Ylli Mece

YLLI MEÇE: GOMARLLËQE EVROPIANE QË U BLENË AQ SHTRENJTË NGA DISA KUADRO TË UÇK-SË

Cila ishte arsyeja e vërtetë e gjykimit të luftëtarëve të lirisë së UÇK-së prej Gjykatës Speciale të Hagës? Le të kalojmë pak në retrospektivë ose më saktë në një shikim të së kaluarës mbi qëndrimin e Evropës para luftës çlirimtare, pra që lidhet me kohën përgatitore të situatës së popullit shqiptar te tokës tonë Dardane e cila manifestohet me një zemërim të madh mbarë popullor.

Shqiptarët e Kosovës kurrë nuk e ulën kokën, por luftërat e zhvilluara dhe shkëputjet prej RFJ të Sllovenisë, Kroacisë, Bosnjës etj e ndezën dhe me shumë shpirtin e shqiptarit se me luftë të organizuar ata mund t’ia dilnin dhe të fitonin.

Por ç’ndodhi në fakt dhe si reagoi Evropa?! Ndodhi ajo që pritej.

Putanat mund të ndërrojnë të mbathurat, por jo zanatin.

Ja e tillë u tregua Evropa me ne?!

Po si e manifestuan ata këtë egërsi ndaj dukurive të para të rebelimit dhe para përgatitjes se popullit shqiptar të Kosovës? Menjëherë diplomacia e zuskave evropiane të frikësuara tej mase se mos flaket e kryengritjeve përhapeshin si zjarret e një verë tejet të nxehtë vrapuan duke na dhënë këshilla: Shqiptarë tregoni kujdes!

Bëhuni më të përmbajtur! Duhet të luftoni në radhët tuaja “idetë e irredentizmit dhe separatizmit” dhe t’i bindeni Jugosllavisë së mbetur, me qëllim që ju të mos jini e të mos bëheni shkaktarë duke e kthyer Ballkanin në fuçi baroti!

Ja pra qysh në periudhën apo fazën e parë kjo Evropë ishte kundër luftës për pavarësi, të asaj pjese të trungut shqiptar të cunguar qysh shumë më herët. Evropa na shikonte plot inat e mllef por dhe e tmerruar. Por ja ndodhi ajo që zuska plakë nuk e dëshironte sepse shqiptarët nuk mund ta duronin dot shtypjen dhe skllavërinë e çizmes së dushmanit serb. Dhe ky u bë një fenomen jo vetëm i domosdoshëm por dhe nga pikëpamja dialektike i pa kthyeshëm mbrapa.

Po si veproi Evropa?

Ajo do detyrohej të paktën ta mbështeste dhe të hiqej tashmë si mike e shqiptarëve kosovarë, veçse me forcat e tyre që ishin në përbërje të NATO-s, nuk do hidhnin asnjë bombë mbi Beograd.(Me disa inkursione te aviacionit të tyre ata dhe ato bomba qe kishin do ti lëshonin ne Adriatik), veç kur ndërhyri Amerika, madje dhe kjo e fundit kish dhe ka interesat e veta strategjike për forcimin e influencës në Ballkan.

Idesë dhe tendencën për ta shuar sa me parë por dhe për ta mallkuar këtë luftë e për ta konsideruar si të pa drejtë ju bashkëngjit jo vetëm idetë e pacifizmit qe qarkullonin ne disa subjekte politike ne Kosove, por këtë luftë nuk e dëshironte aq Qeveria shqiptare e asaj kohe dhe çuditërisht vet Nanua në takimin e Kretës me Milosheviçin ne 27 Nëntor 1997, para se të shpërthente lufta lufta ne Kosove do të deklaronte ne media se…: “Kosova e ka kryeqytetin ne Beograd”.

A ka tradhti me te madhe të një çështje kaq te shenjte?!

Po kështu dhe vet Berisha i cili në media hiqej si një atdhetar i konsideronte se formacionet luftarake të UÇK-se udhëhiqeshin nga idetë e Enver Hoxhës, pra sipas Berishës aludohej se lufta kish karakter revolucionar e komunist dhe jo çlirimtar.

