(Leksion për të pa diturin apo “uomus ignorantus” Qemal Lame)
Në radhë të parë desha të dija prej z. Lame se cili ishte motivi që ai rreth viteve 1992-93 kërkoi azil politik ne Gjermani , të kishte qenë një i arratisur politik i cili i ishte kundër venë regjimit, apo nga që kishte qenë “besnik deri në një i tij” dhe ngaqë kishte zbatuar me rreptësi të pa tolerueshme të gjitha udhëzimet dhe direktivat e Partisë mbi rolin dhe forcimin e diktaturës së proletariatit, në kushtet e ashpërsimit të luftës klasore dhe rrethimit të egër imperialisto – revizionist? Nëse do të ishte kështu llogjika më e thjeshtë të çon te ideja se i arratisuri Qemal Lame i cili dënonte dikur të arratisurit duhej të kërkonte azil politik në ambasadën e Kubës, të Kinës apo Koresë së Veriut duke u deklaruar dhe motivin. Çne te “gjerman agai”, apo mendoi se ballistët paskëshin patur të drejtë kur u shqyheshin poturet dhe u dilnin benevreket e pëgëra mbas makinave dë “doiçit të dojçave” ?Të besosh të parën se i ishte kundër venë regjimit është mendim foshnjarak, sepse Qemal Lamen askush nuk e detyroi me zor te behesh anëtar i PPSH-se, askush nuk e vendosi në poste të rëndësishme jashtë vullnetit të tij, sikurse askush nuk e vendosi me zor si anëtar pleniumi të KQPPSH-se apo qoftë dhe kandidat i saj. Natyrisht që Qemal Lame nuk është përjashtim, ai është e ngelet funksionari tipik servil me përkulje aq të ulët me kokën deri te majat e këpucëve të eprorit, saqë dhe anusi i tij duket si një teleskop shikon sferën qiellore.
Servil i klasit të parë me eprorët dhe tip prepotenti me vartësit, paçka se Qemali në gjithë lukuninë e ujqërve të degjeneruar që fatkeqësisht dolën prej PPSh mbas vdekjes së të madhit burrë shteti Enver Hoxha, nuk ngre ndonjë peshë të madhe. Por nëse nuk ngre një peshë të tillë dikush me të drejtë mund të më thotë: E atëherë çke që merresh me të ? Merrem me të sepse idiotësitë e tij janë jo vetëm ipa mbarim por kanë dhe njëtrajtshmërinë si të një segmenti të pa kufizuar. Nga pikëpamja dhe këndvështrimi im personal nuk e besoj që “Molua” të jetë zemër butë, me armiqtë e klasës sikurse klasifikoheshin dikur ata të cilët i kundërviheshin pushtetit të popullit, përkundrazi deri në ato maja që ai arriti e ka çuar servilizmi i tij i pështirë i kombinuar me ekstremizmin nën maskën e ruajtjes së “ shtetit të diktatures se proletariatit dhe fitoreve të tij”. Të bie në sy dëshira e madhe e këtij ”manikini” për të denoncuar krimet e komunizmit në një nga sektorët e tij. Problemi shtrohet në parim sidomos për grupet armiqsore në parti e në pushtet: A kishte me të vërtetë veprimtari armiqësore kundër vendit tonë dhe a kishte patur grupe të tilla ? Qemali përgjigjet se jo nuk ka patur. Por Qemalit i rruat grada shkencore( jam i sigurt se atë gradë ai e ka marrë të paktën deri në kohën e regjimit të Ramiz Alisë, për të mos thënë se mbase dhe që në kohë të Enverit.). Nëse do t’i referoheshim ish K/Ministrit anglez Bleer, ..” se ne në të gjitha orovatjet tona për të rrëzuar regjimin e E. Hoxhës, dështuam” , atëherë kjo deklaratë të çon në përfundimin se imperializmi amerikan englez dhe në përgjithësi ai evropian( pa bërë aspak përjashtim dhe nga zbulimi sovjetik) kurrë nuk mund të organizonin drejtonin dhe realizonin një veprimtari të tillë ,nëse nuk do të kishin mbështetjen nga brenda. Veçse duhet theksuar se një pjesë e këtyre komploteve kanë patur një veçanti të dallueshme të ndryshme nga ato që ne i marrim si grupe të organizuara me platformë të caktuar me rrjete të shpërndara dhe detyra të veçanta apo të përgjithshme, sikurse janë agjitacioni e propoganda që duhej të bënin te njerëzit e lëkundur për t’i futur dhe rekrutuar në rrjetet e tyre të spiunazhit, sabotimi ekonomik etj , pra specifika e grupit tjetër armiqësor është e tillë që ata veprojnë brenda vijës së Partisë duke e shtrembëruar atë me anë të oportunizmit të majtë, apo dhe të djathtë.
