Ylli Mece

Ylli Mece: KRYEKOMANDANTI I …… USHTRISË SË VDEKUR !

  Do të kalojnë vite e shekuj dhe për aq kohë se e gjithë bota të mos jetë e bashkuar e lirë dhe e vllazëruar, vetëm atëhere kur ajo te jetë pa ushtri pa armë dhe pa nje klase shfrytezuese, pra për aq kohë sa te jetë ky sistem politiko-ekonomik, jo vetëm në Shqipëri, por dhe ne historinë  botërore, ato çka ndodhën mes mes shqiptarve në vitin e pa besë 1997, do te mbahen dhe kujtohen si nje nga turpet më të mëdha të kastës sunduese ëe të marrit skizofren S. Berisha, për ato çka ai planifikoi, organizoi dhe vuri në zbatim me urdherin luftarak drejtuar gjysmë Shqipërisë.. kundër gjysmes tjetër të saj. Kurrë, asnjeherë e në mot të motve qysh prej historisë së lashtesisë që shënon dhe gjenezën e këtij popull, prai kurrë nuk pat ndodhur, që shqiptarët të drejtuar nga prijsa sado gjakatar të merrnin guximin të ndërsenin shqiptaret kundër shqiptarve për interesat e tyre të pushtetit por dhe të privilegjeve që u pat siguruar ky pushtet sikurse ka ndodhur me të xhindosurin Berishë. Zanafilla e ardhjes në pushtet të këtij njeriu mënxyrë nuk është e rastësishme , sepse në personin e tij ishin dhe janë të misheruara të gjitha antivlerat njerzore që nga ajo e vënies në shërbim te agjentuarave të huaja e deri te etja per karrierë, lavdi personale, cmirë ogurzezë,  hipokrit e demagog i pabesë, mashtrues kalibri i gatshëm që të të vras si ditën ashtu dhe natën.. e në të pastajmen të marrë pjesë madje të të mbajë dhe fjalim në ceremoninë mortore, të atij, që ai vet e ka vrarë .Ky është Sai Berisha që perëndimi madje dhe vet Amerika nuk kish dhe s’mund të gjente dot më figurë më të degjeneruar agjent nga më të ndyrët i cili me pishtar në dorë i vuri zjarrin krejt Shqipërisë, aq saqë do ta kish zili dhe vet Neroni i cili dogji Romën e lashtë, me zjarr e me hekur. Pra kjo monstër  me gjithe falangat e tij do të hidhej ne sulmin frontal krejt hapur në emër të luftës kundër komunizmit dhe vet E. Hoxhes duke mohuar çdo arritje të këtij populli ,madje dhe duke deformuar jo vetëm datat historike , por dhe fitoren e madhe të luftës antifashiste Nac- Cl  heronjtë e dëshmorët e saj, duke rihabilituar nga varret plot krimba, të gjitha organiztat tradhetare dhe llumin anti-komunist.

Për Shqipërinë, tashmë kish perënduar koha e tradhetisë se revizionisteve të cilët, luftën e tyre kundër socializmit dhe E. Hoxhes e bënin të maskuar me frazeologji komuniste ultra të majta që të mbillnin zemërim në popull. Jooo .tashmë pat ardhur koha qe duheshin hedhur poshtë “maskat komuniste”, sepse kish ardhur momenti e duhej dalë hapur. Realizimi me sukses i përmbysjes së socializmit në Shqipëri u arrit dhe bashke me këtë fitore, që shënonte hapin e parë të forcave reaksionare të brendëshme e të jashtëme, duhej shkaterruar ekonomia dhe gjithe arritjet e socializmit. Dhe ato u shkaterruan ! Duheshin hedhur piketat e rifillimit të elementëve ekonomikë të kapitalizmit duke tjetërsuar e vjedhur pronat duke u marrë me mashtrime, rrëmbime, vrasje vjedhje me ngritje kompanisht për te vjedhur naftën dhe shitur atë Serbisë e në vazhdimsinë e grykësive të tyre do të fillonte shitja dhe tregëtia e armëve, duke shkatërruar çdo gjë e me themel. Shqipëria përjetonte ditët e saja më të errta të krahasuara këto me “qindeshet e zeza” hitleriane të viteve 1936, veçse fashizmi berishian i instaluar, nuk perfaqsonte aspak atë armatë të ndergjegjeshme, punëtore e te sinqerte të komunisteve dhe punonjesve të ndershëm e të përkushtuar për Mëmëdhenë, sigurisht që dhe nuk përfaqsonte dhe atë shtresë të gënjyer e cila si rezultat i tradhëtisë komuniste, përjetoi rrënimin e vet ekonomik.

