Ylli Mece

YLLI MEÇE: Ç’NA BËRE OR.. ENVER HOXHA Ç’NA BËRE ! (Meditim “post mortum”)

Enver! Ti të më falësh që të drejtohem direkt e në emër e jo “shoku” sepse tani përdorim fjalën”zotni”, por ti je ateist dhe ndaj nuk po te drejtohem. Të kam dashur shumë ç’është e vërteta, por jam bërë pak pishman. Pa do më thuash mua: Po pse ore djalë je bërë pishman, unë me shokët e mi bëmë sa mundëm? E çfarë bëtë shoku Enver bëtë luftën? Po luftën e bënë italianët dhe gjermanët që na pushtuan, ti pastaj bëre ç’bëre vajte e u hape luftë atyre, në vend ti përgjigjeshe me paqe jua u ndeze dhe më keq. E pse ?! Vetëm e vetëm për të qenë Shqipëria e lirë. Po Shqipëria e lirë ishte, pse kot e thoshte e shkruante Mitat Frashëri nëpër gazetat e italianëve “Shqipëria e shqiptarëve”?! Po Shqipëria e jona ishte kush na e mori ? Pa më thuaj ti, cili pushtues ka mundur ta marrë tokën me vete ? Asnjë ! “Noc rrokun morën”! Në të pastajmen direkt ti e shpalle Taten dhe organizatën e tij si tradhtarë.. e pse? Sepse firmosen ca dokumente me një gjeneral italian që medemek do luftonin krah për krah tyre.

Nuk arrite ta kuptoje se ata ja kishin me hile dhe italianit?! Edhe kur erdhi gjerman agai, ata përsëri i bashkuan armët me ta. Po pse i bashkuan do thuash ti..a di ti? I bashkuan armët me gjermanin te luftonin nazizmin nga brenda dhe ta sabotonin sikurse e sabotuan e jo si bënë partizanët që i dolën armikut me luftë ballë për ballë.

E pe ti se ç’bënë “Ballistet” që 4 copë prej tyre u futën në “Regjencë”?! Po pse kot u futën ata? Nuk e kuptove politikën e tyre, që me armikun duheshin shtatë hile dhe një trimëri, ose mundësisht aspak trimëri ? Në fund të fundit çfarë deshën ballistët, a nuk deshën një Shqipëri demokratike? Ja këtë deshën as më shumë e as më pak; pikërisht këtë që po gëzojmë sot Shqipërinë demokratike. Mirë kjo, por ti dhe mbas çlirimit i ndoqe këmba këmbës e nuk i le të qetë sepse na paskëshin qenë kolaboracionistë me armikun.

Orëzestë ballistë nuk u zuri bytha vend asnjë here, se sa uleshin në një vend për .. ju me gjithë partizanët e tu shkulnin me lufte. Mirë që bëre reformën agrare, po florinjte ç’pate që jua u mblodhe bejlerëve e agallarëve dhe jua u dhe atyre që kishin vetëm kasolle me kashte me dy kecër e një dhi?! Në fund të luftës si për tu vënë gjërave kapak e shpalle Shqipërinë Republikë popullore, apo e bëre këtë që të hidhje popullin në punë? Ne ishim mësuar me mushkonja e ti shkon e than këneta e moçale, bëre bonifikime, hape rrugë ndërtove hekurudha, ngrite hidrocentrale, hape shkolla në të katër anët e vendit, ngrite universitete, filiale, hape Akademinë, mbushe vendin me kinema, teatro, estrada, zhvilloje spartakiada, ngrite dhe forcove shërbimin shëndetësor falas hape miniera fabrika, uzina, ngrite një bujqësi të niveleve bashkëkohore forcove lirinë e pavarësinë me një ushtri ku i gjithë popullin e bëre ushtar e sa e sa te tjera? Në fund te fundit përse i deshe? E kush do na sulmonte? Pa do më thuash mua se me armët tona që ne kishim aq shumë dhe rezervat mund te përballonim armikun për 25 vjet rresht. E cili na qënkish ky armik? Mos vallë lakmitë e vorio – epiriotëve, jugosllavëve apo “pipinove” të Italisë? Ne tani jemi miq me ta.

Ti nuk e di por ne detin na e mbron Italiani që Mujo Ulqinaku i hodhi tre here ne det, ajrin na e mbrojnë qarqet vorio- epiriote, madje në shenjë mirënjohje ne u dhamë grekëve dhe një pjesë deti për ta pasur ballë për ballë ne Himarë paçka se në 92-shin ata na masakruan kufitaret tanë . E jo si ti që sapo na bënte presion Jugosllavi për te futur divizionin në Korçë i ndalove menjëherë, madje preve dhe marr dhëniet me Titon, sapo Hrushovi të kërcënoi për Vlorën, ti u drejtove topat nga Pashalimani dhe i ktheve andej nga erdhën ,pra e shikon që te vajti mundimi dëm?

