Ylli Mece

YLLI MEÇE: INTERVISTË ME VETVETEN PËR ENVER HOXHËN

(Me rastin e përvjetorit të ditëlindjes së Tij )

Shpesh herë pyes veten:- Në periudha të ndryshme historike ,madje në çdo lloj epoke popujt me veprimtarinë e tyre janë krijuesit e historisë, teksa individët udhëheqës brenda për brenda ketyre situatave luajnë ose rol pozitiv ose negativ, kur u kundervihen interesave të popullit…pra në të gjithë periudhën historike qysh prej formimit të PKSH-së e deri në ditët e fundit të jetës së tij E. Hoxha luajti rol pozitiv apo negativ ?!

Enveri, si individ a pati dhe a bëri gabime gjatë kësaj periudhe gati gjysëm shekullore apo jo? Natyrisht që unë nuk mund të jap përkufizime filozofike, por si bashkëjetues i asaj periudhe them se , analiza që i duhet bërë E. Hoxhës domosdoshmërisht duhet të lidhet me rrugën e përshkuar të popullit tonë gjatë gjithë dekadave kur në pushtet rolin udhëheqës e kishte PKSH-ja e më vonë PPSH-ja.

Pra, analiza fillon jo me individin si Enver, por me rolin që luajti PKSH gjatë dy periudhave historike – a) Atë të luftes Nac-Çlirimtare dhe – b) Rruga që ndoqi për ndërtimin e socializmit. Në rastin parë, pra atë të rolit të PKSH-se në luftën për çlirimin e Shqipërisë nga pushtimi nazi-fashist, se çfarë bëri ajo në teori e praktikë për organizimin drejtimin dhe kurorëzimin e kësaj lufte deri në fitoren përfundimtare. Duhet theksuar se PKSH-në nuk e formoi Enveri ,por ishte një domosdoshmëri historike krijimi i një reparti të tillë pararojë për të realizuar misionin e vet të lirisë pavarsisë së vendit duke e mobilizuar popullin dhe gjithë shtresat e tij pa dallim feje krahine dhe ideje.

Nuk e formoi Enveri PKSH-në, sepse idetë komuniste ishin futur në Shqipëri me anë të Ali Kelmendit i cili zbatonte direktivat e KOMITERN-it (Komiteti internacional i Partive komuniste) dhe Enveri nuk bëri gjë tjetër veçse, me largpamësinë dhe nismën tij, bashkoi grupet komuniste, luftoi fraksionizmin dhe pikëpamjet e gabuara të tyre dhe mbi këtë bazë me elementët më të mirë të këtyre grupeve bashkërisht punuan për formimin e PKSH-se. Ishte pikërisht kjo PKSH e cila e bazuar në traditat luftarake të popullit tonë për liri e pavarsi kombëtare bëri realitet çlirimin e Atdheut dhe nëse kjo parti nuk do t’i kishte rrenjët në popull apo të udhëhiqej nga elementë të lëkundur gjysëm feudalë borgjezë e mikro-borgjezë, sigurisht që do përfundonin si nacionalistëqë do e donin atdheun por nën pushtimin fashist, sikurse bëri “Balli Kombëtar”.

Pra e gjithë periudha e luftës Nac- Çl, u karakterizua nga roli udhëheqës i PKSH-së në të gjitha formacionet partizane që nga çetat e para si ajo e Babë Lymit e Dibrës së H. Lleshit e deri në formacionet më të mëdha të krijimit të brigatave sulmuese dhe në fund të divizioneve partizane që na çuan në 29 Nëntorin e lavdishëm te vitit 1944, që u kurorëzua me çlirimin e plotë të Shqipërisë nga fashizmi. A veproi mirë Enveri me shokë që çliruan Mëmëdhenë ? Unë them se po, Enveri me shokë dhe me ata 28 mijë dëshmorë që vaditën me gjakun e tyre këtë tokë vepruan në menyrë të shkëlqyer. Historia ka një veçanti, që atë mund ta plagosësh shumë, shumë rëndë me fallsifikime por nuk e varros dot. Epopeja e Luftës Nacional- Çlirimtare ngelet e do të ngelet ne shekuj të shekujve si faqia me e lavdishme e popullit shqiptar dhe bijve të tij të ushehqura nga PKSH-ja dhe E. Hoxha. Kështu që në parim rezulton se E. Hoxha dhe PKSH-ja që ai drejtoi gjatë lufte kanë vepruar në interes të popullit dhe të Shqipërisë.

PO MBAS LUFTE ?!