Jo Sistemit të i“kapardinave të bardha” në krahë u mungonte vetëm kryqi i thyer paçka se ata reklamuan me të madhe ngritjen e ekonomisë se tregut të lirë të mendimit  e te veprimit e cila u manifestua me vjedhjen më të madhe historike apo më saktësisht me ngritjen e “Piramidave” nga ku poshte dhe nën themelet e saj nuk do të ishin më faraonët..por ne “ firaunët” e vjedhur dhe nëpërkëmbur. Dhe ndodhi ajo që pritej, makutëria dhe vjedhja me përmasa hiperbolike që ju bë shqiptarve la me gisht në gojë jo vetëm perendimin evropian, por dhe vet Amerikën e perëndimit të largët dhe në këtë katrahurë, hipokriti dhe simboli më i pështirë i hipokrizisë, pa pikën e turpit dhe të përgjegjsisë do të deklaronte se jo vetëm paratë e shqiptarve ishin të sigurta por dhe të pastra, duke fshehur me këtë rast duart e tyre të pista. Dhe ndodhi..rrebelimi që nuk ishte vetëm i Vlorës por i gjithë Shqipërisë që kjo mostër kjo figurë e urryer qe ende duart i pikojne gjak shqiptaresh  në vend qëtë dilte dhe të kërkonte ndjesë publike pa as me te voglin hezitim do shpallte gjendjen e jashtzakoshme duke mobilizuar policinë ushtrinë shërbimin e fshehtë dhe cdo strukturë tjeter servile të pushteti, për t’i hedhur kunder popullit të vet.Tradhëtia më e madhe nuk qendron vetëm te mashtrimi financiar,që ju bë popullit.. pa dallim feje krahine dhe ideje, por dhe te urdhërat e leshuara nga vet Berisha i cili në rolin e kryekomandantantit suprem të forcave të armatosura do të bëhej xhelati më i madh historiknë fillimet e opçeracioneve ndëshkimore kundër “jugut rrebel” duke dashur në mënyrën më të poshtër e djallëzore të inkriminonte kreshnikët tane te lavdishëm te trevave te veriut.

Ende dhe sot ne Ministrine tonë ushtarake( sepse  ne skemi as ministri mbrojtje e as lufte por thjeshte me rroba ushtarake ) ekzistojnë urdhëra dokumenta të planifikimit luftarak shkresa derguar reparteve ushtarake me firme te Gazidedes dhe Zhulalit.(Paçka se dhelpra plake shumicat i ka asgjesuar) Janë ende gjalle disa kuadro ushtarake te cilet e ruajten dinjitetin e shqiptarit duke i kundershtuar urdherat e Kryekomandantit suprem të kriminelit Berishë, i cili  si i tërbuar sikur të mos kish gjak shqiptari por i kryqëzuar me rracë bastarde e pa patur as më të voglin hezitim do e hidhte dhe  vet ushtrinë e tij që dhe kjo kish dalë nga gjiri i poëpullit, drejt vdekjes, vdekje kjo politiko morale…vdekje kjo, që për herë të parë dhe vet kryekomandanti i saj do të kthehej në ”Komandant suprem i një ushtrie te vdekur, që ai tentoi ta hidhte në nje katastrofë dramatike. A mundet të fshihet urdhëri i tij qe te mobilizoheshin trupat rezerviste të Shkodres, Burrelit,, Kuksit Peshkopise ,Pukes etj, apo urdhërat e vënies ne gadishmëri për përdorim te bombave me lende helmuese luftarake dhene regjimentit te aviacionit per te bombarduar aksin Vlore Fier Mallakaster Tepelene e deri ne Sarande teksa “megalli idheja greke” e shpallte hapur se tashme kish ardhur koha te pushtonte jugun? Të ishte ky nje akt i pamenduar i Berishes apo pjesë e shemtuar e shpirtit te tij edhe më te shëmtuar ? Jo nuk ishte vendim i një të marri apo te godituri që ka rënë nga shkallët, por vendim i një të çmenduri i kapur  dhe qe dridhet nga ethet e lakmise për pushtet dhe që populli shqiptar fukara i pagoi me djemtë e tij  me mijera te vrare e te plagosur. Grykesia e tij e pakufishme fill nje vit mbas ”Tragjedise Salberishiane” te 97-tes, do të miklohej nga endrrat makabre të rrëmbimit të tankeve dhe parakalimit bashkë me Leka Zogun që mbante varur si tope dashi dy bomba në brez, duke parakaluar triumfalisht ne Bulevardin “Dëshmoret e Kombit”që tashmë dhe ata që ranë në luftë nuk do njiheshin më si dëshmore. Dhe përsëri… sikur te mos mjaftonte kjo, Berisha ky arkitekt i shkaterrimit, ky incenerator i djegies se gjithë Shqipërisë do të çudiste gjithë globin aq sa dhe vet sateliti “Hënë” per 15 dite nuk doli më në kozmos, nga turpi i Gerdecit , turp ky qe në atë dite zie i vetmi qe do e ngushellonte Saliun çuditerisht do të ishte “majtisti Ramë” me shprehijen : Te rrosh vet se Gërdecer përseri do kemi.. e do të ketë !

Dhe nuk vonoi shumë, sepse listes se vrasjeve te bujshme të sundimit Berishian ju shtuan dhe 4 dëshmore te tjere te 21 janarit. Ja ky eshte portreti i një kryekrimineli , apo më saktë i “Komandantit të një ushtrie te vdekur”( sepse tashmë skemi më ushtri)qe drejtesia e jonë dhjet gjak prej tij dhe e ka frike. Saliu nuk njeh ligje sepse eshte simbol i padrejtesive, madje ai e ka deklaruar hapur kete gje se do e shkrije gjithe sistemin e drejtesise. Në të vetmen pike qe i jap te drejtë… sepse drejtesia e jonë fut në burg kriminelët ordinerë teksa gjaksorët e popullit i le të lirë. Fatkeqsi qe nje pjesë e popullit tonë vuan ende nga “Sindromen e  Stokhlomit“( të adhurosh persekutorin dhe kriminelin tënd). Po e majta e Ramës ?!  Ata janë e ngelen frikacakë në kulm apo me sakte stan me  lepuj aq sa dhe një “po…ë” të lëshojë Saliu…nga frika do thonë : E bëri Luli !

Kontrolloni gjithashtu

BDI: Shteti është i kapur nga Partia, kërkojmë ndërhyrje urgjente nga Komisioni Evropian

Në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Kryeministri e ka kapur plotësisht sistemin e drejtësisë, prokurorinë …