Ylli Mece

YLLI MEÇE: E Ç’NA DUHET LUFTA KLASORE, KUR PIKERISHT PREJ SAJ VUAJTEM KAQ SHUMË?

(Një letër mikut tim, por dhe për të tjerë kur shtrojnë pyetje të tilla)
Ju më shkruanit me një mllef të madh për “luftën e klasave” duke marrë si shembull zhvillimin që kishte marrë ajo në kohën e socializmit dhe e cilësonit atë si një nga gabimet më të mëdha të sistemit. Përpara se tju jap mendimin tim për këtë çështje dua të theksoj se në rendin socialist e sidomos kur u sigurua sundimi I bazës materiale te tij, socializmi nuk u bë arenë e luftës klasore, sepse ish klasave sunduese ju hoqën mjetet e prodhimit si instrument dhe faktor vendimtar qe siguronin sundimin ekonomik te tyre. Pra me sa vërehet klasat na qenkan grupime te mëdha shtresash e njerëzish e qe dallohen nga njëra tjetra pikërisht nga raporti qe kanë ato mbi mjetet e punës e të prodhimit dhe me mënyrën e shpërndarjes së të ardhurave dhe të fitimit që del nga puna e këtyre mjeteve. Ne vërtete kishte pronë socialiste dhe mjetet e prodhimit i kishte shteti, por të mos harrojmë se klasa që i humbi këto mjete nuk mund të pajtohej me gjendjen e re që ata të ishin të barabarte me ish punëtorët, zejtaret apo dhe bujqit e tyre , kështu që për rrjedhoje ata filluan rezistencën e tyre duke dashur ta sabotojnë barazinë.

Pse ju mos vallë e mendoni se rastësi të na ish që shumica e “Ballit Kombëtar”e sidomos paria e tyre bejlerë e agallarë ju kundërvunë programit të PKSH-se?! Jo kjo nuk ishte rastësi sepse baza ekonomike por dhe ajo shoqërorë e radhiste shtresën përbërëse te “Ballit” në ish klasën sunduese, pavarësisht se hiqeshin atdhetarë të mëdhenj. Të njëjtën gjë mund të themi dhe për “Legalistët” zogistë që më të shumtit ishin bajraktarë dhe kishin shtrirë tërësisht sundimin e tyre në trevat tona të veriut, sikurse ta theksoj se ishin pikërisht po këta që organizuan shoqata të ndryshme politike në emigracion. Këto njihen fare mire sepse diversantët shqiptare përgatiteshin për të përmbysur pushtetin e popullit me anë të armëve dhe zbarkimeve. Kampe te tilla si në Follorinë, në Lecce ne Munih e gjetkë shërbyen si baza nga ku grupime e tyre na dërgoheshin nga toka, ajri dhe deti. Po pse cili ishte qëllimi mos vallë thjeshte përmbysja e pushtetit? Sigurisht që po, sepse ky pushtet tashme ja u hoqi të drejtën e sundimit ekonomik. Pra nuk do kish më kapedanë e agallarë apo dhe borgjezë të cilët në Tiranë shëtisnin me barsolina italiani dhe mbanin nate e dite ne goje emrin e Mussolinit e të Hitlerit. Bukur deri këtu, sepse ju tani mund te me thoni se në vitin 1967 u asgjësua dhe banda e fundit e diversantëve, kështu që skish më arsye dhe se perse duhej të zhvillohej lufta klasore ?

Përsëri e kini gabim, sepse edhe kur triumfon socializmi, atij i paraqiten situata të komplikuara të jashtme, kjo jo vetëm nga rreziku i një intervecioni të mundshëm nga jashtë, por dhe një bllokadë e egër e shumëfishtë dhe nga një presion i madh politik e ideologjik në të gjitha fushat e jetës si psh në ekonomi, ideologji, art, kulturë ushtri e deri te vet Partia, presion ky që bën të mundur luhatjen e njerëzve te veçantë jo vetëm në radhët e popullit por dhe deri në drejtues në radhët e P. Komuniste dhe aparatet e pushtetit te popullit, pa folur këtu që dhe klasa e përmbysur apo dhe pinjollët e tyre kurrë smund të pajtoheshin me humbjen e privilegjeve që dikur jua u kish ligjëruar sistemi i përmbysur. Dikur për veprimtari sabotimi u dënuan disa anëtarë të familjes Protoduari të cilët kishin organizuar, planizuar dhe hedhjen në erë të kombinatit të tekstileve ne Berat.

