar historia, por ai po manifeston pikërisht po ato tipare te cilat i kish parashikuar Marksi këtu e nje shekull e gjysëm më parë . Profesori i universitetit ne Angli dhe ish ministri i ekonomi- finances se Greqise Jani Varofakis pa as më të voglen mëdyshje deklaron se te gjitha ato çka shkruar Marksi me perjashtime shume te vogla e te pa rendesishme i ka vertetuar katerciperisht koha. Borgjezët e mesëm tronditen shume kur mendojne se kapitalizmi dhe zvendesohet ne menyrë te pa diskutueshme nga komunizmi, pa e kuptuar aspak thelbin e marksizmit si teori dhe praktike revolucionare e cila bën përmbysjen e madhe te mardhenieve kapitaliste sidomos kete ne fazen e fundit te tij ne imperializem. Po pse pikerisht ne imperializem?!

Sepse imperializmi, jo vetem ben koncentrimin e kapitalit mall- para ,por ai krijon dhe kushtet e ekonomise globale te lidhura e te ndervarura me njera tjetrën dhe ashtu sikurse koncentrohet ky kapital, po ashtu koncentrohen dhe shtete duke formuar perandori të medha kontinentale te cilat herë a herës janë në unitet me njëra tjetrën dhe hera heres ne kontrakdita te ashpera po me njera tjetren. Nëse në të ardhëmen do të ndodhin luftera botërore shkaktar i tyre jane perandorite e medha imperialiste sikurse jane Evropa..Rusia..Amerika..Kina.. India apo dhe disa te tjera qe aspirojnë për të qenë superfuqi dhe luftën nuk e bëjnë aspak presidentet e ketyre vendeve, sado agresivë të jenë, por e ben rivaliteti per tregje e zona influence. Lufta e parë botërore solli aleanca trepaleshte midis Austro – hungarise e Gjermanise ( me vonë dhe Italia) nga njera anë…dhe nga ana tjetër Anglia Franca e Rusia( paçka se kjo e fundit ne vitin 1917 u terhoq nga aleanca per shkak te Revolucionit bolshevik te Leninit).

Pra kjo luftë ishte nje luftë ndërimperialiste për zgjerim territoresh, por nga kjo luftë lindi per herë të parë dhe shteti i proletarëve që kurrë në historinë e njerzimit nuk ishte parë ndonje herë. Lufta e dytë e përbotëshme dhe kjo ishte nje luftë imperialiste e filluar nga vet imperializmi gjerman i cili ishte”denuar” gjate luftes së parë dhe që ishin bere shumë kufizime gjë që e pangonte shume ekonomine gjermane. Do të duhej nje A.Hitler te ulerinte si i marrë “për të çuar ne vend nderin dhe dinjitetin e Gjermanise se neperkembur”. Qellimi, nuk ishte thjeshte për te vene ne vend nderin e nje kombi, por Gjermania duhej te behej kombi i cili duhej te sundonte boten. Po çuditerisht lufta dhe fitorja mbi nazi-fashizmin solli shume vende qe mbas çlirimt ato kaluan direkt ne nje sistem tjeter politik ne nje sistem te demokracive popullore dhe rruges drejt socializmit. Keto janë fakte të dukshme dhe te pakundershtueshme historike, sepse eshte dhe tjeter gje , qe ato nuk munden dot ta perballonin ekspasionin ekonomik dhe diversionin ideologjik te te gjithe botes kapitaliste e imperialiste, sepse ne fund te fundit ne luften per fitore midis dy sistemeve te kunderta midis kapitalizmit dhe socializmit do te triumfonte ai rend ekonomiko shoqeror i cili do te kish rendimentin e punes me te larte. Kete e paten deklaruar dhe vet udheheqësit e vendeve socialiste.

 

Rezultoi qe rendimentin e punes me te larte ne te dy keto sisteme te kunderta ekonomiko- shoqerore e kish kapitalizmi dhe imperializmi. Mos vallë kjo do te thote se dhe sikur te tentohet perseri per nje shoqeri te barabarte nuk u dashka ndermarre nje hap i tille sepse rendimentin e punes me te larte e ka kapitalizmi ?! Jo ! Kjo eshte nje teze e gabuar sepse difektet e ish vendeve socialiste qendronin pikerisht ne nenvleftesimin e faktorit ideologjik, duke ju futur dhe gares se armatimeve ata e nenvleftesonin presionin e madh politik dhe ekonomik dhe kjo beri që nje pjesë e udheheqjeve te partive por dhe vet partite e tyre ru frikesuan disa te tjera rane ne gabime te medha ideologjike ato u burokratizuan dhe nga “sherbetore te masave” u kthyen ne”zotërinj te masave “ por jo kapitalistë të mirfilltë me prona te trasheguara dhe me fabrika ku shfrytezonin krahun e puntorit, por me trisken e komunistit në xhep te cilet me teorine dhe praktiken e tyre i çuan keto vende drejt kapitalizmit, i çuan keto vende deri ne atë pike, saqe dhe vet klasa punetore u çurodit aq shumë saqe humbi besimin te Partite komuniste. Po mos vallë ky është komunizmi i Marksit dhe keshtu do te perfundonte çdo revolucion leninist?! Nëse do të ish kështu, atëhere do të ishte e kotë të luftohej per nje jetë tjetër pa shtypje e shfrytëzim klasor. Nese do të ish keshtu ne djall dhe librat e marksizmit dhe teorite revolucionare të Leninit ! Por ja qe absolutisht që nuk është ashtu , sepse tradhëtia qe mund tu behet idealeve, apo dhe rrugët e shtrembeta e jo të drejta qe mund te ndiqen nuk do te thote se i tillë na qenka “Kapitali “ i Marksit, se ..”Revolucioni leninist” qenka nje aventurë e kote qe shkakton gjakderdhje. Jo absolutisht qe jo!

