Ylli Mece

YLLI MEÇE: FENOMENI “ WAGNER” DHE DISA PËRFUNDIME

Njëra ndër ngjarjet e pa pritura në rrjedhën historike të luftës së Ukrainës , për habi dhe të opinionit ndërkombëtar, sigurisht ngelet “Rebelimi Wagner” kundër carit të Rusisë V. Putin. Po ç’është “Wagneri” dhe pse pikërisht kjo njësi me një efektiv prej 20-25 mijë personash të armatosur të cilët operojnë në frontin e luftës me Ukrainën dhe që njiheshin si forca speciale në përbërje të ushtrisë ruse ju kundërvu Moskës ? Njësia speciale “Wagner”ka një domethënie e cila lidhet me familjen e famshme të muzikës gjermane Richar Wagner . Me kete emer te koduar (mbas rënies së Gorbaçovit) gjendet ne listat e fshehta ish sherbimit sekret te GRU oficeri Dimitri Utkin, i cili ishte nje simpatizant i ideologjisë naziste. “Wagner “…me kët emër quhej dhe vila e familjes së muzikanteve të famshëm, nga ku nipi i tij Siegfried tregon se rreth tryezës uleshin ai, bashkë me Hitlerin dhe Josef Gebelsin, ministrin e propagandës, të cilët dëgjonin dhe shijonin muzikën e tij.

Pra emrin e ka marre nga spiuni rus i cili gjendet i skeduar dhe kodifikuar me pseudonimin “Wagner”. Duke qenë se ishin nazistë dhe që nazistet njihen për egërsinë e tyre barbare e te pamëshirshme, pikërisht rreth saj u grumbulluan njerëz me sjellje të dyshimta, me prirje të theksuara dhune, ish të dënuar nga shumë vende si dhe nga vet Rusia, të cilët shkonin si mercenarë dhe që paguheshin mire nga Rusia e cila i përdorte ata në vatrat e nxehta ku kish konflikte e sidomos atje ku vet Rusia kish interesat e saj rajonale dhe ekonomike duke nxitur luftërat midis grupimeve rivale në një vend etj etj. Që prej shkurtit të vitit 2022 kjo njësi nën komandën e Evgeni Prigozhin ka pas qenë konsideruar si repart “elite” dhe krah i fortë i armatosur i Vladimir Putinit dhe në operacionet e veta ndëshkimore kjo njësi ka histori famëkeqe duke filluar qysh me ndërhyrjet në Siri, në Libi, në Saharën sub afrikane , madje ata ishin dhe morën pjesë dhe në grushtin e shtetit kundër Tripolit me 2018 por që dështuan dhe u tërhoqën. Shkurt, organizimi drejtimi dhe hedhja në luftime e këtij formacioni terrorist mercenaresh me pagesë është tërësisht vepër e imperializmit rus, sikurse, ashtu sikurse kanë dhe amerikanët të tyren “blackwater” ( uji i zi). Po cili është shkaku që E.Prigozhin ju kundërvu Putinit duke nisur “Marshimin mbi Moskë” i cili përshkoi vetëm 200km dhe u tërhoq nga ideja e tij?

Në deklaratat e veta Prigozhin akuzon udhëheqësit ushtarakë të Moskës, sidomos ministrin e mbrojtjes (por indirekt dhe V.Putin) për “mashtrim” të popullit rus, duke shpjeguar se do të ishte e mundur të negociohej me Zelenskyn dhe të shmangej lufta. Por kjo nuk u bë sepse lufta ishte e nevojshme për “klanin që tani de facto drejton Rusinë”, pra për interesat e oligarkëve rusë, perifrazon ai. Të jetë e vërtetë kjo dhe mos vallë Prigozhin është një i penduar duke e kuptuar fundin tragjik që do pësojë Rusia dhe për të mos fajësuar Putinin ai fajin jua u hedh drejtuesve të lartë ushtarakë të Rusisë sidomos ministrit të mbrojtjes Sergei Shoigu duke kërkuar zëvendësimin e tij? Kjo deklaratë e fundite kryekomandantit të “Wagnerit” në fakt bie ndesh me të parën, ku ai akuzonte Moskën për interesa të klaneve te caktuara ndaj dhe ajo ende po e vazhdon luftën. Tashmë komandanti i “Wagnerit” i dëshpëruar dhe pse kishte deklaruar se…

