Nuk ka si të shpjegohet ndryshe qëndrimi i Evropës sepse ajo aspak nuk e ke ndryshuar natyrën e vet në dëm të popujve e sidomos të popullit shqiptar. Do të mbahen mënd padrejtësitë e saj shekullore ndaj vendit tonë, sidomos me Konferencën e Londrës me 1913 ku vendi ynë u bë preh e ndarjes në racione, për të kënaqur oreksin e grykësive të fqinjëve. Evropa “ moderne” nuk është gjë tjetër veçse po ajo e ideve të vjetra ndaj çështjes së popujve në përgjithësi dhe asaj shqiptare në veçanti.
Ajo që më bën ta urrej me gjithë forcën e shpirtit tim si qytetar shqiptar është fakti se egërsia e saj shfaqet në mënyrë po aq të rafinuar dhe helmi i saj i mbështjellë nën ndriçimin vezullues të një karte karameleje, është po aq i dëmshëm dhe vdekje prurës si qëmoti. Nuk ka si të shpjegohet ndryshe teksa për idiotësitë e saj nuk ende nuk po gjendet njësi matëse. Habia më e madhe është dhe qëndron te fakti se për çështjen tonë kombëtare më shumë merren të huajt e sidomos Bashkimi i zuskave evropiane se sa vet shqiptarët. Të mos e dijë kjo Evropë se padrejtësitë e saj që i vuajmë ne sot, kanë qenë pikërisht ato dhe të vendeve të tjera ballkanike që e kanë kthyer këtë vend në një “ fuçi baroti” ?
Evropa qysh me kohë e sidomos me shpërbërjen e ish Jugosllavisë nuk ishte “d’accord” që shqiptarët e Kosovës të ngriheshin në luftë për liri dhe pavarësi , sepse ajo i urren luftrat çlirimtare, sepse ajo i do popujt të copëtuar dhe të nënshtruar, prandaj dhe në Konferencën e Rambujesë vendimet e saj ishin në dëm të shqiptarëve. Kjo vërtetohet me fjalët e Dick Martit i cili, heroit tonë të rezistencës Adem Demaçi i thoshte se njësitet tona të UÇK-se ishin terroristë, teksa baca i urtë dhe atdhetar i drejtohej: Jo janë çlirimtarë ! Po pse Diku i Evropës këmbëngulte se lufta jonë çlirimtare e popullit martir të Kosovës ishte luftë terroriste? ! Sepse ai dhe gjithë kançelaritë e Evropës nuk janë të interesuara për zgjidhjen drejt të këtij problemi.
Por mos zgjidhja drejt e një çështje të madhe kombëtare në mos sot, nesër shpërthen me siguri. Evropa e kabareve rozë që kërkon te prostituoje lirinë e popujve, është e ka për të mbetur e tillë. Dhe nëse në një moment ajo bashkë me Amerikën “na përkrahen” gjatë luftës ne Kosove këtë gjë e bënë për të dobësuar influencën ruse në Ballkan, por dhe për ta përkëdhelur Serbinë. Në kushte të tilla ajo bënte sikur na përkrahte sepse nuk ka si shpjegohet ndryshe që pjesën më të madhe të shtabit madhor të UÇK-së i ka thirrur në Hagë si të akuzuar për “krime lufte” dhe deri në insinuata të tilla se ky shtab na paska patur dijeni dhe për një godinë tepër sekrete ku , sipas tyre na bëheshin krime monstruoze në heqjen dhe trafikimin e organeve.
