Ylli Mece

YLLI MEÇE: DREJTËSIA E JONË DUKE QENË VET “NË VDEKJE KLINIKE” NUK MUND TA DËNOJË “DOKTOR VDEKJEN”

Kemi gati më shumë se tre dekada që arena politiko- ekonomike e shoqërisë shqiptare, apo më saktë paralel me këtë arenë, parakalon dhe kalorësi mesjatar i kullave dhe i skutave më të errta, plaku gungaç i cili për t’i treguar opinionit publik se dikur ka qenë një komunist, ka filluar të çaloje majtas. De fakto, shoqria shqiptare keto tre dekada dhe pse mendohet gjasme se jemi në “demokraci” është perballur me një nga mostrat më të urryera aq shumë saqë gjithë tradhetaret, batakçinjte, kusarët profesioniste e amatore, diversante e të infiltruar madje dhe vet “Xhuda i cili kryqëzoi krishtin” do habitej se si është e mundur që nje vend kaq i vogel, me nje popullsi po kaq të vogël të nxjerrë një mostër të tillë kalibri kaq të madh saqë do ta kishin zili të gjithë ?!

E vërteta është se fenomeni “Berishë” nuk duhet parë te individi apo dhe karakteri i tij i formuar prej një shpirti..që vetëm shpirt nuk ka patur. Nëse do gjykonim Berishën, pa sistemin që përfaqëson do të ishte nje gabim i madh e trashanik. Po pse ?! Kjo, për faktin se personazhet politike qofshin ata me kahije pozitive apo dhe negative, ne fakt janë përfaqsues te interesave të shtresave të caktuara të një shoqerie per nje popull të caktuar ne nje periudhe historike të caktuar. Hipokrizia e ketij personazhi nga më të urryerit është vet hipokrizia e sistemit, i cili dhe pse i ambalazhuar me letrat shume ngjyreshe dhe dritat vezulluese te ” demokracise” , “shtetit te se drejtes” etj etj u kanë shërbyer dhe i sherbejne çdo klase sunduese që të ngrejë lumturinë e vet mbi fatkeqësite e popullit. Po a ka qenë dhe a ësht hipokrit gungaçi Berishë i cili çalon majtas, duke devijuar nga vija dhe marrë rrugën e shejtanit ?! Pa as më të voglën mëdyshje , ai ka qenë është e deri në gërrhamat e fundit, do të ngelet njeriu tipik më hipokrit i gjithe sistemeve.

 

Po se ? Përgjigjia eshte e thjeshte : Sepse nëse me të vërtetë atij nuk do i pëlqente socializmi dhe PKSH-ja, pse do të bënte kerkese te futej në radhet e Prtise së Punes? Dy janë mundësite : Ose e kish porositur “UDB”-ja me qëllim larghedhës, ose ai vet e kerkonte këtë nga ku me anë të të qenurit në parti të kish mundësi karirere. Ahhh qe vdes mavrimadhi Sali per pak pushtet madje dhe jo dosido por per te qenë kurdohere i pari dhe në krye ! Te të qenurit agjent me pseudonimin “Pencilina”, për të cilën është akuzuar shumë herë nga njerëz që e kanë patur mundësinë të shfletojnë të kaluarën e tij, ai këto as nuk i ka mohuar por dhe as i ka pohuar. Fakti që në momentet më kulmore kur shtrohej çështja kombetare ( dhe pse ai ulerin me shume se kushdo për kombin), ai është shfaqur si nje anti shqiptar i terbuar. Ish pikërisht kjo moster kur bashkë me Arkanin kukurisnin se si te mund ta shpetonin ish Jugosllavine per te mbajtur Kosoven dhe me anë te te firmes “Shqiponja” ata tregetonin arme e nafte për të venë në levizja makinerine e shovinisteve serbe. Ish po ky njeri i cili informonte Evropen se levizja çlirimtare e Kosoves udhehiqej nga idete e Enver Hoxhes (A kish mbeshtetje me te madhe per Serbine me kete deklarate te tij ?) Ky njeri i paisur me vetitë dhe cilsitë më të këqia në karakte, r ka arritur në një shkallë kaq superiore ne rrugën e vet kriminale saqë për interesa te veta dhe familjes së tij është përsëri i gatshëm që me pishtar në dorë i hipur mbi tanke e autoblinda te marshoje mbi trupat e shqiptareve. Mos vallë po e hiperbolizoj problemin ?! Jo aspak sepse e gjithë historia e ketij njeriu të zi, madje me të zi se vet e zeza flet veç për vjedhje vrasje rrembime korrupsione e deri ne perpjekje për luftë civile. Viti 1997 mba si arkitek firmën e tij dhe po keshtu me dhjetra e dhjetra dokumente jane ende te pa djegura ku ai jep urdhera per armatosje..jo kunder atyre qe na kercënojne lirinë, por kunder popullit te vet dhe sikur të mos mjaftonte kjo dhe kur e rrëzuan nga pushteti ai perseri u ringrit duke rithemeluar veten dhe për të marrë pushtetin inskenoi dhe vrasje brenda llojit të vet sikurse qe ajo e Hajdarit, apo vrasjen e Trebickes per te shpetuar Zenin.