Pra, a e vreni se ajo klase e privilegjuar e borgjezisë shqiptare deri në gërrhamat e fundit nuk do të hiqte dore?! Kjo është disi ne pranueshme dhe logjike sepse ajo klase që u përmbys shpresonte dhe ëndërronte nate e dite madje dhe vajtonte duke çjerrë faqet për gjëmën që pësoi. Shtrohet pyetja po si, si është e mundur qe disa njerëz madje dhe nga ata qe dikur morën pjesë me armë në dore kundër nazi- fashizmit të kalojnë në anën tjetër të barrikadës?! Pikërisht, armiku më i rrezikshëm kur në fuqi është populli, është degjenerimi i njerëzve të veçantë të cilët dhe pse përdornin parulla komuniste në emër të popullit, ata u burokratizuan, liberalizuan , teknokratizuan dhe filluan te mendojnë për një jete të vetën më të mirë, për të kapur vende e karrige drejtimi duke ju shkëputur interesave te popullit dhe kjo nuk ndodh me armikun përballë, por me njerëzit tanë të cilët përdornin parullat revolucionare duke ju larguar gradualisht revolucionit popullor. Miku im , a nuk e dëshmoi këtë gjë degjenerimi i disa aparatçikëve te Partisë dhe pushtetit të popullit ? Pra oportunizmi i tyre, duke qene revolucionare me fjale e reaksionare ne veprime e radhitën këtë kastë të degjeneruar në një aleat te borgjezisë evropiane madje tejet të rrezikshme sepse populli i besonte si revolucionare te mëdhenj qe nate e dite mendonin për fatet e tij e të atdheut, pikërisht kjo ishte lufta më e vështirë se sa ajo që kishim kur armiku ndodhej ballë për ballë. Juve besoj se ju kujtohet deklarata e Tony Blerit ku ai theksonte se me të gjitha mjetet që ne përdorëm kundër Shqipërisë për ta përmbysur pushtetin e E. Hoxhës, ne dështuam plotësisht dhe sintezë më e pastër e kësaj deklarate është dështimi i bandës terroriste te e Xh. Mustafes ( shtator 1992) ne koordinim me nje pjese puçiste te ish udhëheqjes së PPSH-se.

Po kështu në një fjalim të vet Allen Dallesi i Amerikës, në vitin 1946( “ ja si duhet ta luftojmë dhe sabotojmë komunizmin”) shpalos platformën strategjike te USA-s, se si duhet te punojnë për të sabotuar fitoret e socializmit ne gjithë Evropën Lindore nga ku ai propozon që tehun kryesor ta drejtojnë te lufta ideologjike kundër socializmit për ta përmbysur atë. E gjithë kjo, tregon se lufta klasore për ata qe kane pushtetin dhe duan ta mbajnë atë, apo dhe ata që ishin përmbysur dhe kërkonin me çdo kusht pushtetin e tyre tregon faktin e pa kundërshtueshëm se lufta e klasave është e ngelet një ligj objektiv( i dukshëm) në shoqërinë me klasa. Juve besoj ju kujtohet zëri i hollë prej vejushe i R. Alisë i cili përbetohej përpara arkivolit të Enverit për rrugën e vazhdimësisë. Po kështu një sërë ish kuadrosh aparatçikë të vënë në rresht që nga : Ruci, Dokle, Nano , Kadare, Agolli, Berisha , Gjinushi, e kushedi sa i gjatë mund të ish karvani derdhnin lot krokodili dhe a nuk ishin po këta qe realizuan përmbysjen e pushtetit?

Po pse ra pushteti i popullit vetëm mos vallë nga këta 10 – 15 apo ja dhe 50 te degjeneruar ideologjikisht ? Jo , pushteti nuk ra nga vetëm nga këta, por kjo bandë e kish përgatitur me kohe kushtet e kunder-revolucionit në Shqipëri nëpërmjet agjenturave te huaja ( te paktën R. Alia e S. Berisha janë akuzuar direkt si agjente në shërbim te UDB-se jugosllave), ata e patën sabotuar ekonominë e vendit deri ne atë pike sa qe njerz jo me shume nivel fajin ja hidhnin socializmit dhe jo tradhëtarve te socializmit .Por dhe e gjithë kjo or mik i dashur për sa kam shkruar me sipër është dhe ka qenë një luftë klasore me qëllim që në Shqipëri të instalohej shfrytëzimi kapitalist , shfrytëzim ky i cili “sheqerosej” me shtetin e te drejtës, me ekonominë e tregut, me demokracinë në prodhim dhe shanset e barabarta, e lloj – lloj teori mikluese, por që në thelb e kaluan pushtetin nga duart e popullit ne duart e një borgjezie te re, e cila vinte jo nga ish klasa që përmbysëm dhe as nga komunistet e vërtete, por nga llumi i tyre, pra, nga pjesa me e degjeneruar e PPSH-se. Me kujtohet si sot,.. një poet i cili gati duke qare deklaronte “me fal Enver qe zemrën nuk ta dhashë e ta nxirrja nga kraharori im, teksa ky për çudi u ngrit 6 vjet më vonë dhe hodhi gjithë atë balte mbi “ diktatorin Enver Hoxha”.

