Ylli Mece

Ylli Meçe: KOLAPSI MENDOR PËR IDENË E SHTETIT, ATDHEUT DHE KOMBIT

( për të paditurit e kohës dhe tradhtarët e qëllimshëm)

Duke zhbiruar në hapësirën e gjerë të informacionit, një portal gazete i Kosovës që unë këtë do ta konsideroja si pjesë të cunguar e Atdheut tonë, drejtor i radios së Mitrovicës, gjatë përurimit të një libri në Institutin e studimeve albanologjike, kur ka parë flamurin shqiptar në ambientet e këtij evenimenti e ka hequr atë, duke deklaruar se ky nuk është flamur i Atdheut tonë, (Kosovës) se ne ( kosovarët e kemi flamurin).

U bëra kureshtar për këtë njeri misterioz, për faktin se nëse ka pjesë të popullit shqiptar jashtë trojeve tona të cilët shquhen për një ndjenjë të lartë atdhedashurie janë dardanët shqiptarë te Kosovës, dhe kjo nuk është e rastësishme, nuk është e rastësishme sepse epokat e pabesive të kancelarive evropiane qysh hershëm kanë luajtur me fatin tonë, madje aq shumë, saqë Kombi ynë mund të jetë rast i vetëm dhe si shtet që ndahet me vetveten me kufij, në pesë pjesë shqiptarësh.

Personazhi cinik i cili nuk e njeh flamurin tonë na qënkësh Nexhmedin Spahiu, nga ku dhe një vit më parë e pata shkruar një artikull kritik ndaj tij. Me këtë rast, më duhet të sqaroj publikun se këtu nuk bëhet fjalë për një individ, as për një koncept të gabuar, por për një vijë të rrezikshme e përçarëse që po shfaq simptomat e para, bile dhe të zërë hapësirë mendore në shumë individë, madje deri te Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani e cila hedh në treg idenë e “dy atdheve.”. (Si duket kur vet një Presidente nuk ka koncept të drejtë mbi shtetin, atdheun dhe kombin, deomos ndaj ka marrë aq shumë zemër autori i incidentit shqipshkruesi Nexhmedin. Pra “Radio Nexhmedini” i cili flet nga Mitrovica, si duket trupin ka në Kosovë dhe mendsitë në Beograd. Jam i detyruar të shkruaj kështu, sepse edhe pse Serbia nuk e njeh Kosovën shtet, Nexhi i vjen në ndihmë asaj duke lenë të kuptojë se Kosova nuk ka aspak të bëjë me Shqipërinë, pavarësisht se vet ai është shqipfolës. Mbase si argument ai mund të përdorë flamurin që i ka falur Evropa, që ja ka qëndisur me gjakun blu dhe gjashtë yje.

Shume djallëzor dhe projektimi i flamurit sepse jep idenë dhe le të kuptohet që në këtë shtet ka gjashtë etni të ndryshme, pra një shtet multi etnik një amalgamë popujsh të ndryshëm dhe jo pa qëllim i kanë bërë dhe kufinjtë në flamur( rast i rrallë në botë që kufiri shtrihet dhe ne flamur) dhe sikur të mos i mjaftonte kjo, i kanë kompozuar dhe një himn tjetër që dikush me qënë se luhet si “himn kombëtar” kanë filluar ta quajnë dhe Kombi Kosovar. Shtrohet pyetja o a mund të ketë dy atdhe dhe dy kombe për shqiptarët? Flamuri i Kosovës nuk shpreh aspak indetitetin kombëtar përkundrazi e le të hapur idenë, se Kosova nuk është pjesë e Kombit shqiptar, sepse nuk ka asnjë element të përbashkët të ngjashëm, perveç shtizës që gjithë flamujt e botës e kanë të njëjtë. Jo, nuk ka dy atdhe për shqiptaret, por NJË DHE VETËM NJË, atdhe kyi cili është ndarë padrejtësisht në dy pjesë.

Nëse nisemi nga teza e mësipërme i bie që dhe Çamëria të jetë atdhe më vete, por nën sundimin grek, por ja që nuk është ashtu, sepse atdhe çamët kanë Shqipërinë dhe pse Çamëria është tokë Shqipërie e rrëmbyer padrejtësisht nga qarqet shoviniste greke me ndihme të Evropës, qysh nga Konferenca e parë e Londrës së mallkuar më 1913. Edhe unë nuk e njoh Kosovën shtet ! Mos vallë jam pro- serb?! Kurrësesi jo edhe pse ne pamje duket sikur puqem me serbet. Nuk e njoh, sepse e njoh Shqipëri si territor dhe si popullatë dhe nuk e kam aspak gabim. Nuk e kam aspak gabim, sepse fajtoret që ne ende jemi të pabashkuar dhe të ndëshkuar në radhë të parë gjenden te të dy palët e kastave drejtuese si në Shqipëri ashtu dhe në Kosove. Mbas lufte çlirimtarët e UÇK , pranuan “paketën Afthisari” edhe pse në betimin ushtarak të UÇK-se ishte e cituar se luftohej jo vetëm për çlirimin, por dhe bashkimin me Shqipërinë. Evropa, madje dhe Amerika na e kanë patur me hile tërë kohën, madje dhe deri tani në kohët e sotme. Atë “dashuri “që treguan ata gjate lufte e bënë për interesa të tyre dhe jo të shqiptarëve.