 

Kjo moster i cili u fut në gjak me gjithë Shqipërinë nuk do të ndalej as ne qytetin e tij ku do të vriste dhe çfaroste gati nje fis të tërë, sikurse edhe sot ai ngelet i akuzuar por dhe në gjak me “Haklajt”( meqënë se ai shpesh i referohet dhe kanunit) Njeriu i cili me firmen e tij miratoi vjedhjen e gjithe shqiptarve nga shteti, do kodifikonte keshtu me ligj gjithe rrugen e ecurise kapitaliste te shoqerise shqiptare. Pra personi në fjalë ose “Sali Baba me 40 hajdute” eshte treguesi më sintetik i nje shoqerie krejtesisht te kurruptuar dhe pa moral dhe kete dukuri , ai dhe gjithe lukunia si ai, ja faturojnë padrejtesisht socializmit dhe komunizmit dhe për ta bërë sa më të urryer në popull ne vitet e para të sabotimit dhe rënies se socializmit me një egërsi hitleriane u hodhën ne sulm per të çkulur nga themelet gjithe arritjet duke mohuar madje dhe gjakun e deshmoreve e duke u dale ne krah gjithë llumit tradhetar si për të thënë se i tillë ish dhe ai vet .

 

Nen parullen makabre ” komunistet ne litar pensionistet ne hanxhar”, parullë kjo që do habiste dhe vet Evropen madje dhe Ameriken ai do të niste gjuetinë e shtrigave duke u bazuar de “makartizmi” i Amerikes . Kjo moster i cili për me shume se tre dekada ju eshte ngjitur shqiptarve …. ” si balta mbas kepuce” ende merr kurajon për të dalë përsri në krye te skenës politike. Po pse i ben Saliu këto ? Përse ai disa ditë më parë ashtu si Papa i Romës organizoi “konklaven e rithemelimit”. Mos vallë me të vërtetë ka shqiptar që ta besoje se atij i digjet barku për Shqipërine ?! Jo..jo miq të nderuar! Saliu me të vërtetë eshte nje nga armiqte me te medhenj te atdheut te vet (Jo qe ku ka atdhe kjo moster) por dhe nuk eshte aq budalla sa te jep pershtypjen në pamjen e parë. Ai di ti beje mire llogarite e sidomos tani qe kerkon me çdo kusht te mbroje interesat e tij dhe familjes se tij. Ne rrugen e mundimeshme të riabilitimit ai nuk nguroi te hedhe ne frontin e betejes dhe Argiten e cila del ëe skenë me porosi të babait te saj,që dikur na poat ofruar slloganin “Shqiperia 1 Eu”, e që jepte e merrte me nje indo-aziatik për të fituar miliona nga qe babai i saj , aso kohe k/minister, do ndikonte ne realizmin e projekteve..por si duket ju prishen pazaret. E tillë ka qene dhe mbetet e tere kjo familje “gjakpires shqiptaresh”.

