Ylli Mece

YLLI MEÇE: DHE BOTA RRI E VROJTON KASAPANËN , NË LINDJEN E MESME…

Pakëz histori

———–

Çështja arabe në përgjithësi por dhe ajo çifute në veçanti ka një histori shekullore sa të gjatë aq dhe komplekse dhe rrnjët e këtij populli të lashtë i( ebre) gjejmë qysh në kohët e hershme para epokës së re që ështe karakterizuar herë me luftra e herë me paqe herë me ide për të qëndruar e bashkëjetuar me arabët e Palestinës dhe herë me emigrime masive në të gjithë Evropën, por duke e lenë mënjanë historinë e lashtë për tu kthyer në fillim shekullin e XX, mund të themi se në pragun e çthurjes së sistemit kolonial, Anglia mbasi kish fituar luftën kundër Turqisë dhe i pat marrë asaj Palestinën, mbi bazën e “Lëvizjes sioniste” të shpërndarë në gjithë botën që kishte për qëllim stabilizimin e gjithë izraelite në një shtet të vetëm (e që synimet e tyre i shpallën me anë të kongresit të tyre te Katovicës me 1897 ), pra mbi këtë bazë,Anglia e mendoi që të gjithë ebrenjtë t’i stabilizonte në Palestinë, pikërisht në atë vend ku dhe jetonte një komunitet ebraikësh duke shfrytëzuar situatën dhe me anë të të “Deklaratës Balfour” të vitit 1917 nga ku pjesëmarrsi më aktivë, në realizimin e saj u bë dhe multimilioneri ebraik Rothschild që proklamoi projektoi e finacoi për të venë në zbatim idenë e vet ,të krijimi të një shteti izraelit brenda Palestinës. Ky vendim nuk kish si të mos haste në zemërimin dhe e arabëve të Palestinës, sepse te grumbullimi ndërkombëtar prej të gjithë vendeve të botes i gjithë ebrenjve të shpërndarë e për t’i rivendosur ne Palestinë do të përbënte një rrezik të madh dhe mund të bëhej burim konflikti midis tyre dhe ebrejve. Në Gjermani, ishte përqëndruar një masë e madhe e këtij komuniteti, por që ardhja në fuqi e Hitlerit më 1933 e bëri tepër serioz problemin, ngaqë në platformën naziste u vendos ligji racial, kështu që çifutët duke u ndier tejet të rrezikur, shumica e tyre u larguan prej Gjermanie drejt Palestinës, në USA dhe vendet ku nuk kishte ndikim Gjermania naziste, pjesa tjetër që nuk i pati mundësitë ,ju nënshtrua persekutimit dhe genocidit racor nëpër geto dhe kampet e pëqëndrimit te cilat nuk ishin gjë tjetër veçse thertoret e çfarosjes në masë të popullit ebre e që në termologjinë politiko- shoqërore njihet me termin “holokaust” term ky, që ju nënshtruan 6 milionë çifutë të zhdukur nga 8 milionë që ndodheshin në gjithë Evropën e pushtuar nga nazistët gjermanë. Kështu që idea e grumbullimit i gjithë ebrejve në Izrael në në thelb përbën termin “Sionizëm”( kët emër e merr nga kodra e shënjte e malit të “Sinait” në Jerusalem)
Pas lufte :

————-
Mbarimi i luftës së dytë botërore i gjeti ebrejtë si popull ende nën makthin e tmerrit që patën përjetuar dhe në këto kushte përsëri Anglia dhe Asambleja e Kombeve te Bashkuara e vitit 1947 menduan për të krijuar atje dy shtete, atë Palestinës me 56 % te territorit dhe Izraelin me 44% te territorit por që Izraeli nuk u pajtua me këtë zgjidhje, sikurse dhe as vet arabët sepse popujt arabë shikoninme mosbesim synimet sioniste të Izraelit. Për këtë qëllim arabët për të frenuar zgjerimin territorial të Izraelit u futën në Palestinë veprim ky që do të çonte në konfliktin e parë të armatosur te vitit 1949 që historia e njeh si luftën e parë arab- izraelite të cilën e fituan Izraelitët mbas një katastrofe të madhe që pësuan arabët në Palestine dhe që me këtë rast pavarsisht humbjes që pësuan palestinezët u pa fare qartë dhe u vërtetua mendimi dhe për “frikën e zgjerimit” të Izraelit mbi kurrizin e tyre. Popujt arabë ishin të përçarë si rezultat i sekteve të ndryshme fetare teksa Izraeli jo vetëm se ishte unik por ju hap dhe më tej oreksi mbasi kishte dhe mbështetjen e USA dhe të Evropës , të asaj Evrope e cila vet e kish hartuar rezolucionin për bashkëjetesën në paqe ,teksa rrinte dhe shikonte luftën, që do të ndiqej më vonë në vitin 1952 nga “Kriza e kanalit të Suezit” krizë kjo që do të çonte përsëri në përleshje dhe kacafytje e pasuar kjo më vonë dhe me “Luftën e 6 ditëve” e vitit 1967…e kështu me radhë deri në ditët e sotme.
Lufta e ditëve të sotme dhe qëndrimet ndërkombëtare:


 

Polarizimi i shteteve vasale ndaj superfuqive është bërë dhe një tregues i qartë jo vetëm i aleancave por,nga ana tjetër po vendos në provë dhe vet shtete të tilla që janë në luftë si Ukraina.. ç’qendrim duhet të mbaje ? Të mbajë anën e Izraelit është e njejtë sikur të përkrahë pushtimin rus. Të mbajë anën e Palestines është e njëjtë sikur ti kundërvihet Aleancës së NATO-s që po e mbeshtet. Po Serbia anën e kujt po mban? Mundet që në heshtje të perkrahë Izraelin sepse dhe kjo ka interesat e njeta për tu zgjeruar duke pretenduar se toka e Dardanise shqiptare është tokë e Serbisë, apo dhe rajone të tjera që ajo ka synimet e saj por në mënyrën më hileqare të jetë me Rusinë. Popujt arabë janë dhe ata të përçarë duke kërkuar të futen kush nën ombrellën mbrojtëse të Amerikës e kush të Rusisë, duke harruar se harxhet e kësaj lufte i paguajnë popujt. Mbi të gjitha populli i Izraelit, populli që vuajti aq shumë diskriminimin racial dhe egersinë rraciale nga nazizmi gjerman duhet të ngrejë lart ndërgjegjien e vet kombetare që ato vuajtje çka pësuan vet gjatë luftës se dytë botërore kurrë nuk duhet tja u dhurojnë popujve të tjerë fqinjë madje duhet të ngrihen kundër luftës e të mos bëhen shkatarë të një konflikti me përmasa nderkombëtare qe do të ishte tragjike si për popullin palestinez e izraelit ashtu dhe për popujt e tjerë të rajonit. Nga kjo luftë nuk ka fitimtarë por vetëm të humbur…ata që fitojnë janë Rusia cariste Amerika dhe vet Evropa reaksionare. Popujt e botës janë pranë një lufte të tretë dhe që të ndalohet kjo… kurrë nuk duhet të shikojnë e vrojtojnë kasapanën izraelite mbi Palestinen.

Kontrolloni gjithashtu

REAGIM PUBLIK NGA ROSCAP NDAJ INSTRUMENTALIZIMIT POLITIK TË TEMAVE QË NDËRLIDHEN ME CILËSINË E ARSIMIT DHE MIRËQENIEN E FËMIJËVE

Rrjeti i Organizatave të Shoqërisë Civile për Arsimin Parauniversitar (ROSCAP) shpreh shqetësimin dhe indinjatën më …