Sa shumë e tmerroka revolucioni një kundër-revolucionar i tipit Berisha, ekzemplar i pa përsëritshëm i njeriut hipokrit dhe armik i vendit te tij sikurse dhe të tjerët mbas tij. Këto deklarata e veprime bënë që Shqipëria zyrtarisht i jepte mesazhe Evropës, ( sidomos dhe kur e arrestuen Adem Jasharin në Tiranë ) se ajo nuk e përkrahte këtë luftë. Këtë qëndrim ajo e manifestoi hapur, për me keq akoma, nafta jonë kontrabandohej nga Buna dhe vende të tjera përqark Shkodrës duke furnizuar me karburant gjithë makinerinë e e luftës së Serbisë ( Këtë Sali beu ynë e ka deklaruar zyrtarisht, sikurse dhe frikacaket socialistë nuk guxuan asnjë here t’i shkonin ne ndihme vëllezërve tanë te një toke e te një gjaku, por u mjaftuan me mikpritjen e cila nuk është merite e tyre por një dhunti e virtyt e gjithë popullit tonë). Ja pse maniakët e mëdhenj i shesin interesat e Atdheut për pasurimin e tyre!

 Duke qenë se në Kosovë aso kohe sapo ishin formuar dhe Parti të tjera, për rrjedhojë dhe qëndrimi ndaj luftës nuk ishte tërësisht koherent e solid. Këtë qëndrim si duket e shfrytëzoi Evropa në interes te saj. Nuk është aspak çudi, që “argumentet” e Dick Martyt se UÇK-ja ka qenë një formacion ushtarak terrorist, ta ketë bazën të shpifjet jo vetëm në qarqet shoviniste pro serbe por dhe njërës palë të një subjekti politik shqiptar …ndaj palës tjetër për qëllime pushteti.

Jo pa qëllim dhe ish shefi ideolog i politikës ushtarake A. Demaçi polemizoi gjatë dhe ashpër me të duke i quajtur formacionet tona luftarake të “UÇK”-se si“çlirimtarë” dhe jo “terroristë”. Në kushtet kur u firmos marrëveshja e Rambujesë, Demaçi dha dorëheqjen sepse firmosja nga pala shqiptare e dokumentit, Bacë Demaçi e konsideronte me të drejtë si një gjunjëzim përpara Evropës e cila favorizonte indirekt më shumë Serbinë se sa luftën çlirimtare të Kosovës dhe bijve te saj te UÇK.

Po pse Kalaja franceze e Rambujesë në rastin konkret favorizonte me shumë Serbinë e Milosheviçit ose më saktë Jugosllavinë e mbetur se sa Kosovën? Milosheviçi dhe pse nuk e pranoi e nuk e firmosi e dëmtonte shumë imazhin e luftës tonë çlirimtare, gjakun e derdhur për liri. Dokumenti i hartuar na konsideronte sikur të ishim formacione kaçakesh terroristë që prishëm qetësinë e Serbisë prandaj Kosova duhej të konsiderohej përsëri si një krahine autonome e Jugosllavisë por me qenë se kishte destabilitet në territorin e Kosovës, do të futeshin 30 mije trupa të NATO-s për të mbajtur rregullin e qetësinë të cilat do kishin të drejtën të kontrollonin dhe Jugosllavinë.

Në dokumentin e Rambujesë nuk flitet aspak hapur se Jugosllavia është një vend që për me shume se një shekull e mban te pushtuar Kosovën, sepse nëse do pasqyrohej kjo, direkt do legjitimohej hapur se dhe lufta e shqiptarëve për çlirim kombëtar prej Serbie, pra rrjedhimisht nga ana e shqiptarëve, ishte një luftë e drejte. Kjo tinëzarja Evropë e la qëllimisht të tillë dokumentin ndaj dhe Milosheviçi vërtetë një kriminel me damkë, armik i egër i shqiptarëve, por për vet Jugosllavinë ai u tregua më dinjitoz, se sa tanët, sepse nëse do e firmoste do të kuptohej dhe si një kapitullim dhe poshtërim i Serbisë nga NATO-ja.

Evropa këtë gjë e la qëllimisht. Pra, sikurse vërehet Kosova përsëri konsiderohej “krahine autonome e Serbisë” që do të thoshte se ne luftuam kot, se “Kulla e Jasharajve”dhe epopeja e tyre dhe gjaku i gjithë dëshmoreve tanë nuk na qenka një simbol i kryengritjes së një vendi të pushtuar, por si një vend që po i sillte Evropës shqetësime dhe andralla kështu që për të vendosur qetësinë duhej hedhur në veprim NATO-ja, Evropa, Amerika pse jo dhe trupat paqeruajtëse te OKB-se te cilat duhet te qarkullonin lirisht ne Kosove dhe ne Jugosllavi. Ja pse dhe Vuçiç ka marrë kurajë dhe deklaron haptazi se ….”Ne në Kosovë do të rikthehemi përsëri”.