 Ne nuk donim të “përmbysnim qeverinë”, por “protestojmë kundër shkatërrimit” të formacionit luftarak të Wagner – it, i ka hedhur armët, sepse ndodhet i izoluar si nga Ukraina e cila po e vazhdon luftën kundër tij dhe formacioneve te tjera ushtarake ruse, po ashtu dhe nga vet ata që e nisën për në luftë.( Ai i është kundërvënë shtabit madhor te Moskës sepse ata ne të gjithë luftimet futin vetëm repartet e Prigozhinit, teksa ruajnë repartet ruse dhe kështu gradualisht po sipas tij, po shkohet drejt eleminimit të vet Wagnerit). E. Prigozhin së fundmi e kuptoi rrezikun e madh sepse dhe sikur ai ta kish vazhduar inkursionin drejt Moskës ishte i humbur, andaj dhe Putin i bëri thirrje që të ndërronte mëndje dhe po qe se do e ndalte marshimin drejt Moske do të ishin të gjithë të falur. Teksa lufta e popullit të Ukrainës dhe ushtrisë së tij kundër pushtuesit rus vazhdon. Por inkursioni i nisur me moton e “Marshimit mbi Moske” të trupave speciale “Wagner” e vuri në një hall të madh carin e Kremlinit Putin, sepse pikërisht nga ky formacion që ai e konsideronte krahun elitar të armatosur shpërtheu rebelimi., rebelim ky brenda për brenda vet ushtrisë, pavarësisht se ishin mercenare. Ndofta Putin do ndërroj ministrin e vet te luftës, duke ja dorëzuar këtë detyre shefit te shtabit te përgjithshëm te ushtrisë, me qëllim qe dhe te justifikoje “rebelimin Wagner” që do të thotë…. se rebelët problemin thelbësor nuk e kanë se s’duan te luftojnë, por se Ministri i Mbrojtjes nuk ka panizuar, organizuar dhe drejtuar mire e si duhet inkursionet luftarake në Ukrainë. Dënimi i komandantit te “Wagnerit” do ja ulte shumë prestigjin Putinit dhe jo vetëm kaq por nuk do te ish aspak çudi që shembullin e këtij formacioni ta ndiqnin dhe të tjerët, ndaj dhe Putin i la mundësinë që ai të shkojë në Bjellorusi te Lukashenkoja.

Rebelimi i dështuar “Wagner “është shprehje e krizës politiko – ushtarake që ka mbërthyer Rusinë dhe “çorbën Ruse” që desh të gatuante në Ukrainë po i derdhet në Moskë. Vet komandanti i saj nuk është aspak njeri që do paqen, përkundrazi ai është e do ngelet “mishi për top” që qarqet militariste mund ta thërrasin në çdo kohë e moment për sulme të organizuara, nxitje konfliktesh midis forcash rivale, organizime e drejtime te grushteve te shtetit..aq sa nuk do të ish aspak çudi që në një moment të caktuar (nëse nuk kanë për ta eleminuar ), ta thërras në ndihmë dhe në krah të paramilitarëve shovinistë të serbit A. Vuçiç, për tu dhënë një mësim të mirë shqiptarëve të Kosovës. Elementë të tillë ,janë të dobishëm vetëm për qarqet e caktuara ultra reaksionare që me pishtar në dorë janë të gatshëm për zjarr vënie dhe këta elementë nuk lindin vetvetiu por janë pjellë e imperializmit të çdo lloj ngjyre qoftë ai.

 

Kontrolloni gjithashtu

Dilaver Goxhaj: RKL dhe Kosovapress ishin dhe mbeten Ylli Polar për Luftën Çlirimtare në Kosovë

Dilaver Goxhaj: PËRFUNDIME TË DALA PREJ ANALIZAVE KRITIKE NDAJ LIBRIT “Dosja Amerikane për Shqipërinë Koministe”, me autorë  Bejtullah Destani dhe Visar Zhiti

Bazuar në faktet dhe analizën e luftës 10-vjeçare,  Dhjetor 1944- Dhjetor 1953, midis Forcave të …