Ylli Mece

YLLI MEÇE: FEJA E KA FRIKË SHKENCËN…. TEKSA SHKENCA NUK DO TË DIJË ASPAK PËR FENË

FEJA E KA FRIKË SHKENCËN…. TEKSA SHKENCA NUK DO TË DIJË ASPAK PËR FENË Nuk kam ndërmend te polemizoj dhe aq me shume te merrem me bindet personale te individëve te veçantë qofshin ato dhe me reaksionaret, por kur intelektuale te tillë si Kopy Kyçyku, boton materiale të tilla që te habisin duke i bërë publike dhe shpërndare ne rrjetin mediatik dhe për me tepër kur ato i kundërvihen në mënyrë të rafinuar dialektikes se zhvillimit dhe vet shkencës , me deomos duhet hedhur dritë dhe duhet të shkruhet. Ai dhe pse shkruan se feja dhe shkenca nuk e kundërshtojnë e nuk i kundervihen njëra tjetrës, i bën një bën çështjes madje bie ne një empirizëm foshnjarak të çuditshë duke dashur të bashkojë dy gjera diametralisht të kundërta me njëra tjetrën pra as me shume e as me pak sipas Kopit rezulton se Feja nuk e kundërshton shkencën..por dhe shkenca nuk e kundershton fenë dhe si për a parapërgatitur opinionin anatemon “komunizmin” e pa fe ( si puna e ballisteve te cilët kështu i cilësonin partizanet e malit) shkruan si më poshtë: “Fatkeqësisht ka mbetur nga periudha komuniste, si një rregull i ngurtë, ideja sipas së cilës po të jesh shkencëtar, pranues i shkencës, i zbulimeve dhe i arritjeve të saj në përgjithësi, nuk mund të besosh çfarë thonë Bibla dhe Kurani. Nën diktaturë .

 

Fjala e Zotit ishte e përjashtuar nga shkollat, nga institucionet shtetërore, nga krejt shoqëria. Në zbatim të direktivës ateiste të Karl Marksit „Feja është opium për popullin”, eliminimi fizik, pra prishja më 1967 në Shqipëri e kishave, xhamive dhe teqeve, e këtyre „farmacive” me „ilaçe” për kurimin e shërimin e shpirtit, synonte, ndër të tjera, fuqizimin e regjimit politik, sepse, duke mos ditur çfarë ishin institucionet fetare, brezat e rinj do të besonin që Perëndi në Qiell e në Tokë ishte Partia..” C’farë te vërtete ka në kete thënie e çfarë jo ? E vërteta është se institucionet fetare me inisiativë te rinise durrsake ne vitin 1967 u prishën e u shkatërruan, sepse tërë kohën ato kanë luajtur nje rol reaksionar në levizjet shoqerore, madje kanë qenë e kundërta e shkencës dhe e dijeve. Në këtë rast Z. Kopi ngatërron bindjet individuale dhe opinionet e ndonjë shkencetari apo dhe disa shkencëtarëve mbi ekzistencen e zotit.. me fenë, si një institucion shpirtëror katërcipërisht anti shkencor. Edhe disa te verteta të pa diskutueshme te arritjes se shkencave te gjitha institucionet fetare dhe sektet e tyre si kristianizmi, ortodosia myslimanizmi budizmi etj, ato mezi i kanë gëlltitur. Po pse ? Sepse çdo hap përpara i shkencës është një goditje e madhe ndaj fesë, madje dhe kur mezi i kanë gëlltitur, përsëri ata janë munduar që këtë t’ja atribuojnë të madhërishmit Zot, madje Kopi për ta bërë sa më bindës materialin e vet radhit dhe nje serë shkencëtarësh të cilët e kanë besuar se Zoti ekziston!!..