 A nuk ishte kjo Evropë dhe po kjo Amerike qe na këshillonin para lufte që të tregoheshim te kujdesshëm, për të mos e kthyer Ballkanin në “fuçi baroti”? Pra me këtë, ata linin të kuptohej se Kosova duhej te ishte nen suazën e Serbisë. Djallëzorët e fuqive të mëdha, në shumë raste kështu i gënjejnë popujt e vegjël. Dhe ja lufta filloi por dhe u fitua e që për hir të së vërtetës, ishte një fitore gjysmake, ashtu sikurse dhe betimi i UÇK-se u realizua përgjysmë dhe pikërisht për këto paaftësi të drejtuesve të UÇK-se, që u mikluan me poste drejtuese, për paaftësi dhe servilizëm i Qeverise shqiptare te Tiranës dhe lojës në prapaskenë të fuqive të mëdha evropiane ne u bëmë artificialisht me “dy atdhe”. Por koncepti i” dy atdheve” është i gabuar dhe shumë i rrezikshëm për fatet e ardhshme të Kombit tonë dhe po qe se ne i ngatërrojmë atëhere ne kemi dëmtuar rëndë me apo pa dashje çështjen kombëtare dhe në kësi rastesh historia dhe brezat e ardhshëm do të na gjykojnë për keq.

Jo ne jemi një dhe vetëm një komb, pavarësisht ndasisë artificiale që na ka bërë Evropa për të kënaqur dhe rregulluar balancat e orekseve te superfuqive imperialiste. Jemi të tillë, sepse kombi ynë shqiptar është etnikisht një, qe do të thotë se ne kemi një bashkësi të qëndrueshme të një populli të tërë, të cilët janë aty të formuar historikisht në shekuj, që i lidh dhe i bën te pandashëm gjuha, territori gjeografik, mardhëniet e njëllojta ekonomike, formimi psikologjik e e shpirtëror me doket e zakonet e tyre dhe me një kulturë po aq të hershme historike, sa që pikërisht janë këta elementë që e bëjnë atë të dallohet nga kombet e tjerë. Mos vallë në këtë pikë kosovarët shqiptarë kanë ndryshime nga ne të Shqipërisë? Si është e mundur që “Radio Nexhmedini” të arrijë deri atje sa të heq flamurin shqiptar dhe të pranojë vetëm atë kosovar.

Jo Nexhmedin jo, ti je njeriu me dy koka si një korb i zi i stampuar në flamurin e rreckosur të tradhtisë me njërën kokë në Kosove e tjetrën në Serbi. Antishqiptarizma jote njihet qëkurse ti deklaron se ne si shtet na ka formuar Turqia, qëkurse ti i ngre himne një tradhtari qe i ka duart me gjak si puna e Xhafer Devës dhe me këto qëndrime të tuat jam tejet i sigurt se kurrë nuk mund të kesh qenë dhe ne formacionet e UÇK-se sepse ti më shumë do Serbinë, se sa Kosovën apo Shqipërinë. Por ajo që më befason më shumë është dhe fakti tjetër se si është e mundur që askush në atë institucion albanologjik të mos të ketë reaguar madje do të thosha se ju duheshit dhenë për ndjekje penale për fyerje të simboleve tona kombëtare, or korbi ti,  pa atdhe! Duke përfunduar, të pranosh konceptin e “Dy atdheve” sikurse kërkon të bëjë Vjosa Osmani, do te thote indirekt ta bësh të pa vlefshëm dhe jo aq te domosdoshëm bashkimin me trungun amë. Kaq dhe jo më shumë do t’u mjaftonte gjithë tradhtarëve të shitur te Serbia për ta shuar çështjen kombëtare, kaq e jo më shumë do i mjafton Evropës dhe Amerikes, për te ruajtur balancat me Rusinë dhe për te mos ja prishur Serbise. Madje në një konflikt ushtarak Serbi- Kosove me këtë koncept, Shqipërisë i ndalohet të luftojë ne krah te vellezerve te vet, sepse eshte shtet me vete …. kjo sipas të paditurve por dhe tradhtarëve.

Kete bene nderkombetaret dhe ne 1999-ten, sepse shqiptarët në vend që të kërkonin bashkimin Kombëtar… kërkonin të bënin Bashkimin me Evropën, me atë që na e ka patur, na e ka dhe sa të ekzistojnë të gjitha fëlliqësitë e imperializmit të saj…. do të na e ketë me hile. Nuk ka si të jetë ndryshe e keqja e fatit të Kombit tonë , nëpërkëmbet nga “ajko kracia” apo “ajko kakërdhia” e Shqipërisë nga ajo e Kosovës dhe nga vet Euro- atlantikasit, sepse ata janë në kolaps mendor për problemin e shtetit, Atdheut dhe të Kombit.

Kontrolloni gjithashtu

Dilaver Goxhaj: RKL dhe Kosovapress ishin dhe mbeten Ylli Polar për Luftën Çlirimtare në Kosovë

Dilaver Goxhaj: PËRFUNDIME TË DALA PREJ ANALIZAVE KRITIKE NDAJ LIBRIT “Dosja Amerikane për Shqipërinë Koministe”, me autorë  Bejtullah Destani dhe Visar Zhiti

Bazuar në faktet dhe analizën e luftës 10-vjeçare,  Dhjetor 1944- Dhjetor 1953, midis Forcave të …