Kesaj here me ra telefoni ne nje moment kur po drekoja dhe me ngeli luga gati ne fyt teksa degjova zerin e njohur të K/redaktorit i cili me tha :
“Kusurmadh”… ! Kusur e ke po nxito urgjentësisht te enkologjiku se ka plasur një skandal i madh, dhe mbasi te mbarosh atje te shkosh e te intervistosh ministren e fatkeqësive shëndetsore….
E lashë lugën bosh…jo që bosh e kishja dhe dhe u bëra gati të nisesha direkt.Vesha bluzen e bardhë…teksa degjova time shoqe duke më bërtitur : …Naaaaa ku shkon hiqe atë bluzë ,se do të turren ty gazetarët. Kish të drejtë e hoqa por ç”te vishja?! Vesha një palë tumane si të Ramës nje kollare si të Sales, u kreha mire e mire si Luli dhe dola para pasqyres. Bera te nevrikosesha dhe hakerrohesha si Lili, por jo nuk e bera dot , sepse natyra ime e butë nuk mundej te realizonte pamjet e Metës. Gjithesesi u nisa… Kur shkova atje çte shikoja? Mbledhur gjithë ajka informative madje dhe gënjeshtarë kalibri të cilët kishin vendosur në mes një femër duke i kerkuar asaj llogari per skandalin. Pa rënë në sy pyeta një kolegun tim: – Ore aman për kokën tënde, më thuaj çka ngjarë? Mos Salës nuk i kanë dalë mirë analizat dhe ja kanë ngaterruar, apo mo i ka ndodhë gjë Ramës or aman… dhe na la kampin e përqëndrimit ne Gjadër pa ndërtuar ,d uke i lenë ata afrikanet e zinj te surollaten nëpër Mesdhe?!
– Po jo ore jo ! Ata shyqyr i kena mirë e shënoshë si koqja e thonës, po lere lere e u ka bo nami pasha zotin u ka bo..! – mu përgjigj kolegu që as unë nuk e njihja e as ai nuk me njihte . E ndërsa une po behesha gati ti çoja afër gojes mikrofonin mjekes onkologe dëgjova: Po një minutë, ore një minutë po vidhni ore me radhë..por menjëherë ndërhyri duke u vetkorrigjuar, po flisni ore me radhë sepse ju gazetarët po e shtrëmbëroni të vërtetën, jo që mua më kini deformuar surratin, më kini hequr rimelin, më kini lenë pa vetulla e mi kini shtrëmbëruar sytë sikur të isha ajo shtriga në përrallën me “ Borëbardhën” që i nguli karficën me helm dhe e vuri në gjumë gati për të vdekuratë gocën e shkretë. Po ne jemi armata më humane në botë dhe për këtë ta dini që jemi betuar perpara popullit tonë me formulën e Hipokratit ,teksa ju gazetarët na bëtë sikur ne mjekët e sidomos kirurgët të ishim hipokritër…
– Zonjë, ju drejtova unë, përse bëhet fjalë çfarë ka ndodhur moj aman dhe te me falni qe nuk jam mirëinformuar !
– Po ja more , më akuzojnë mua se gjoja në bashkëpunim me disa kolegë të tjerë,dmth si nje grup bluzash te bardha jemi implikuar ne korrupsion. Pra mua Alketën bashke me Gashin e ca të tjerë, me akuzojnë se të sëmurët me tumor i nisim gjasme në klinika private dhe se ilacet e qendrës tonë dmth te repartit onkologjik jua u shesim nëpërmjet farmacive, pa folur këtu se kushedi se cfarë kurdisin për “kemio-terapine” hyrje daljet nga spitali te dhenat e analizave që gjasme i bejme te tilla sikur te jenë me tumor dhe në të pastajmen ata mbasi nderrojnë jetë ( sepse dihet qe mbi 80% e tyre perfundojne ne vdekje) na akuzojnë ne se jo vetëm se u kemi marrë pare por dhe se me ato çka bëjmë u përshpejtojmë vdekjen. Mirë që nuk na kanë bërë vampira që hamë ushqimet dhe gjakun e tyre. Ja pra ky eshte problemi.
– Zonjë por mesa u informova juve ju ka dalë emri dhe jo rastësisht, sepse jini ne mos pergjegjese direkte ju mbani përgjegjësi për cka ndodh në këtë repart dhe mendoj se nuk ju akuzon askush kot për së koti
– Po ne jemi ketu tre Alketa e ku ta di unë se për cilën Alketë bëhet fjalë, fundja unë jam figurë e pastër dhe sikur…
Unë nderkohë e nderpreva duke i thënë: Po në punë a do të shkoni me kete megaskandal që ka plasur?!
-Po kushje ti more , po kush je ti ore çapaçul bashke me keta te tjeret ? Arti i juaj i llafezanllëkut duhet te dij
e ta ruaj dhe etiken e jo te beheni megafonë të prishur që vetëm çirreni e bëni zhurmë… e tashmë jam une ajo të pyes : Po sikur une te dal figurë e pastër a e di se kam për të të hedhur në gjyq për shpifje duke na akuzuar me pa te drejtë se ne vend që ne tu sherbenim me përkushtim pacienteve u merrnim atyre gjasme jo vetem parate por ne fund dhe jetën?! Ti a do e kesh burrërinë që të përballesh me mua dhe stafin tjetër që nga ata të ekipit të nderhyrjeve kirurgjikale e deri te ato farmacistët qe shisnin ilacet tona te spitalit ?! Hëëëëë ta mba bytha te perballesh me mua ? E me qe ra fjala te bytha po ta them pa as më të voglën ndroje se ne madje kemi bere dhe operacionin me te veshtirë qe nuk e ka arritur deri tani asnje klinike ne bote. Na ndodhi nje ditë, qe pacient i yni kish tumorr ne fyt, por për fatin e tij të keq ai kishte dhe bajamet te infektuara ?! Si te benim ? Po te operonim tumorrin do na infekoteshin aty per aty bajamet (ne gjuhën tonë ne u themi angina) po ti operonim anginat do merrte zhvillim te menjehershem tumorri i fytit.. E di ti se çfarë beri Mond Gashi bashke me ekipin ? Ja jua u them une..
Gashi mendoi qe atë fakir fukarain ta operonim .Ne fillim t’i hiqnim anginat por jo na goja. Tani me aparaturat moderne ja futem sonden nga bytha dhe i nxorrem prej andej anginat pa as me te voglin shqetësim duke evituar infeksionin dhe shkallen e perhapjes me shpejtesi të tumorrit ne fyt. Ishte një sukses i paparë
Unë- Dhe shpetoi?!
Alketa . – Jo ai nuk shpetoi sepse tumorri në fyt eshte mjaft i rrezikshëm, ama anginat ja u operuam me sukses te plote. Puna e jonë u shpërblye dhe nga Ministria e shendetsise..
Mbasi dëgjova direkt kete ndodhi nga Alketa nuk e pashë më aspak të nevojshme të intervistoja Ministren e fatkeqësive shendetsore teksa në çast mendova ne çast… : Keta na e futkan sonden nga bytha dhe ne nuk ditkemi gjë !.. Sos vetëm keta mor aman dhe në moment vura dorën mbrapa…
E kisha të kotë dora nuk te mbron dot madje.. as piastrat e çelikut përpara kesaj shoqerie te degjeneruar totalisht deri në qelizë.