Sigurisht ta mallkonte një ish krye ballist i Gjormit apo i Dukatit, andej nga ana ime, fundja do përligjej mllefi i tij…po pikërisht kundra tij u ngrit ajo shtresë servile dhe qe ajo që e anatemoi e para. Po mirë a mundej në të vërtetë të mos kishim lufte klasore ? Jo kurrë se si jo ! Kjo ndodh për faktin se edhe tashmë që marr dhëniet ne prodhim kane ndryshuar , përsëri jemi ne lufte klasore. I shtypuri kundër shtypësit, i varfëri kundër te pasurit punëtori kundër kapitalistit. Ju do më thoni, po pse si është e mundur një gjë e tillë?! Kjo ndodh për faktin se tashme mjetet e prodhimit dhe marr dhëniet ekonomike janë marr dhënie te pronësisë së individit dhe shtresës qe ai përfaqëson . Janë marr dhënie të pa barazisë shoqërore. Kjo do të thotë se borgjezi apo kapitalisti shqiptar duke pasur ne dorë dhe duke qenë pronar i mjeteve te punës dhe prodhimit nuk e shpërblen punëtorin me vlerën e vërtete te krahut të punës por i jep minimumin e mundshëm, kështu që këta individë e pasanike te bashkuar dhe shtresat e tjera që i shërbejnë atyre kanë formuar kastën e re te borgjezisë shqiptare, teksa nga ana tjetër të gjithë punëtoret apo dhe prodhuesit e vegjël te cilet rrinë tërë kohen nën acarin e dimrit apo piken e vapës për te shitur prodhimin e tyre kane formuar klasën e tyre, klasë kjo ,qe shtypet e shtypet vazhdimisht dhe qe janë ne lufte te përhershme me njeri tjetrin. Po a vjedh borgjezia e re shqiptare?! Mjafton te kujtojme Meten, Berishen, Nanon , Kokën, Ahmetaj, Zaganjorin, Sollakun Fullanin, Beqajn e sa e sa mijera e mijëra te tjerë. Te pyes ty miku im..pse një qe s’ka te paguaj korrentin apo ujin, apo një fukara qe bën një lidhje korrenti te jashtë ligjshme se s’ka te paguaj e futin menjëherë ne burg, teksa Saliun qe vrau preu vodhi e çfarë nuk ka bere nuk e futin brenda por e lejojnë të na mbaje madje dhe konferenca ?!

Sepse Saliu u duhet… sepse “Sali” është i gjithë sistemi gjakpirës në formën e një piramide qe e mban nën shpatulla populli ynë skllav. Ja pse klasa punëtore dhe shtresat e tjera rreth saj janë në luftë me klasën e re te borgjezisë shqiptare. Diku ju me shkruanit se… si shpjegohet një lloj “ vllazërimi” i kapitalistit shqiptar me punëtorin? Kjo ndodh per faktin se e gjithë punëtoria shqiptare për tu mbajtur e përçarë është parcelizuar ne parti të ndryshme dhe shpesh bien viktima të propagandës se tyre, propagandë kjo që ka për qëllim thjeshte ndërrimin e pushtetit nga një borgjez socialist, ne një social demokrat , nga nje social -demokrat te nje poro demokrat dhe nga nje demokrat te nje socialist të integruar qe lëviz sipas interesit. Ju kujtohet viti 1997-te? A di ti miku im u vra ndonjë nga fëmijët e vipave borgjeze shqiptare ? Asnjë !… Ke pare ti miku im ndonjë “Vip” te dale ne demostratë për sekuestrimin e pasurisë se maskarenjve apo dhe rritjen e pagave te punëtoreve ?! Asnjë ! Ke pare ti miku im te arrestojnë ndonjë jurist se nxori nje iks kriminel nga burgu ?! Asnjë ! Burgjet janë për ne dhe jo për ata. Shkurt ndarja “Ata” në një krah dhe “ ne “ në krahun tjetër, duam apo nuk duam na pozicionojnë në barrikada të ndryshme klasore dhe përballë njëri tjetrit. Ja pse jemi e do ngelemi përherë ne lufte klasore për deri sa te ketë shtypje e shfrytëzim barbar te njeriut nga njeriu !

Kontrolloni gjithashtu

Shpresa Bajraktari: Krenari – 80 vjetori i çlirimit të Tiranës !

Krenari – 80-vjetori i Çlirimit të Tiranës! 17 nëntori 1944 është Dita e Çlirimit të …