Psh majtistët dalin me parulla të majta , në pamje M-L por në thelb janë parulla të cilave ende nuk u ka ardhur koha. Ja një e tillë: Duhet të kolektivizojmë të gjithë bagëtitë dhe as oborr personal sduhet të kemi sepse socializmi ka në thelb shoqërizimin e ekonomisë, prandaj ne si popull i Kuçit që si gjatë lufte nuk ja bëmë dy fjalën partisë, ashtu dhe sot bashkohemi me nismën e marrë! I shkreti fshatar me qëllim që të mos konsiderohej kulak e jepte dhe lopën me gjithë viç. E jepte vërtetë por ama fillonte dhe do i lindte pakënaqësia dhe me të drejtë sepse rrënohej ekonomikisht. Këta elementë nëse ndodheshin në udhëheqjen e Partisë gradualisht e degjeneronin partinë dhe e çonin sikurse e çuan në greminë. Por nga ana tjetër kemi patur dhe grupe puçistë të tilla të cilat dilnin hapur, sikurse dolën përkrahësit dhe simpatizantët e vijës hrushoviane. Në pamjen e parë të raportit sekret të Hrushovit që mbajti në Kongres mbi gabimet dhe kultin e individit të Stalinit, problemi nuk shikohej se goditej Stalini, por goditej e gjithe vija leniniste që nga Revolucioni i Tetorit, ndaj dhe u ndëshkua grupi i “Konferencës së Tiranës”, sepse ata kërkonin revizionimin e vijes se PPSH, revizionim ky që do të thoshte që de fakto të hiqej dore nga socializmi duke u ndjekur një kurs tjetër. Çfarë kërkonte Lamja që këta të ishin spiunë të mrfilltë me pseudonime ? Nuk e kupton dot ai se nëse formohej nje rrymë anti komuniste ( e maskuar me frazeologji të tillë po komuniste) përben një fraksion armiqsor brenda vijes politike ?Historia eish B.Sovjetik deri ne vitin 1989 kur ra i ashtuquajtur “Mur i Berlinit” shënoi hapur kalimin e BRSS ne pozitat e kapitalizmit. Enver Hoxha ketë e kishte parashikuar dhe ndaj dhe kishte paralajmëruar, sikurse dhe armiqtë e dinin mirë se sa të ishte në Parti dhe pushtet garda e vërtete revolucionare do ta kishin shumë të vështirë ta përmbysnin pushtetin.
Doktor Lamja ashtu si “doktor Adhamudhi” del në përfundime se s’kishte aspak grupe armiqësore. Duke lenë mënjanë Mehmet Shehun ai hidhet të Koçi Xoxeja ( në portalin “Shqiptarja .com”) duke lënë të kuptohet se Koçin e eleminoi Enveri, pra si një luftë e ashpër klanesh e grupesh për të marrë pushtetin.
Mjerani Lame i cili nuk njeh aspak mirë historinë e vendit të tij, por as nuk është në gjendje ta kuptojë dialektikën e zhvillimit të ngjarjeve dhe fenomeneve ! Po ai duke qenë me të vërtetë sa i paditur dhe kontrakditor me anë të të disa “ botimeve marrë nga orgjinali” duke sjellë fragmente nga gjyqi kundër K. Xoxes, kërkon të bindë opinionin se Koçi ishte shokë i ngushtë me Enverin, ndaj rrjedhimisht sa përgjegjësi ka patur Koçi po aq ka dhe Enveri dhe rrjedhimi tjetër që nëse mori dënimin kapital Koçi, ashtu duhej ta kishte marrë dhe Enveri ! Stop Lame, stop se ke marrë revan të madh. Nuk është fajtore historia edhe sikur të duash ta tjetërsosh në vend të saj fillon e flet e vërteta. Sepse që thua ti Lame nuk mundet dot të bashkojmë Atdhetarët me tradhëtarët. Pse ju nuk e dini se në pleniumin e 8 te KQPKSH , Koçi mori revan dhe kërkonte sipas porosisë së Titos që në kuadrin e “Konfederates Ballkanike” ( ç’më kujtove “Open Ballcan” !) të behej njësimi ekonomik dhe doganor me Jugosllavinë e Titos? Po të mos ishte Enver Hoxha dhe shokët e tij te revolucionit popullor dhe vet Shqipëria do të ishte bërë republikë e shtatë e saj. Po ti nuk e njeh historinë e luftës Nac- Çl. A e di ti Lame “ manikini i lyer me te verdhe veze”, se që në Konferencën e Bujanit në dhjetor të vitit 1943 – 2 janar 1944 është vendosur që mbi bazën e Kartës se Atlantikut ( miratuar nga tre fuqitë e mëdha URSS ,Angli, Amerikë) për te drejtën e popujve për vetëvendosje jo vetëm këshilli krahinor i luftës çlirimtare të Kosovës, por dhe dy ushtritë partizane, ajo shqiptare dhe ajo Jugosllave kishin renë në një mendim për këtë problem, pra ne favor të popullsisë shqiptare të Kosovës? Është e vërtetë që ne fillimisht u kemi besuar PKJ dhe Titos, por nuk duhet harruar kurrë që ta besosh një vend fqinj, një parti dhe të shpresosh në vllazërimin e popujve është gjë e mirë dhe e mrekullueshme, por ama që ta kontrollosh këtë gjë se a është një miqësi e sinqertë apo mbas saj fshihen qëllime të liga dhe shoviniste është akoma më e mirë dhe më e mrekullueshme.