 

Degjenerimi i Partive komuniste dhe largimi nga rruga revolucionare e Marksit dhe kalimi ne “menyre paqesore ne rrugen kapitaliste” verteton edhe nje here ligjsite ekonomike janë përcaktuese. Kjo do të thotë se nëse ne ketyre ligjesive nuk u përmbahemi me rigorozitet atehere prona socialiste degjeneron dhe degjenerimi i parë i saj manifestohet me sasinë dhe cilsinë e dobët ne njehsinë e kohes duke mos ecur paralelisht me revolucionin tekniko- shkencor. Ja pse kapitulluan njera mbas tjetres shume vende te ish bashkesise socialiste, ja pse dhe vet R. Alia si nje autor dhe aktor kryesor i “Tradhëtisë së madhe” e deklaroi jo vetëm hapur kalimin ne kapitalizëm por ajo që është dhe ngelet turpi më i madh i historisë eshte deklarate e tij se.. “Me kalimin ne ekonomine e tregut kapitalistet e rinj do te jemi ne, ne ish komunistet dhe kurre skemi per tjua u dorezuar pushtetin klases qe përmbysëm”.

 

Më hipokriti i cili derdhte lot mbi arkivolin e Enverit dhe betohej per rrugen e vazhdimsisë. Mjerani nuk e kuptoi se ai dhe kasta e tradhëtisë qe e shoqeroi ne Kongresin e 10 te PS…përmbysi gjithe fitoret dhe pikerisht jua u dorëzoi pushtetin borgjezisë së re, asaj borgjezi e cila si rezultat i tradhetise dhe degjenerimit material, moral e shpirteror vinin nga komunizmi. Pra “Kapitali” i Marksit ne aspektin filozik është nje uragan i madh nje furtunë që paralajmëron rënien e pashmageshme te kapitalizmit dhe imperializmit, por ky “Kapital” ( ky liber kaq i mallkuar qe tmerron bogjezine) per here te pare u bë jo vetëm mallkim per kapitalizmin dhe imperializmin, por ky “Kapital” mbase pa e ditur dhe vet Marksi do te behej nje mallkim per degjenerimi e gjithe atyre partive dhe komunisteve te cilet devijuan, tradhetuan dhe ju larguan aspiratave te popujve te tyre. Ka me shume se 150 vjet qe Marksi e shkroi kete liber.

 

Mbase atij kurrë nuk do ti shkonte ndermend se do te kish dhe Parti Komuniste qe do e neperkembnin mendimin e tij ne fushen e ekonomise dhe te filozofise materialiste. Atij kurrë nuk mund ti shkonte nder mend se vendi me tipik i shfaqies se tipareve thelbesore te kapitalizmit klasik do te ishte Shqipëria vendi nga ku për hir te”demokracise se vertete te munguar” do të kthehej ne nje anarko shtet ..”që nuk e merr vesh qeni të zonë”, ne nje shtet ku klasa e përmbysur e bejlereve dhe agallareve të dikurshëm para çlirimit apo dhe borgjezve te Lumo Skendos apo dhe kapidanë te tipit Rrem Bajraktari dhe E.Toptani , do të njehesoheshin me Sali Baben me dyzet e kusur hajdutë, me aventuriere si Nano narkoza, me trima kokë mendje shtrember si Meta, me aventuriere si Ramë karagjozi etj..etj.

 

Kemi me shumë se tre dekada qe plaga e hemoragjisë dhe rrjedhjes së rinisë shqiptare nëpër Evropë ska te ndalur, ashtu sikurse skane te ndalur vrasjet qe shteti u ben shtetasve te vet, jemi populli me i varfer i Evropes qe vidhemi nate e dite qe na pine gjakun, qe na vrasin ne mes te bulevardit, qe na mbytin ne Otranto sikur te jemi femije jetimë, qe na pushkatojne ne mes te bulevardit, qe na kurverojne si te duan e kur te duan qe na kanosin me dy kushtetuta njera e xha Saliut dhe tjetra e Lekës se Dukagjinit ,qe jemi i vetmi vend i Evropes qe femijaquando  era publikato Kapital di Marx ? kur kur sapo lind e qan… qan e bertet sepse lind me 5000 eu borxh, jemi shtet qe permbysem gjithëcka sepse na “qenkish komuniste” shtet që ska as ushtri ( cudi keto vendet tona per-rreth qe na kane patur e kanë lakmi pse i mbajne vallë ushtrite e tyre ? )shtet që me shumë forca ka krimi dhe bandat e organizuara , me drejtësi , mjeksi , polici, administrata krejtesisht te korruptuar e sa e sa plagë të tjera…. ! Ja ky është kapitalizmi që ish komunistet e degjeneruar ( jo komunistet e vertete e te ndershëm) e instaluan, por nga ana tjeter vertetojnë dhe nje here se “Kapitali” i Marksit jo vetëm se nuk ështe vjetëruar, por ai ngelet e do te ngelet nje himn eshte e do te ngelet kenga e kengeve te marksizmit nga ku te gjithe proletarët e botës do te vijnë nje dite e te bashkuar ta permbysin kete sistem gjakpires e te mallkuar.

Kontrolloni gjithashtu

Sadik Halitjaha: Festa në luftë, në vend të dekorimeve, i kishim plagët dekorata!

Sadik Halitjaha: Batalioni i Budakovës – Lavdi e historisë

Kompania e katërt shtrihej në Vraniq, Buzhalë, Llugagji, Bukosh deri në Reqan. Në fillim ishte …