Jo Evropë jo ! Ti kurrë s’mund ta njollosësh këtë epope të lavdishme të popullit shqiptar të Dardanisë kosovare. Ti ja arrite qëllimit tënd duke marrë rolin e “ fitimtarit” dhe në të pastajmen e mbas çlirimit na erdhe si “paqeruajtëse”. Po pse moj Evropa plakë nëse ty të dhimbsej kaq shumë çështja e jonë pse nuk i vendose trupa e tua në tokën e agresorëve të cilët dihen se ata kanë qenë janë dhe sa të kenë mbi shpinë shovinizmin, ngelen armiqtë e fqinjëve e sidomos të shqiptarëve ? Dhe që je po kaq e poshtër dhe armike e shqiptarëve vendose që populli ynë të mos jetë i bashkuar. Po pse e bëre ti këtë? E bëre sepse ke frikë nga flaka e kryengritjeve popullore por dhe e mbajte dhe akoma e mban si “ as nën mëngë” për të kënaqur me pazaret e tua nesër – pasnesër orekset pansllave.
Kjo është e dukshme si drita e diellit sepse kaq e poshtër u tregove me ne shqiptarët, saqë për tu mohuar identitetin kombëtar dardanëve shqiptarë u fale një rreckë blu me gjashte yje duke thene : Gezohuni tani se ju bëra shtet të pavarur ! Shtet i pavarur i ndarë më dysh me nje gjuhe me nje toke e me një flamur ?! Këto janë e kanë për të ngelur marrëzitë e tua, ashtu sikurse tash mbas gati 15 vitesh ke çuan në Hagën e felliqur çlirimtarët e shtabit të përgjithshëm. Ju sigurisht që e dini mirë dhe e kini njohur kodin moral të UÇK-së, rregullat dhe rregulloret, betimin dhe idealin e saj dhe arrini deri në atë pikë sa të vendosni në të njëjtën peshore Milosheviçin, me trimat tane që i dhanë nder e lavdi kombit.
Kështu si veproni ju e gjithë Haga me bandën e saj dhe jurinë e gjykatës jini bashkëpuntore e padiskutueshme te Serbisë shoviniste. Si mundet të akuzoni ketë shtab për krime lufte , kur ne na janë vrarë me qindra e qindra luftëtarë në betejat për çlirim? Ju gangesterë të Hagës nuk e dini që dhe robërit ushtarë serbë që kapeshin ndërroheshin prej të dy anëve nga kryqi i kuq ndërkombëtar?! Nëse ndonjë spiun në shërbim të okupatorit ndëshkohej me plumb, me vendim të posaçëm të gjyqit të UÇK-se, si thoni ju nuk duhej ndëshkuar? Por lufta është luftë dhe shkurt nuk ka kohë për të pritur sikurse presin bythët tuaja të ulen në poltronet me sfungjer, që do të thotë se nuk ka kohë për gjyqe speciale dhe pritshmëri te pafundme e me avokatër që shikojnë nga portofolet.
Nëse ju i thërrisni ata në Hagë që pse e shkelën betimin ushtarak dhe nuk u bashkuan me Shqipërinë, nëse i thërrisni që përse mbas çlirimit rendën për poste dhe ofiqeve, nëse i thërrisni që përse harruan shpejt gjakun e të rënëve dhe sot luftëtarët e UCK-se janë shtresa më e nëpërkëmbur, atëherë kini te drejte atëherë per keto mund ti denoni, por jo për ato akuza që mbas tyre de fakto qëndron Serbia .
Por jo ! Kuptohet lehte, ju kini qenë dhe jini kundër luftës tonë çlirimtare, se po të ishit me këtë luftë nuk do të kishte asnjë vend në Evropë të mos e njihte Kosovën, por ju heshtni për këto vende dhe kurrë nuk jini përpjekur që Kosova të njihet prej tyre dhe kjo nuk është rastësi, sepse janë po ato vende që kanë probleme të pazgjidhura të çështjes së tyre nacionale. Dhe ti ngaqë ke frike u trembesh këtyre gjërave. Nga ju nuk mund të presim asgjë të mirë, nëse vet shqiptarët nuk zgjohen e të marrin në dorë fatet e tyre sidomos për Bashkimin Kombëtar ! Një Shqipëri te fortë e të bashkuar ju nuk e doni. Por ajo si me ju ashtu dhe pa ju një ditë do të bëhet.