Periudha e dytë lidhet me vazhdimsinë e misionit historik që PKSH-ja i pat caktuar vetes sigurisht dhe me misionin statuor të saj për të udhëhequr popullin jo vetëm në rindërtimin e vendit, por dhe mbi çbaza do të ngriheshin mardhëniet ekonomiko – shoqërore? Dhe PKSH-ja e filloi me Reformën Agrare, e jo vetëm si një ënderr, por dhe si një kërkesë të domosdoshme të popullit tonë i cili vuante shtypjen dhe shfrytëzimin e faudalëve dhe gjysëmfeudaleve me tendenca borgjezie dhe PKSH-ja me E. Hoxhen e mbajten fjalen.

Shpronësimet e mëdha që ju bënë bejlereve dhe agallareve, por dhe shtetëzimi i pasurive që qeveritë qysh nga koha e A. Zogut dhe aderi te ato to kolaboracioniste jua u kishin shitur apo dhënë me koncension te huajve. Rindërtimi i vendit nga plagët e luftës u shoqërua dhe me presionin që na bënintë ashtuquajturit ”miq jugosllavë”, me presionin Anglo- Amerikan për të ndërhyrë në punët tona të brendshme e deri te Titua ,i cili kërkonte të fuste divizionet e veta ( nën maskën e një rreziku të ndërhyrjes nga ana e monarkofashistëve grekë për ta bërë Shqiperinë si Republikë të shtatë …të endrrës se tij të vjetër të “Konfederatës Ballkanike”, por që hasi në kundërshtimin e PKSH-se dhe të E.Hoxhes, pikërisht të asaj Partie që e morën Shqipërinë më pak se 1 milonë banorë dhe me politikën demografike që ndoqën e çuan për 4 dekada deri në 3, 5 milojnë banorë teksa ,sot më shumë se gjysma e popullsisë është larguar nga Mëmëdheu i vet, si rezultat i politikës antikombetare që gëzon vetëm armiqtë që kemi për -rreth të cilët kështu na dëshirojnë deri sa të shuhemi apo të asimilohemi tërsisht si rracë, pra vrej se Enveri nuk paska gabuar teksa ua përplaste në fytyrë të gjithë atyre që u kullonin jargët e helmëta të endrrave të tyre shoviniste.

Në pak kohë madje tejet rekord Enveri me shokët e tij dhe popullin e vet heroik ndërtuan një ushtri moderne dhe kush guxonte të ndërhynte apo të na kërcënonte do të përballej me krenarinë dinjitetin e të qenit shqiptar e që ky emër rrjedh nga shqipet e malit. Enveri me shokët e tij, do tjua u përplaste në surrat endërrat e armiqve duke deklaruar se… “kanë perënduar ato kohëra kur të tjerët vendosnin apo luanin me fatin e shqiptareve” duke i paralajmeruar armiqtë që kishim për -rreth: “ Mos luani me zjarrin sepse po u nxeh shqiptari merr flakë e zjarr edhe stërralli”!.. Vallë të kish gabuar partia dhe Enveri në çështjen nacionale ? Unë e daklaroj se jo..! Madje këto veprime të tij jo vetëm se bënë jehonë në botë, por Shqipëria u bë dhe një vend që tashmë respektohej nga bota mbarë aq sa dhe udhëheqsa e burra shteti kudo në botë çmonin trimërinë dinjitetin dhe inteligjencën e udhëheqsit shqiptar.

 Masat e marra për fuqizimin e ekonomisë, kishin dhe karakter strategjik që do të thoshte se në një rast agresioni ndaj vendit tonë, apo dhe situatave luftarake e konflikteve botërore Shqipëria ta kishte mundësinë që në disa sektorë jetikë të ekonomisë ti përballonte ndaj dhe mori masa të jashtezakonshme sikurse ishte… Sigurimi i bukës në vend që do të thish jo vetem ne kriza ushtarake por dhe ekonomike ne të kishim sasine e nevojshme te drithrave.. u bë tërësisht elektrifikimi i vendit, u ngritën uzina fabrika e kombinate që na siguronin veshjen.. armatimin madje dhe uzinën e traktorve që në rast lufte kthehej në uzinë tankesh. Duke përgatitur një popull të tërë ushtar. U ngrit një sistem arsimimi i tillë që dhe vet armiqtë madje dhe ish ballistët e kulakët tanë kurrë nuk e kanë anatemuar përkundrazi dhe pse e urrenin pushtetin ata ishin e ngelën dëshmitarë të drites se dijes që përhapej në gjithë Shqipërinë…Të ketë gabuar vallë Enveri dhe PPSH-ja që vepruan kështu ? Absolutishtqë jo !Pra gjithë këto arritje kanë qenë të popullit shqiptar që udhëhiqej nga PPSH-ja dhe E. Hoxha.