Të vajti dëm sepse ne tashmë përjetojmë një botë pa armë pa luftra pa ushtarë. Madje po të them një sekret të madh: Ne jo se s’kemi ushtri. Kemi ore që ç’ke me të,” sepse Saliu i hapi depot dhe tani i gjithë populli është ushtar. Nuk ka shqiptar të mos ketë një pushkë në shtëpi(ja u kemi dredhur dhe atyre të NATO-s, duke u thënë që nuk do mbajmë këmbë ushtari se na mbroni ju…ama barutin te thate e kemi dhe stërvitjen nuk e bëjmë më nëpër poligone, por direkt ne fushë betejash reale me njëri tjetrin ne fshat ne qytet madje kemi pat raste dhe jashtë Shqipërie. Kur plasi lufta në Vlorë më 1997, kishim kryekomandant S. Berishën. Ai në një vizitë që bëri atje erdhi me anti plumb për të parë se si i kishim organizuar bandat jo se kish frikë nga populli, por për dreq kishin ardhur dhe italianet me një mision”Alba” dhe atyre u ruhej me shumë. Saliu është atdhetar i vërtetë “tërr” nuk ja bën syri.

Po ju mbush mëndja për të vrarë e nxjerr vet pisqollën e ta jep në lule të ballit. Është trim i çastisur Sala, aq sa ja ka menderosur dhe vet Amerikës, po çe do dhe kur grinden me njëri tjetrin kusuret i vuajmë ne fukarenjtë. Desh harrova te flisja dhe pak për Lil Floririn. E di Enver qe ti i ke rënë kot në qafë Zogut se pse na i mori florinjte? Në fund te fundit mire beri , pse si thua ti t’jua u linte italianëve?!. Zogu ishte malli, po Lilua ynë mori mushkat nga Skrapari dhe i mbushi thasët me flori , ish ai floriri që kishe grumbulluar ti në vite dhe pa kur dolën dhe ca kusarë që e mbanin veten të persekutuar dhe bashke me agallarët e dikurshëm kërkonin florinjte. Po florinj skish më. Bënë, ç’bënë i gënjyen me ca këste parash që i botojnë nëpër gazeta, lere lere si vajti ajo punë. Tashmë nuk ka shqiptar që sdi të vjedhë dmth ose do vjedhim ose do na vjedhin.

Kanë ardhur dhe ndërkombëtaret për shkëmbim eksperience dhe çuditen se si ne, vjedhjen nga profesion e kthyem në art. E shikon Enver e kush mund ta marrte me mënd se Ramua, po po ai Ramua yt që ja hodhi paq ne 73- shin e drodhi kur u betua mbi arkivolin tënd?! Ai tha se do jemi në rrugën e vazhdimësisë. Po ne hajvanët ec e ta kuptonim. Ai i kishte mesazhe te koduara për Evropën, Rusinë dhe Amerikën që do vazhdojmë ta sabotojmë socializmin ndaj jini të qetë dhe e hëngrëm sa krahu, jo vetëm se e hëngrëm po po na del dhe nga goja. Ja kështu është puna. Sot që ti ke përvjetorin e vdekjes, rastësisht takova një ballist andej nga lumi i Vlorës dhe me një libër ku shkruhej”Këngë, marshe dhe himne te Ballit Kombëtar” duke buzëqeshur mu drejtua: Eeeee ore “kuqo”( dmth i kuq komunist) e shikon që koha na dha te drejte ne ballisteve?! Dhe pse ja ktheva se”koha tashmë vërtetë përkohësisht ështe e juaja”, por historia më e lavdishme është e do ngelet e jona . Ai kish hak Enver se na tradhtuan, na tradhtuan, nga që tradhtaret ishin futur deri në udhëheqjen tënde të cilët mbasi ti vdiqe dhe u bindën mirë se kishe vdekut me të vërtetë ja u kaluan dhe u bënë më ballistë se ballistet e Lumo Skëndos.

 

Kontrolloni gjithashtu

BDI dënon vendimet e fundit të Moskës zyrtare për aneksimin e territoreve të Donbasit dhe Luhanskut nga Ukraina

BDI: Qeveria me eksponentë putinistë që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, ka bllokuar marrëveshjet e mëhershme

Bashkimi Demokratik për Integrim, nënvizoi  rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë midis institucioneve të Republikës së …