 

Po e harroi Kopi se Kisha Katolike pat ngritur dhe nje institucuion persekutimi nga me tragjiket në histori qe njihet me emrin “Inkuzicion” dhe se te ky institucion jane hedhur ne turren e druve gjithe ata shkencëtarë e dijetarë, që nuk I bindeshin dogmave fetare ata që ngrini zerin per shkencen dhe dijen dhe jo për idjotsitë e fesë se nga brinja e Eves u krjua njerzimi se Adami i dha molle Eves dhe ajo e beri mekatin e budallalleqe te tjera. Kepleri ishte shkencetar qe studoji bashkëveprimin e trupave planetare dhe dha perfundime te sakta me ligjet e tij, por kjo s’do te thote se nga “asgjeja” Zoti krijoi “gjënë” . Z. Kopi harron se dijet kanë karakter jo vetëm epokal dhe trasmentohen brez pas brezi, por dhe vet epokat luajne edhe rolin e “ sitës” qe vertetojne drejtesine e ketyre dijeve.Besoj se Kopi e di qe G. Galilein e nxorren ne gjyq para inkuizicionit sepse vërtetoi rrotullimin e tokes dhe ai për te shpëtuar pranoi se kish gabuar, ama në dalje te porta deklaroi te famshmen thënie qe u be e perboteshme… “ e megjithate ajo lëviz”.Po pse dhe si u krijua feja dhe institucionet e saj? Kjo eshte nje histori e gjate qe lidhet qe nga fillesat e para te organizimit te shoqerise njerzore dhe kuptohet shkalla e paditurive ishte aq e madhe sa qe nuk ishin ne gjendje per t’i shpjeguar, sikurse te tilla ka dhe sot, sepse sistemi I dijeve dhe ai kalon nëpër nje grafik te tille qe ka tendencen nga me e uleta dije, në më të larten.

 

Eshte llogjike që dhe une te isha bashkohes iasaj epoke ashtu do mendoja, por mësuesit e pare i shpjegonin gjerat per aq sa dinin, ato qe nuk i dinin ngrinin supet (sikurse dhe sot kemi plot te tilla).Mbase ne atë epokë me te drejte disa mendonin te nje fuqi e mbi natyrshme, por te besosh sot perralla te tilla mbi ekzistencen e zotit dhe ta vendosesh ate ne “podiumin e krijuesit” eshte budallallek me brirë. Feja ne planin e brendshem u ka sherbyer kastave drejtuese per te mbajtur pushtetin qe ti nenshtrohen atyre, sepse eshte e do te jete “Ai” I madherishmi qe do nxjerrë nga shtypja dhe shfrytëzimi që u bëhet. Ajo u krijua si nje institucion i tillë për ti mbajtur jo vetëm ne errësirë por dhe për ti zhvatur masat e gjera te poullit. E dini ju Z. Kopi se Vatikani eshte shteti me i pasur ne botë dhe pse nuk ka asnje minierë floriri ka aq shumë ar saqe do e kishin zili dhe shume shtete te Evropes? E di ti z. Kopi se keta te fesë qe nuk i kundervihen shkences ( kjo sipas teje) luten pë paqe por kurrë nuk e thonë kush e shkakton luftën? Jomo Kenyatta nje ish udheheqës kenian i levizjes antikolonialisteeshte shprehur kështu: Kur erdhën ketu te bardhet franceze ata kishin ne dore vetem biblën ndërsa ne kishim token tonë. mbasi na dhane librin e biblës në dorë, ata na mësuan te luteshim me sy mbyllur, por kur hapëm sytë, pamë që ata na lanë në dorë librin dhe na morën token tonë .

 

Pra feja historikisht ka qenë dhe është përdorur prej kastave drejtuese si një instrument për të nënshtruar dhe mbajtur nën sundim e të përkulur shtresat e gjera popullore në të katër anët e globit nëpërmjet një ideologjie” të sheqerosur” që të dukej sa më e ëmbël dhe e pranueshme në popull. Sigurisht, që qendrat e mëdha të obskurantizmit në shumë raste janë përdorur dhe për tu paraprirë, apo dhe tej zgjatur sundimin e pushtuesve. Kështu kanë bërë turqit teksa na kultivuan “myslimanizmin”, grekët dhe sllavet fqinjë duke predikuar “ortodoksinë” si dhe me anë të Papës së“krishtërimit” romakët e deri te Musolini i cili na pushtoi e që papa Piu i Xll bekoi të gjitha bajonetat fashiste e naziste. Me kalimin e dekadave e sidomos mbas luftës së dyte botërore besimi fetar ka rënë shumë. Italia psh ku është dhe qendra e Vatikanit aktualisht nga 90 % që ishin besimtare, kjo shifër ka shkuar 50% me 50%. Vende te tilla si Suedia, Çekia, Norvegjia, vendet pri baltike Lituani, Letoni, Estoni, vende si Belgjika Gjermania Spanja etj, janë dhe radhiten si vendet që mbizotëron “ateizmi”pra besojnë më pak se 50% .Te rinjtë e sotëm edhe pse nuk janë aq aktiv ne çeshtjet fetare, ata perseri ngelen nën trysnine e dogmave te kuranit te bibles dhe literatures fetare qe dikur na i hidhnin diversantet nga ajeri e qe Vatikani i shperndante dhe ga deti.

