leoni

Ylli Mece

YLLI MEÇE: A  MUNDET A.  DUMANI TË VENDOSË DREJTËSINË E MUNGUAR !?


Mund të duket sikur autori i shkrimit po i kalon kufijtë e mendimit të arsyeshëm duke rënë në fantazi, apo më keq akoma duke e humbur besimin dhe rënë në pesimizëm me slloganin tashmë të përfolur gjithandej se” ky vend nuk mund të bëhet”! Aktualisht në vendin tonë bota e krimit ordiner  po merr formën graduale të mafies së organizar dhe duke qenë pikërisht se kjo botë është tejet e lidhur me politikën mbrij në përfundimin se K/Prokurori i çështjeve speciale A. Dumani dhe ekipi i tij kurrën e kurrës nuk mundet ta realizojë me sukses detyrën e tyre për asgjësimin dhe dënimin e kësaj gangrene të keqe të shoqërisë shqiptare, gangrenë kjo, që ka mbi 30 vite që rrjedh gjak e qelb,madje jo vetëm që nuk është në gjendje, por dhe nëse arrin dhe prek pushtetin e tyre duke e shkundur nga themelet, ai ose do të pësojë fatin e Borselinos dhe Falkones duke e hedhur ne erë me gjithë eskortën e tij, ose do të përfundojë si i papunë duke rendur dyerve te Evropës me valixhen e emigrantit në dorë. Po Pse ?
Mos vallë shoqëria shqiptare është e tillë që tashmë është klimatizuar me krimin?! Jo shoqëria shqiptare nuk është e tillë në përgjithsi, por është ajo pjesë e shoqërisë e cila lind çdo ditë e më shumë krimin në veçanti. Dhe krimi lind nga politika. Le ti referohemi disa fakteve historike : U vranë kater të rinj në Shkoder ne fillesat e viteve 90-te ? Po kush i vrau ata?! Askush nuk doli fajtor konkret, veçse në përgjithsi u anatemua shteti i diktatures së proletariatit (Teksa përflitet se ishte punë e PD-se ne b/punim me sherbimet e huaja e sekrete). U ngritën fimat e “Kusërisë së madhe”? A doli kush para drejtësie për keto vjedhje masive të shqiptarve qe u beri vet shteti ? Askush! Ky rrënim ekonomik u shoqërua me përpjekjen për të futur në luftë civile  veriun e Shqipërisë (që k/krimineli S. Berisha e konsideronte dominin e vet, kundrë jugut të Shqipërisë së rebeluar që do të konsiderohej si tragjedia me e madhe shqiptare dhe pse me pasojë mbi 2000 te vrarë dhe 3-4 fish të plagosur nuk do të nxirrte asnjë fajtor…dhe sikur të mos mjaftonte kjo, do të shpërthente Gërdeci nga ku me dhjetra te vrarë e te plagosur u hodhën në erë, teksa jerarket e lartë të këtij vendi numeronin paratë nën dorë e të tjerët.. rendin me vrap drejt Krrabës për të vjedhur floririn!!.. Kush u dënua për këto vjedhje dhe vrasje te njerzve të pafajshëm?
Askush, përkundrazi dhe një K.Trebicka i cili tentoi të zbulonte tentakulat e kësaj batërdie te vjedhjes se shqiptarve, ai u ekzekutua në mënyrë mafioze, duke e inskenuar aksidentin… për të vazhduar me  K/prokuroren “Silvia Konti” e cila sapo guxoi të drejtojë gishtin te tragjedia e 11 janarit ku në bulevard ranë 4 dëshmorë në kërkim të drejtave të tyre, atë jo vetëm se e shkarkuan, por dhe do manipulonin provat nëpërmjet grupit te hetimeve në b/punim me mjeket etj etj..Në kushtet specifike ku Shqipëria kaloi nga prona e gjithë shoqërisë ( socialiste )në atë private, te një pjesë e mirë individësh do të lindëte grykësia e madhe për të përfituar rrëmbyer e zhvatur me çdo kusht mënyrë dhe mjet prona të luajtshme e të paluajtshme sepse me to lidhej direkt ecuria ekonomike e individit dhe e shoqërisë e cila po kalonte ne nje fazë tjetër të sundimit ekonomik, sundim ky që do të përbënte gjithë bazën e ngritjes së institucioneve në përgjithsi dhe shtetin e ri të mardhënieve kapitaliste në veçanti, shtet ky i cili me egërsinë më të madhe shpalosi direkt të gjitha plagët që e shoqërojnë atë e që i patën përcaktuar me aq saktesi udhëhqesit e proletariatit botëror Marksi-Engelsi e Lenini.
