Enver Hoxha

Ylli Meçe: Interviste e imagjinuar  e “Kusur Madhit” me Enver Hoxhen

Kësaj rradhe, duke qenë se sapo kishin mbaruar dhe çertifikuar zgjedhjet dhe unë isha i çliruar nga stresi dhe zhurma e ankinimeve partiake, thashe një herë të dilja andej nga “Vorrezat e Sharrës” për të intervistaur një herë “Xhaxhin”. E di mirë që nga blloku i Partive të djathta por dhe atyre të ashtuquajtura të majta, nuk e kanë shumë për dëshirë, por meqënëse ai ende ruan nje reputacion shumë të madh në popull, e mendova që t’i merrja nje intervistë për “Demokracinë Shqiptare” dhe rolin e Euro-atllantikasve për këtë çështje.
Sa
po mbrita atje hasa një të luajtur nga mend e kokes i cili pëshperiste me vete: Ore jane në vete keta të Bashkisë? Po kur ta përdredhë bishtin Saliu e ca të tjerë ku do jua u instalojnë mermerin? Ketu ska me vend dhe për mua fukarain e jo  për “Bossat”. Edhe unë i tillë jam duan apo sduan ata, pra jam “bos” …veçse me një germë “h” më tepër në fund të fjalës”bos”
Natyrisht që ju shmanga pa i kthyer përgjigjie dhe me hap të shpejtuar u drejtova te varri i Enverit. Mora pak frymë thellë, për të hequr emocionet e çastit dhe trokita mbi pllakën e mermertë 
teksa dëgjova:

 Urdhëroni, urdhëroni kush jeni ju?


– Faleminderit sh.Enver , jo jo nuk po hy, jam mirë këtu sipër por veprova sipas zakonit shqiptar që në portë 
të mbyllur për herë trokitet. Jam “Kusur Madhi” dhe……., por ai nuk ma la ta vazhdoja më tej mendimin e më ndërpreu duke më thënë:

– Po pse troket mo, Shqipërinë ju e kini bërë han pa porta e ti vjen e më godet mbi pllaka, mirë që mbas vdekjes më goditët keq po dhe këtu spo më lini rehat të prehem ?.Gjithësesi më thuaj çfarë halli ke sepse e di që ti nuk vjen kot.Je i vetmi që më interviston mbas vdekjes , sepse ca kolegë të tu,dikur më intervistonin kur isha i gjallë e më thurnin himne e ditirambe..
– Po ja sh. Enver, unë kam ardhur të marr mendimin tuaj se edhe pse mbas vdekjes tuaj e sidomos kur u kthye sistemi, kemi tre dekada që bërtasim dhe duam demokracinë por jemi shume larg asaj. 
Shkurt opinioni shqiptar do të dijë se cili është mendimi i juaj dhe pse ende nuk po e shikojmë demokracinë e vërtetë?


– 
Shiko ti kusar…


Më quajnë Kusur sh.Enver e jo kusar
Shiko ti Kusur. Unë disa gjëra se çfarë kanë ndodhur mbas vdekjes time nuk i kam ditur, por më informoi Nexhmija për të gjitha se çfarë ka ndodhur në vendin tonë.Ti më pyet mua për demokracinë se ende nuk po e shikoni pa lere më që ta shijoni.
Po ku ka demokraci në kapitalizëm mor djalë a e di ti se kjo fjalë kaq e madhe që peshon po aq shumë do të thotë se duhet të jetë populli ai që drejton vendos dhe ushtron vullnetin e tij në qeverisjen e vendit?
Këtë nuk e thotë Enveri, por e thotë filozofia. E di ti përse dij
etarë shkencëtarë filozofër dhe njerz të ditur të njerzimit e kanë patur ëndërruar me kohë këtë? Po ja mo djalë, ata vërtetë patën menduar në mënyrë të mrekullueshme, por problemi thelbësor qëndronte te fakti se pikërisht të gjithë filozofët deri para Marksit, nuk mund ta kuptonin dot se thelbi i të vërtetës qëndron te fakti i mardhënieve ekonomike e shoqërore. Kjo nuk do shumë mend dhe e di pse ? Sepse kontrakdita nuk qëndron te fakti “kjo është e imja dhe kjo tjetra është e jotja”.Joooo aspak, sepse nese mendohet kështu është e gabuar, por qëndron te fakti se kjo që është e jotja po ta marr unë me hir apo me pahir. Pa do më thuash ti mua se mirë tokat bregdetin pronën publike dhe shoqërore e morën, po puntorit çfarë i kanë marrë? Këtu qëndron i gjithë sekreti, madje dhe falsiteti i demokracisë, sepse puntori i cili nuk ka pronë, si të tillë përdor krahat e tij dhe gjithë aktivitetin e vet fizik në shërbim të dikujt tjeter dhe ky i fundit duke qenë se ska pune i thotë puntorit do vish te une ti, te te jap kete pagë sa per te mbajtur shpirtin tënd, apo si e ke hallin? Sepse që thua ti Kusur, mbas atij puntorit hallexhi ka me dhjetra të tjerë në rrugë të papunë të cilët presin dhe janë të gatshëm te shesin krahun e tyre për pak lekë me qëllim që të mbajnë familjendhe te gatshem ti zene vendin atij qe refuzon pagen minimaleNë këtë rast ti Kusur nuk duhet të mendosh se ja ky kapitalisti po tregohet zemer mire sepse po punëson fukarain?Po qe se e mendon kështu e ke gabim. Ai pronari i juaj ja pi gjakun punëtorit e nëpërkëmb atë dhe jo vetëm se i ka blere dhe krahun e punes ,por i ka blerë dhe shpirtin. Kështu more djalë ai pronari gradualisht pasurohet e pasurohet, shkolla nuk ka pse i duhet, sepse ata kanë divizë konceptin se “rëndesi nuk ka shkolla për të fituar por mënyra për të vjedhur”Me kalimin e kohes, ata mor djalë, pra pasanikët, e zgjerojnë kapitalin e tyre ekonomik të cilin e kthejne në kapital financiar dhe ky kapital eshte sundues, eshte pikerisht ky që përcakton të gjitha mardheniet ekonomike, politike e shoqërore e morale të një vendi.