 

Feja u ka sherbyer jo vetem kastave sunduese të nje vendi per te futur ne “gjume opiumi popullin”, por u ka sherbyer dhe pushtuesve nga ku klerikë të tillë si V.Prenushi, P. A.Harapi. Gj.Shllaku L. Shantoja, Gj.Fishta i thurnin himne e ditirambe fashizmit dhe Duçes duke propaganduar me artikujt e tyre se Italia kish ardhur jo si pushtuese, por me qëllime fisnike dhe se Shqiperia nuk e kishte humbur pavarësinë por sapo e kishte fituar atë dhe se ushtarët e Mussolinit si stërnipër të romakëve ashtu si të parët e tyre kishin ardhë për ta mbrojtur Shqipërinë nga rreziku greko- sllav ( ortodoks)?! Ja se çfarë shkruan Dom Shllaku nje klerik reaksionar pararendes I ideve fashiste ne vendin tonë: Dy herë populli shqiptar shkëlqeu në të tana virtytet e veta, e dy herë ai shkëlqeu në dritën e Romës perandorake… Sod, mbas qindra vjetësh, kombi shqiptar po kthehet prap në at’ ditë, po kthehet në dritën e Romës nën shenjat e Liktorit, nën kunorën e mbretit tonë të dashun Viktor Emanuelit të IIl, nën drejtimin e Duces.

 

Ky popull e di, tek e mbramja, se, tue u bashkue me Italinë fashiste, në kuadrin e perandorisë së Romës, ai, e Shqipnia me të, nuk ka humbë kurrgja, por ka fitue gjithçka”….“Shqypja shqyptare, e pështetun mbi krahët e Shqypeve të Romës, në nji kohë t’ardhshme e jot ë largët, ka me kapë naltsit ma t’eprat e qytetnis. Per tash’I herë të lusim Zotin qi të na librojë “ A e di zotnia Kopi, se pikerisht nga kjo fe qe ai e adhuron aq shume papa Piu ne vitin 1942 duke vrejtur mobilizimin e popullit shqiptar ne lufte do u dergonte gjithe jerarkeve klerike nje encikel( ose qarkore)me permbajtje qe te forcohej puna ne perkrahije te fashizmit kunder levizjes nacional clirimtare dhe PKSH-se. A e di Kopi se ne fillim te vitit 1944…. patër Anton Harapi, anëtari regjencës, së bashku me Gaspër Thaçin, Leon Negris, hafiz Ali Tarin, Mark Gjon Markajn e të tjerë, vendosën që të bënin një mbledhje me krerët e organizatave reaksionare të qarkut të Shkodrës, që t’i bindnin ata për formimin e një besëlidhjeje për të gjithë Shkodrën. Sikurse a e njeh thenien e Pashko Vasës “Lini menjane kisha e xhamia se feja e shqiptarit eshte shqiptaria”. Ja për keto e te tjera si këto, feja u bë nje pengesë e madhe në përparimin e shoqerisë. Te pakten ne Shqipëri me bëmat e saj ajo shkaterroi vetveten . Jo Kopi Jo ! Feja dhe shkenca kurrë nuk mund të pajtohen me njera tjetren .Feja e ka frike shkencen teksa shkenca nuk pyet aspak per fenë dhe pse mund te kete shkencetarë e individë te vecantë qe besojnë, ama nuk ka asnje klerik qe te kete qenë shkencëtar. Të bashkosh fenë..me shkencën është utopi. O njera… o tjetra !

Kontrolloni gjithashtu

REAGIM PUBLIK NGA ROSCAP NDAJ INSTRUMENTALIZIMIT POLITIK TË TEMAVE QË NDËRLIDHEN ME CILËSINË E ARSIMIT DHE MIRËQENIEN E FËMIJËVE

Rrjeti i Organizatave të Shoqërisë Civile për Arsimin Parauniversitar (ROSCAP) shpreh shqetësimin dhe indinjatën më …