Ju me tezën se Koçi nuk ishte armik, por shok i Enverit, ne fakt direkt dhe indirekt tregoni dhe paditurinë tuaj në kuptimin e konceptit të “teorisë së njohjes” e cila kalon nga e pa njohura në të njohurën që nga pikëpamja dialektike do të thotë se taktika strategjia vija politike e një Partie komuniste apo e një udhëheqësi merret në gjithë vazhdimësinë e vet gradualisht duke njohur po aq gradualisht, misteret, të panjohurat, labirithet, djallëzitë, apo pabesitë që në rastin konkret ishin kristalizuar në udhëheqjen e PK Jugosllave. Këtë për herë të parë e kuptoi dhe denoncoi Enveri. Ishte po ai Enver i cili nuk e pranoi shtabin ballkanik sikurse ishte po ai që nuk lejoji futjen e 2 divizioneve në Korçë, teksa ju qëllimisht njehsoni veprimtarinë e Koçit si tradhtar me atë të Enverit si një atdhetar. Ju pyes ju doktori Adha- muth: Po sikur dhe Enveri me pjesën më të shëndoshë ti kishin pranuar tezat jugosllave si thua ti do bënte mirë apo keq? Te pyes sepse në këtë rast nuk ke si luan aspak vithet- ose Koçi ka patur të drejtë që ne duhej të bashkoheshim me Jugosllavinë, ose ka patur Enveri i cili e refuzoi atë bashkim. Ose Enveri ishte tradhëtar e Koçi një atdhetar i madh ose e kundërta. Akrobacitë e tua foshnjarake se dikur Enveri e kishte shok Koçin ndaj dhe ai duhet shpallur armik të bën të qeshësh teksa në fakt është dhe të vesh ulërimën.
Ju pyes ju doktori “Adha-muth” për aq vite sa ke qenë në krye të hetuesisë ke hasur veprimtari armiqësore në drejtim të vendit tonë? Pse nuk flet ti për ato me emër madje të demaskosh dhe zbulimet e huaja? Nuk e kuptoni se me gomarllëqet tuaja që s’ka as samar t’i mbajë ju tregoni armiqësinë e madhe që ke ndaj vendit tënd ?! Që s’ke qenë kurrë komunist i vërtetë kjo s’ka nevojë të vërtetohet, që je nje lepur frikacak dhe kjo po ashtu, që ke qenë sahan lëpirës i çdo lloj pushteti, po ashtu, por që të jesh dhe anti shqiptar duke dashur te veshësh “ gunën e dhir” të ballistëve klasikë( gunë me lesh dhie dhe jo gunë e dhier) kjo…mbase dhe kjo nuk më çudit. Ashtu si natyra të ka gdhendur me pamjen më të shëmtuar…ke parë ti që ashtu ta paska gatuar dhe shpirtin? SPAK duhet ta marrë nën hetim Q. Lamen si person i cili ka firmosur me dijeni të plotë, për fajësinë e personave të marrë nën hetim duke i shpallur ata armiq, në një kohë kur vet Qemal Lame e pranon se s’kanë qenë të tillë( të paktën nga periudha 1982- 1992 për të vendosur drejtësinë në vend)Republika e Gjermanisë duhet t’i heqë statusin e refugjatit politik Q. Lames, sepse ai ka shkelur rregullat duke u futur disa herë në territorin e Republikës së Shqipërisë në kundërshtim me ligjshmërinë e të dy vendeve.
Lame në një klinikë medicine : Doktor…. me duket se me ka zenë dizanteria ngaqë po dal gjak
Doktori: – Që kur kështu?
Lame – Qysh nga viti 1993 dooooktor..!
Doktori: Qetësohu Lame nuk është gjak dizanterie por e ke nga frika….