– Lere , lere shoku Enver se moralin e kemi për tokë, tashmë te ne shiten e blihen deputetë sikur të jenë në tregun e bagëtive.

– Jo mo jo më duket se nuk më ke kuptuar. E kam fjalën te morali shoqëror.Ja mo.. supozojmë se nuk ka vend në Sharra për një që humbi jetën .Pa do vijnë familjarët të bisedojnë me pergjegjësin që të bëjë diçka dhe nën dorë i fut nje 50.mijeshe.Ai këtë gje e merr pa ndroje madje i duken dhe pak.Po pse kjo gjë? Sepse keshtu e mbollën faren e moralit me mitmarrje e mitdhënie. Pse mo Kusur si u ngrit “mafia” në Itali? E di ti apo jo?! Ja keshtu filloi gadualisht deri sa u bë kërcenuese per vet Italinë. Në këtë sistem vret njeriu – njeriun, vret vellai vellanë për pronën. Pra prona e padrejtë dhe ajo qe vidhet e lakmohet behet dhe burim kontrakditash dhe për rrjedhojë fillojnë vrasjet e kercënimet .I ka kapitalizmi këto plage dhe une i kam shkruar por ju nuk me degjoni. Ja mo Kusur, në kohen tonë u shperndanim armë gjithë popullit për stervitje ushtarake pse nuk patem vellavrasje? Sepse zhdukëm mardheniet e pronësise qe ngriheshin mbi bazen e shfrytëzimi të njeriut – ky eshte thelbi. Po qe se mardheniet e shfrytezimit do ekzistojnë ta dish se demokracia do jetë vetëm për sundimtaret dhe ana tjeter e saj, pra diktatura do te bjere mbi popullin.
– Shoku Enver, me sa di unë dhe ju e kini përdorur diktaturën madje shumë shumë të ashpër

– Jo, jo kusar…


– Kusur shoku Enver me quajnë Kusur Madhi dhe jo Kusar Madhi.


– Po hë mo se padashje e thashë lapsuse bëjnë dhe të gjallët e jo më të vdekurit .Pra qe thua ti Kusur është e vertetë se kishim dhe diktaturë, por ama të parën kishim demokracinë proletare.
Po si thua ti ti linim ne banditet dhe diversantet qe na hidhnin nga toka deti dhe ajeri, t’i linim ne ata klerike të cilet të lidhur me Vatikanin me CIA-n me 
KGB-në, ASFALI-ne me UDB-ne dhe SIMS-in italian ta bënin Shqipërinë sikurse bënë? Për popullin e kishim demokraci për klasen qe përmbysëm dhe që tentonte të fitonte pozitat dhe privilegjet e humbura që ja kaluam popullit sikurse dhe për elementët e rinj të cilet beheshin armiq e i ktheheshin atdheut të tyre deomos që do ta kishim diktature.Sigurisht e pranoj që kemi bërë dhe gabime ne drejtim të ligjit të luftës së klasave ka patur dhe ekzagjerime nga ku mund ta kenë pësuar dhe ndonjë i pafajshëm apo, qe mund te jete tepruar në masat ndaj tyre. Veçse këtë e bënin disa servile e burokratë të cilët hiqeshin më komuniste se sa vet Marksi dhe Lenini duke “denoncuar” shokët e tyre për “shkelje te renda te vijes se Partisë”. E çmund të bëja unë një i vetëm kur dhe Ramiz Alia u tregua putana më e ndyrë politike?! Unë e kam pasqyruar dhe shkruar se sa i rrezikshëm është revizionizmi kur kap aparetet e partise dhe të pushtetit, e kam thënë dhe në mes të Kremlinit kur denoncova Hrushovin, tradhëtinë e tij dhe degjenerimin e PKBRSS. Punova e luftova aq sa munda veç një gjë nuk ja fal vetes: Si nuk munda ta zbuloja qysh më përpara këtë renegat?


– 
Mos vallë dhe ju sh.Enver do e kthenit timonin djathats dhe nese do te ishte ashtu atehere kot e akuzoni R.Alinë


– Jo aspak nuk eshte ashtu. Po te rroja disa me gjatë dhe ta kuptoja gjendjen e vertete ( sepse mua ma zbukuronin servilat burokratet dhe tinzaret) , do te aplikoja perkohesisht teorine e NEP-it, teori kjo, qe lejon përkohesisht zhvillimin ekonomik nga privati duke e ruajtur te paprekur pronen socialiste, por nga ana tjeter dhe privati i mbikeqyrur nga ne si parti e si shtet për ta permirsuar gjendjen. Veçse kurrë e theksoj se kurrë , pushtetin nuk do tja jepnim borgjezise. Ja shoku Kusur…
– Jam zotni shoku Enver..
– E çfarë zotnie je ti kur ske breke per bythe mo, qe dhe nje “dercke” nuk e leshoni dot pa lejen e Amerikes?!
– Jo sh.Enver…Amerika po na ndihmon te denojme Saliun!

Kontrolloni gjithashtu

Hapet pika shkollore në Rorschach të Zvicrës!

Hapet pika shkollore në Rorschach të Zvicrës!

Shkollave shqipe në Zvicër në kuadër të Lidhjes së Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë “Naim Frashëri” …