Në prag të Ditës së Flamurit, Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave bëhet institucioni i parë i Shqipërisë me prani fizike në Kosovë

Ylli Meçe: EVROPË!- UNË E KAM FLAMURIN !

I shtrëngova duart  grusht

Dhëmbët theva  prej  inatit

Se  jam bir  i  kësaj  toke

Kosovar që s’pret  prej  fatit

…….

Nëse unë e kam flamurin

Pse në shtizë vure një tjetër?

Do t’më thuash  se lirinë

Ti  ma fale  “zuskë e vjetër” ?!!

……

Unë nder shekuj vrullshëm renda

Për Atdhe…e  për flamur

Bota hiq..se nuk  e dashka..

Ata hiq…. e ne prapë vur  !

………

Ky flamur më duket ndryshe

Nuk më duhet jo për besë  !

Se pa drite …çdo lule vyshket

Pa një zemër…çdo komb vdes  !

………

Si  se njohe kurrë shqiptarin.. ?

Moj  Evropë …që rri mbi  letër !

Ne Lirinë edhe Flamurin…

Nuk e ndrrojmë me asgjë tjetër  !

……..

Nëse fale një flamur

Dhe e morën  pa e  parë

Sytë  vallë ku i  kishin.?

Se me gjak ky s’eshte i larë !

………..

Ah moj kohë e padrejtësive

Si me vjen  kështu  maskuar

Pse ma ndan më dysh flamurin

E pse më bën të  rrebeluar ?

……..

A e di  ti moj  Evropë

Se flamurin kam Atdhe?

Nëse ti ma heq shqiponjën

Kot që rrojmë, përmbi  dhe !

——-

Po të them: Mos më godit !

Mos godit mbi  gjak të rënë

Padrejtësive shekullore

Pse u shton nji më të rendë ?

—–

Kët ” dhuratë ” unë nuk ta dua

Është turp turp për  besë

Unë e kam në shpirtin tim

Dhe në zemër do të mbesë !

……..

Ndaj dhe zemra me rreh fort

Gjakun që kalon në  rremba

Nuk ma ndal dot as me plumb

Nuk ma lidh as tel me gjemba !

……….

Ne shqiptarët që  prej motit.

Pak i pamë lulet e fushës

S’na la tymi i  barotit

Nuk na lanë erërat e luftës…..!

Kontrolloni gjithashtu

Hapet pika shkollore në Rorschach të Zvicrës!

Hapet pika shkollore në Rorschach të Zvicrës!

Shkollave shqipe në Zvicër në kuadër të Lidhjes së Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë “Naim Frashëri” …