 

I tille ish dhe Zeni i cili ne b/ punim me Mediun e me firme te “Sali Babes” do hidhnin në erë Gerdecin sebashku me 26 viktima .Elidoni i vogel 7 vjeçar dha jeten ne Gerdec teksa kjo moster ngre dolli me gjakun e tij , teksa Medi efendiu, tere dengla me duar ne xhepa sikur te mos kete ndodhur asgje e konsideron gjithë këtë tragjedi si shkelje te rregullave te sigurimit teknik.. dhe SPAK-u deomos që i beson e flenë mbi dosjet hetimore. Veçse shqiptaret duhet ta kuptojne se i gjithe burimi i fatkeqesive nuk eshte nje individ si kalbësira berishë por i gjithe sistemi me çdo lloj kaste të Partive që vijnë në pushtet. Mos vallë Rama qe akuzohet nga Sala dhe llumi tjetër është i pater ? Jo aspak. Plakushi gungaç i cili çalon majtes ka te drejte në ket pike, sepse Tahiri, Ahmetaj , Beqja,Kafica pa folur ketu per zv/ministra sekretare, antare kabinetesh e funksionare te larte jane teresisht te zhyer e zhytur ne korrupsin. Dhe Ramë karagjozi në vend tja u jap drejtsise keta vampire, akuzon qefliun dhe qeflloven Gici e Kaçi “per pune aktivi e pasivi”. Sales do t’i mjaftonte vetem nje sinjal qofte nga SPAK apo dhe nga Rama se ne nuk e kemi seriozisht, falsim kështu gjasme se “do ta hash te sat’ëme” , por mos u tremb se ste bejme gje ! Pra kaq e vetem kaq do i mjaftonte Salës për të kapur sms dhe kuptuar gjithëçka. Kjo është politika kurvë mbi kurvat .

 

Por ai nuk beson nuk beson sepse eshte vet besprerë dhe “rithemelimin” ai e perdori per t’u tatuar pulsin dhe per ti trembur si Ramen ashtu dhe gjithe drejtesine shqiptare e cila rri me shami mbyllur syte dhe me peshore..qe anon nga krimi i gjithe pushteteve. Me kët rast ai ve dhe në provë opinionin e brendshem dhe atë të jashtëm e sidomos Ameriken. Ai levizjet i bën të studjuara dhe nuk ka frike sepse e di qe e gjithe politika te ne eshte e inkriminuar. Ja pse dhe krimi i organizuar ordiner eshte ne harmoni me krimin ne pushtet, ja pse Mafia ne politike eshte ne harmoni me mafien jashte politike… e cila është ajo qe ndikon ne gjithe politiken. Ja pse vrasesi i shqiptarve ose “Doktor vdekja” nuk ka frike nga drejtesia madje perkundrazi… Drejtesia duhet te kete frike nga Saliu. Dhe drejtesia me kandar dore me sy mbyllur thote : Une sdi gje nuk kam pare gje dhe në këto kushte si mund te denoj nje te pafajshëm ?! Kështu që drejtësia e jonë duke qenë dhe vet në vdekje klinike… nuk e ka mundësinë ta denoje dot “doktor vdekjen”

Kontrolloni gjithashtu

Dilaver Goxhaj: RKL dhe Kosovapress ishin dhe mbeten Ylli Polar për Luftën Çlirimtare në Kosovë

Dilaver Goxhaj: PËRFUNDIME TË DALA PREJ ANALIZAVE KRITIKE NDAJ LIBRIT “Dosja Amerikane për Shqipërinë Koministe”, me autorë  Bejtullah Destani dhe Visar Zhiti

Bazuar në faktet dhe analizën e luftës 10-vjeçare,  Dhjetor 1944- Dhjetor 1953, midis Forcave të …