(Interviste e supozuar e “Kusur Madhit” me Enver Hoxhën)
Kësaj radhe, duke qenë se viti i vjetër sapo ishte mbyllur dhe pat filluar i riu i çliruar nga stresi dhe zhurma e foltores dhe atyre të Kuvendit, thashë të dilja një herë andej nga “Varrezat e Sharrës” për të intervistuar një herë “Xhaxhin”. E di mirë që nga blloku i Partive të djathta por dhe atyre të ashtuquajtura të majta, nuk e kanë shumë për dëshirë, por me qenë se ai duam apo s’duam ende ruan një reputacion shumë të madh në popull, e mendova që t’i merrja një intervistë për “Demokracinë Shqiptare” në kushtet e kapitalizmit
Sapo mbërrita atje hasa një të luajtur nga mend e kokës i cili i drejtohej një pllake varri “Hapu Ballkan – mbyllu Ballkan, unë ha trahana, ai bakllavanë!” dhe sapo më pa i trembur u fsheh mbas pllakës duke më thënë : Dikur kam qenë unë “bos”, por i vodha njërit germën “h” dhe tani u bëra “bosh” . Ju shmanga pa i kthyer përgjigje dhe me hap të shpejtuar u drejtova te varri i Enverit. Mora pak frymë thellë, për të hequr emocionet e çastit dhe trokita mbi pllakën e mermertë teksa dëgjova: – Urdhëroni, urdhëroni hyni kush jeni ju?
– Faleminderit sh. Enver , jo jo nuk po hy, jam mirë këtu sipër por veprova sipas zakonit shqiptar që në portë të mbyllur për herë trokitet. Jam “Kusur Madhi” dhe……., por ai nuk ma la ta vazhdoja më tej mendimin e më ndërpreu duke më thënë: – Po pse troket mooo, Shqipërinë ju e kini bërë han pa porta e ti vjen e më godet mbi pllaka, mirë që mbas vdekjes më goditët keq po dhe këtu s’po më lini rehat të prehem ?.Gjithë sesi më thuaj çfarë halli ke sepse e di që ti nuk vjen kot. Je i vetmi që më interviston mbas vdekjes, sepse ca kolegë të tu, dikur më intervistonin kur isha i gjallë e më thurnin himne e ditirambe..
– Po ja sh. Enver, unë kam ardhur të marr mendimin tuaj se edhe pse mbas vdekjes tuaj e sidomos kur u kthye sistemi, kemi tre dekada që bërtasim dhe duam demokracinë por jemi shume larg asaj. Shkurt opinioni shqiptar do të dijë se cili është mendimi i juaj dhe pse ende nuk po e shikojmë demokracinë e vërtetë?
– Shiko ti kusar…
Më quajnë Kusur, sh. Enver e jo kusar!
Shiko ti Kusur. Unë disa gjëra se çfarë kanë ndodhur mbas vdekjes time nuk i kam ditur, por më informuan për të gjitha se çfarë ka ndodhur në vendin tonë. Ti më pyet mua për demokracinë se ende nuk po e shikoni pa lere më që ta shijoni. Po ku ka demokraci në kapitalizëm mor djalë a e di ti se kjo fjalë kaq e madhe që peshon po aq shumë do të thotë se duhet të jetë populli ai që drejton vendos dhe ushtron vullnetin e tij në qeverisjen e vendit? Këtë nuk e thotë Enveri, por e thotë filozofia. E di ti përse dijetarë shkencëtarë filozofë dhe njerëz të ditur të rruzullit e kanë pat ëndërruar me kohë këtë? Shoku Enver të hidhemi më konkretisht, si e shpjegoni ju që në Shqipëri, përveç varfërisë së madhe ka plasur hapur dhe kusëria, dmth hajdutëria ?
– Dëgjo mor djalë. Këtu në varr ka errësirë të plotë dhe kur ka errësirë do të thotë se mas -media hesht, por unë e kam fatin e mirë se disa nga ata që më serviloseshin nga frika se mo ngjallem, vijnë e më raportojnë çdo ditë. Ja psh një ditë më vjen njëri e më thotë se Rama na i qënkish drejtuar Saliut me shprehjen e famshme të Skënderbeut se “ kusarinë nuk jua u solla unë as PS-ja, por e gjetëm midis jush te Saliu dhe te PD-ja”. Edi i Kiços mirë e ka, nuk gabon, po puna është se ai nuk thotë të vërtetën ashtu si është që do të thotë se të gjithë ata që zënë karrigen e pushtetit bëhen pushta. Ata që të gjithë kurvërojnë me paratë dhe pasurinë e popullit.
– Mos kjo sh. Enver do të thotë se dhe pushteti i juaj…?
Dëgjo ti “Kusur Madhi” apo kusuremadh! Është i vetmi emër, ai i yti, që në Shqipëri tregon realitetin, kjo do të thotë se ty kurrë s’kanë për të tu ndarë kusuret. Lere ti mos e ngatërro pushtetin tim me këta të sotmit. Në kohën time kishte “Çeçua biçak” dhe biçakun në dorë e kish populli, Te ju e paska marrë perupia këtë punë. Paska pat të drejtë ai Klosi i SHIK-ut , kur një ditë më shkruan me E-mail duke më treguar një barcoletë që me të vërtetë kam qeshur saqë u habitën gjithë të vdekurit e Sharrës Ja po ta rrëfenj..
“Penicilina”(dmth spiuni Sali sepse ai ashtu na e paskish patur pseudonimin në kohën tonë), organizoi një takim me një tjetër spiun që unë nuk e kam njohur por që na i thërrisnin Meta, në “shtëpinë e lirisë”, por pa Lirinë e tij. Kur Sala i kishte dhenë dorën, ai Meta, me marifet i pat vjedhë unazën e floririt. Sala këtë gjë e kish kuptuar me vonesë dhe duke qeshur ish shprehur “Isha me fat qe nuk mora dhe Lirinë time te “shtëpia e lirisë” Në një intervistë Saliu na qenkish shprehur: Jam treguar hajvan i madh që nuk hoqa unazën nga dora duke e ditur se ai Meta me zë e me figurë i rrëmbeu tjetrit paratë nga dora…. teksa Meta na i qënkish përgjigjur: Lere unazen o Sali po shiko si përvetësove te Unaza kompleksin Partizani….”. Kështu që thua ti Kusar Madhi, me fal kusuremadh…pra nuk është asgjë nëse dikush te ju vjedh , madje dhe i fut paratë dollarët apo florinjtë në “vërë të halesë” ajo është e pistë ama valuta dhe floriri shkëlqejnë dhe kot i thonë se na “qenka punë m….i” ! E di ti që ata të 21 janarit dhe të Gërdecit dhe flakën Vlorës ja dhanë për para ? ! I di këto apo jo ?!…..
E falenderova shokun Enver dhe u largova me mendimin… një pastruese kusare vodhi një kusare shteti… Hallall – rast i rrallë në shoqëri dhe filozofi që populli të vjedhë Qeverinë.