Po cilat janë në fund të fundit këto plagë, të cilat u bëkan dhe shkak i lindjes së kriminalitetit apo dhe të lidhjes së këtij kriminaliteti me politikën? Faktori kryesor ai që lind dhe kontrakditën kryesore është pabarazia ekonomike e cila dhe kjo ngrihet mbi bazën e vjedhjes që i bëhet punës së puntorit duke filluar që nga punëdhënsi e deri te shteti, i cili e taton deri në kufijtë e mbijetesës. Për të dalë nga ky kolaps i varferisë së tejskajsme një pjesë e shoqërisë rrëmben velixhen e emigrantit duke i thënë  Shqipërisë “Lamtumirë atdheu im” e pjesa tjetër që ngelet dhe pse të varfër e gjithë mundim mundohet me çdo mjet e mënyrë të përballojë egërsinë e  këtij sistemi, por kemi dhe atë pjesë shoqërie që bën përpjekje të jashtëligjshme, duke ju përgjigjur me një egërsi edhe më të madhe vet sistemit madje ata shkojnë deri në atë pikë, ku si njera dhe tjetra( shteti në  përgjithsi) kur e vrejnë rrezikun që mund të paraqesin për njeri – tjetrin, bëjnë aleanca të heshtura te fshehta madje tejet të koduara , aleanca këto ,në të cilat janë përfshirë pa perjashtim të gjitha institucionet e shtetit. Kjo do të thotë se mjafton një zyrtari të shtetit ti tregosh plikon me.. $ , ose me Eu ( por që të mos i ketë parë kush) e kini punën të mbaruar.
Bandat mafioze nuk i nxorri shteti me urdhër, por shtetiu krijoi kushtet e premisat dhe mbyllte jo një sy, por të dy sytë sepse është vet nje shtet mafioz. Vite më parë ndodhi që nafta në ditën me diell tu shitej nën dorë vrastarve të popullit shqiptar të Kosovës. Armatimi ynë që llogaritej në një vlerë miljarda dollarësh( mbas shkatërrimit që ju bë ushtrise se popullit) më e shumta perfundoi me xhepat e jerarkeve te politikës dhe jo te populli,  madje dhe sot kur Shqipëria është vend që e prodhon naftën vet e që është pasuri kombëtare e popullit, ne përsëri e blejmë më shtrenjte se fqinjet tane. Pse dhe kush na vjedh ?!Pra kur bandat  e krimit të organizuar në institucionet shtetrore që mbrohen me fuqinë e vet shtetit kanë fituar të drejtën e vjedhjes, deomos që në kësi rastesh krijojnë dhe kushtet e lindjes së bandave në terren të shpërndara në gjithë Shqipërinë. Këto banda me emra konkretë nga ku s’ka ditë që radioja televioni të mos i lakojë madje dhe lidhjet e tyre me politikën tashmë janë bërë aq të fuqishme sa që ndikojnë jashtezakonisht në jetën dhe dinamiken e vet shtetit. Nuk ka fushatë elektorale të mos financohet nga krimi, bile këta kapobanda të krimit janë nuhatës të j/zakonshëm dhe barometra të fuqishëm, për të kuptuar se nga cili drejtim janë, çfarë tendence kanë dhe nga cila anë po fryjnë erërat e politikësdhe që në këto momente fillojnë pazaret!
Bandat janë të egra, tejet të egra dhe kjo nuk lind nga dëshira e tyre për të eleminuar njerz dosido, por pikërisht për të eleminuar nga rruga e tyre, ato grupime të tjera apo dhe individë të cilët bëhen pengesë në veprimtarinë e tyre ekonomike e kriminale. Dhe nëse do të ndodhte që një kapobandë rrezikon, apo nuhatet nga shteti,do të thotë se ai e ka tepruar më shumë nga çduhet e me gjithate dhe në kët rast, atë dikush do e njoftoj dikush do e mbrojë dhe ne u kaptë ai, Dumani apo çdo prokuror tjetër do ta ketë të kotë, sepse ata do të korruptojnë kryebashkiakë, kryepolicë, k/gjyqtare, avokatë etj etj madje në shumë raste ata parakalojnë sikur të bënin cfilatë para hundës së policisë e cila i përshëndet me qëndrimin “gatitu”. Mbase dhe ata kanë të drejtë, sepse të dalë i pafajshëm e të lirohet nga “trajtimi i shtëpiak”një kryekriminel si Berisha, do të thotë se vet politika ka frikë nga që është komplet e kriminalizar. Po pse ka frikë politika nëse është e ndershme ?! Ka frike sepse pikërisht është e pandershme. Lil “floriri” kërcënon nga burgu. Dhe ai ka te drejtë sepse e vren që aktualisht dhe “fronti i majte” ose fronti i qefit është tej e përplotë me kusarë e banditë të veshur me pushtet.
Thuajse mbi 50% e kabinetit Rama janë përfolur . Po pse kush e beson që vetëm kusarë na qenkan të djathtët ? Për kapitalizmin kanë qenë e janë të dya palët madje të gjitha partite e spektrit politik ( përjashto ketu PKSH-ne). Këto parti, janë si puna e dy duarve që bëhen bashkë për të grumbulluar ujin e të lajnë surratin e qelbur të kapitalizmit shqiptar. Ja pse Dumani sado i ndershëm që të jetë, kurrë nuk mund të dalë me fitore në luftën kundër krimit. Unë si individ e kuptoj se sa shumë ai e vuan këtë shpirtërisht…por e ka të kotë, sepse ai nga kjo betejë do dalë i humbur, ashtu sikurse e pata shkruar dhe muaj më parë që Saliun nuk kanë për ta dënuar kurrë. Të dënosh Saliun dhe Metën apo dhe karvanin tjetër që vijnë mbas tyre do të thote të dënosh kapitalizmin.E dhjimbëshme…por e vërtetë

Kontrolloni gjithashtu

Dr. Skënder Demaliaj: Adoleshentët, shkolla, familja dhe shoqëria I

Sjelljet devijante të adoleshentëve e kanë burimin në faktorët ekonomikë, socialë dhe psikologjikë. Baza është …