PO ATËHERE KU U GABUA ?!

Ajo që u bë gengrenë e cila shkatërroi dhe marëdhëniet socialiste të gjithë vendeve të kësaj bashkësie ishte pikërisht revizionizmi i cili manifestohej me mënyrën burokrate të drejtimit. Burokratizmi apo individi burokrat dhe pse mund të ketë triskën e komunistit, ka si të veçantë se karakterizohet nga mënyra borgjeze e mendimit dhe drejtimit e i prirur drejt karrierizmit, veçse nuk e deklaron hapur këtë rrugë, por përkundrazi maskohet me frazeologji komuniste…si psh:- Shokë!

Në kuçiotët e labërisë trime që i dhamë kaq gjak e dëshmorë atdheut propzojmë që të behet krejtësisht dhe kolektivizimi i gjësë së gjallë sepse prona private sjell çdo ditë kapitalizmin” ! Në pamje të jashtëme. kjo duket parullë revolucionare dhe në përputhje me ekonominë politike të socializmit, pra me parimet e tij. Por në fakt jo , jo ..sepse nuk është ashtu. Nuk është ashtu, sepse nuk i ka ardhur ende koha dhe për pasojë do të kemi dështime dhe ulje të nivelit ekonomik. Por kur bëhet kjo? Kjo bëhet atëhere, kur i gjithë prodhimi dhe të ardhurat për frymë në kooperativa janë të kënaqshme aq sa dhe vet fshatari e ndien se po humbet kohën kot me pula e lopë, sepse tashmë këto në mënyrë të kënaqshme i realizojmë nëpërmjet kooperativave.

Ja pse Enveri këmbëngulte në luftë kundër burokratizmit teknokratizmit, liberalizmit dhe shpesh burokratet akuzojnë njerzit që e thonë të vërtetën hapur duke u venë përballë.. idetë komuniste dhe vijën e Partisë.. qe ne fakt janë këta burokratë të cilët i kundervihen linjes marksiste në fushën e ekonomisë. Këto fenomene e të tjera si këto i degjenerojnë mardhëniet socialiste dhe i hapin rrugën mardhenieve kapitaliste , sepse e çojnë ekonominë drjet rrënimit duke rritur pakënaqsinë e masave tashmë jo më kundër burokrateve por dhe kundër vet sistemit. Ky fenomen si teori e praktikë kunder-revolucionare ,është çfaqur dhe e ka shoqrëuar PKSH..apo më vonë PPSH-në, madje në disa raste dhe nën maskën e luftës së klasave janë akuzuar dhe elementët revolucionarë komunistë e punonjës të devotshëm duke i spostuar ata nga drejtimet qofshin ata në fushën e ekonomisë në ushtri arsim kulturë e kudo.

 Sado që E. Hoxha në këtë fushë u përpoq aq shumë këta aparatçikë ja patën zenë frymën revolucionare partisë dhe tashmë prisnin vdekjen e Enverit që bashkë me të duke patur në drejtim kryerenegatin R. Alia patën organizuar dhe vdekjen e sistemit sepse një pjesë të mirë të masave të popullit i kishin bërë të pa kënaqur. Dhe ata ja arritën qëllimit. Po vallë mos e mundën E. Hoxhën?! Jo aspak E. Hoxha me partizanët dhe popullin e tij heroik janë e ngelen monumentalë. Këtë gjë e tregoi jo vetëm sondazhi që bëri gazeta “Koha Jonë” në vitin 1998, por dhe sot po të intervistosht atë brez që përjetoi sistemin socialist me këte sistem e deklarojnë hapur se janë si dita me natën. Plagë të tilla që përjeton populli shqiptar dhe drama të tilla të pa imagjinushme e rivendosin E. Hoxhen në vendin që i takon. Këtu nuk po flas unë, por është vet koha që shkruan e flet më mirë se kushdo historian apo gazetar.

Kontrolloni gjithashtu

Dilaver Goxhaj: RKL dhe Kosovapress ishin dhe mbeten Ylli Polar për Luftën Çlirimtare në Kosovë

Dilaver Goxhaj: PËRFUNDIME TË DALA PREJ ANALIZAVE KRITIKE NDAJ LIBRIT “Dosja Amerikane për Shqipërinë Koministe”, me autorë  Bejtullah Destani dhe Visar Zhiti

Bazuar në faktet dhe analizën e luftës 10-vjeçare,  Dhjetor 1944- Dhjetor 1953, midis Forcave të …