Naiviteti i disa  liderëve tanë te Kosovës te kohës së luftës, jo vetëm se e dëmtoi shumë çështjen tonë kombëtare, por i dha shkas dhe rrymës anti shqiptare të Evropës që të vendoste ne te njëjtën balancë si armikun gjakatar mizor e pushtues ashtu dhe çlirimtarët. Këtë e tregoi vet Dick Marty ku ai kërkonte të hidhte baltë me çdo kusht mbi qëllimin dhe misionin historik të formacioneve tona për çlirim duke i baras vlerësuar ato me terroristët. Evropa për tu treguar gjoja demokratike dhe e pa anshme, thirri në Hagë fillimisht shumë gjeneralët te ushtrisë jugosllave që kishin bërë krime dhe ne ish republikat e tjera, sikurse dhe në Kosovë si… Milosheviçin,, Karaxhiçin, Mlladiçin e disa “viçër”të tjerë dhe për çudinë dhe habinë e gjithë botës përparimtare mbasi Milosheviçi realizoi vetëvrasjen e tij ( si dikur SS nazist H. Gering) Haga e Evropës, kësaj zuske plakë me zë dhënsen e egër anti shqiptare Karla del Ponte do e shpallnin atë të pa fajshëm për krime lufte dhe do akuzonin çlirimtaret e UÇK-se.!! ( Këto janë gomarllëqet dhe çuditë e Evropës).

Po përse ky qëndrim teksa në fazën e dytë sipas platformës dhe raportit të “Dick Marty” për rolin e UÇK-se i cili do të miratohej dhe nga KE, do të thirreshin çlirimtarët tanë, nën maskën se gjatë periudhës së zhvillimit të luftës krerët e saj na paskëshin organizuar dhe ata, “krime” dhe dhunë mbi pakicat serbe, rome, rrëmbime, tortura,vrasje, zhdukje personash, trafikim organesh etj etj. Dhe cilët ? Pikërisht drejtuesit me të lartë të tyre, sikurse ishin.Thaci, Veseli Haredinaj Krasniqi, Limaj, Mustafa e dhjetëra të tjerë.

Por të çosh nën akuzë më shumë se gjysmën e drejtuesve komandantë te formacioneve të UÇK-se do të thotë që në mënyre te padiskutueshme të njollosesh një nder epopetë luftarake me te lavdishme të popullit shqiptar mbas luftës së dytë botërore, do të thotë as me shume e as me pak që asnjë popull nuk duhet të ngrihet në luftën e tij për çlirim kombëtar dhe shoqëror, por ata duhet të pranojnë skllavërinë të brendshme qoftë ajo dhe e jashtme. E keqja e shqiptarëve vjen jo vetëm nga armiqtë por ne disa raste dhe nga vet shqiptarët të cilët në Kosove aty rreth vitit 2015 na paskan ngritur një “Dhome te specializuar për krimet që mund të kenë ndodhur gjatë lufte nga ana e UÇK-se”… (Nuk është çudi që këto dhoma te jene me porosi te Evropes ). Dhoma të tilla mbas lufte u shërbejnë vetëm partive politike te cilat për të ardhur ne pushtet me çdo kusht mjet e mënyre shpifin ndaj vëllezërve te tyre, apo më keq akoma kur disa pseudo juristë hetues sahan lëpirës te Hagës thurin intriga sikurse është rasti i Dritan Goxhajt të cilin na e padisin për nxjerrje sekretesh të dëshmitarëve, kërcënim ndaj tyre etj..etj.( Desha të di nga këta lloj juristësh a ka qenë ndonjëri luftëtar i UÇK-se me armë në dore, apo gjate kësaj periudhe ata hanin pite dhe tave kosi me mish qengji rrugëve te Prishtinës?.

Kontrolloni gjithashtu

Dilaver Goxhaj: RKL dhe Kosovapress ishin dhe mbeten Ylli Polar për Luftën Çlirimtare në Kosovë

Dilaver Goxhaj: PËRFUNDIME TË DALA PREJ ANALIZAVE KRITIKE NDAJ LIBRIT “Dosja Amerikane për Shqipërinë Koministe”, me autorë  Bejtullah Destani dhe Visar Zhiti

Bazuar në faktet dhe analizën e luftës 10-vjeçare,  Dhjetor 1944- Dhjetor 1953, midis Forcave të …