Një ndër misionet thelbësore të çdo vendi e sidomos të vendeve të vogla është ruajtja e sovranitetit lirisë dhe pavarsisë së tyre, nga çdo lloj ndërhyrje jashtëme, pavarsisht rendit kushtetues që kanë vendosur. Në kushtet e socializmit që pati përjetuar Shqipëria mbrojtja e Atdheut ishte nje detyrë thelbësore, jo vetëm e ushtrisë por dhe e gjithë popullit tonë. Parulla e “gjithë popullit ushtar” buronte dhe nga dy momente shumë të rëndësishme të situatave te krijuara të asaj kohe. SË PARI: Ajo lidhet me socializmin si një rend kushtetues mbarëpopullor, i cili e kishte zhdukur shtypjen dhe shfrytëzimin kapitalist dhe me këtë nuk pajtohej dhe kurrë nuk do të pajtohej e gjithë bota kapitaliste e imperialiste, madje dhe ato vende ish socialiste të cilat kishin kaluar gradualisht në kapitalizmin e maskuar me frazeologji komuniste. SË DYTI : Fqinjet tanë historikisht nuk patën hequr kurrë dorë nga synimete tyre grabitqare për coptimin e Shqipërisë. Nisur nga kjo për herë të parë në historinë e këtij Kombi mbështetur në eksperiencën e vet shpirtit luftarak të shqiptarve, por dhe të popujve të tjerë të botës që patën luftuar për liri barazi dhe çlirim kombëtar e shoqëror u përpunua dhe taktika e strategjia e luftës ndaj një armiku apo koalicion armiqsh të mundshëm e që shumica e popullit e njihte me termin” Arti Ushtarak Popullor i Republikës Socialiste të Shqipërisë”. E gjithë brendësia e ketij arti të luftimit, bazohej tërësisht në organizimin jo vetëm te te gjithe forcave tona të armatosura, llojeve të ndryshme të armëve dhe të sherbimeve, por dhe në mobilizimin mbarë popullor për të përballuar çdo agresion dhe kur shprehem çdo lloj agresioni ne llogaritë i bënim me superfuqitë e asaj kohe Usa dhe B.Sovjetik Nëse në aventurën e ëndrrave të tyre të çmendura fqinjët tanë, skursei ishin forcat e JNA( Ushtria jugosllave) Italia apo Greqia katërciperisht e padiskutueshme që ne do të triumfonim ndaj tyre, madje shume shpejt. Po pse ku bazohej ky optimizëm kjo besueshmëri e lartë? Të jetë vallë nje eufori e krenari e ligjëshme apodisi e tepruar ?! Jo aspak nuk është e tepruar! Nuk është e tillë sepse vetëm ushtria e jonë e përbere me 70-80 mije ushtare ish ne gjendje qe brenda 1 ore te pozicionohej sipas planeve operativo- strategjike në rajonet e veta të përqëndrimit e të luftimit. Kjo do të thotë që dhe pa e mobilizuar aspak popullin, vetëm me efektivin e ushtrisë tonë ne ishim në gjendje të përballonim 250-300 mije ushtare të cilët do të vinin për invadim. Me një kushtrim në shkallë Republike ne e kishim të gjithë popullin në këmbe, sigurisht dhe kjo, sipas një plani te mirëmenduar që do të thotë se do të kishim dhe një pjesë të popullatës që nuk do ta ndalte punën dhe prodhimin material sipas parullës “ Çdo gjë për frontin çdo gjë për fitoren”. Armiqtë tanë te brendshëm e sidomos disa siptullaqër që një kapsollë boshe po të plaste sikurse dhe bijtë e ish ballisto- zogisteve që tashme ngrehosen si “gjelat e Vitit të ri”, anatemojnë ushtrinë e Enver Hoxhës dhe të popullit tonë duke i konsideruar masat e marra për fortifikim dhe mbrojtjen e vendit apo tunelizimin e mjeteve dhe pajimeve luftarake si një marrëzi të E. Hoxhes ! Jo kurrë ! Enveri, ashtu sikurse dhe Skënderbeu menduan për popullin dhe nuk i mbështetën fatet e Atdheut te organizmat e huaja. Arti Ushtarak Popullor ishte një”Beslidhje si e Lezhes” që populli shqiptar betohej t’i dilte per zot vatanit të vet e jo si “arti Berishian i përulsisë së neveritëshme” i cili u tulat para një bandeje komando të organizatës terroriste “MAV” me Bejlerin dhe efendikonjtë grekë të cilët jo vetëm se varnë pabesisht( njihet pabesia greke) por dhe turpëruan Mëmedheun duke izoluar dhe nxjerrë jashtë luftimi gjithë postën kufitare. Ushtria e jonë e asaj kohe por dhe populli sado të ruajmë, miqsinë me fqinjët kurrë nuk harrojmë se ata në bashkëpunim me këtë Evropë që na ka fut në NATO, na kanë coptuar masakruar përndjekur deri ne çkombetarizim… e jo si Ramë sarahoshi i cili mbi baza të neuroneve të tij voluntariste pushtimin fashist nuk e quan të tillë, për rrjedhojë rezulton se PKSH-ja dhe populli shqiptar kot sa paskan luftuar, madje Rama me këtë deklaratë jua u menderos dhe vet ballisteve të cilët krahas pulave që mbanin( ne vend te bombave) kapardiseshin kafeneve si Kadri Cakarni me nga nje dyfek te hedhur supeve. Aktualisht sot situatat politiko- ushtarake janë te trubullta dhe në një rast eventual të konfikit të armatosur kur të përfshihen shtete dhe perandori superfuqish ,Shqipëria është tërësisht e çarmatosur dhe pa ushtri, ose më sakte me një ushtri të barazvlefëshme me atë të kohës tonë…sa dy brigata këmbsorie madje dhe këta me shumë shërbejnë për të shuar vatrat e zjarreve nëpër pyjet me ashash… apo dhe vatrat e zjarreve nëpër vendet ku ndizen zjarret e luftës. Turpi më i madh që nuk ka për tu harruar në shekuj të shekujve është ai i marsit të 97-tës kur kryekasapi Berishë lëshoi urdhërin e mobilizimit të shqiptarve kundër shqiptarve. Po ku kemi ne sot ushtri?! Në një rast eventual Shqipëria , nëse do mungonte shpirti luftarak e liridashes i shqiptarit, ajo fare lehte do pushtohej me një shoqatë gjuetarësh jo nga ata të derrave por gjuetarë shpendësh. Eshte e habitëshme që ne të dërgojmë forca ( forca leshi dmth me nga 30 ushtarë sikur shkojnë të mbledhin lënde lisi) nëpër pikat e nxehta ku ka konflikte për interesa te Evropës teksa atëhere kur e kërkonin interesat e Kombit Shqipëria nuk dërgoi asnje repart për të ndihmuar vëllezrit tanë të një kombi të një gjuhe të një shpirti e të një zemre! Falë inisiativës personale te disa atdhetarve të vertetë ushtarë e oficerë që ju gjendën në krah vëllezërve tanë, nga ku disa prej tyre dhanë dhe jetën duke ju shtuar numrit të dëshmorve tanë dhe për ata shqiptarë që luftuan, por dhe për ata qe ranë në fush betejë shteti hesht. Shtet i poshtër që drejtohesh prej njerz edhe më të poshtër !. Po pse shteti amë nuk dërgoi ushtarë për të mbrojtur djemtë e tij në Dardani? Nëse nuk dërgoi mos vallë kjo do të thotë se shqiptarët e Kosoves nuk i konsideroi si vellezër pra sjanë shqiptarë?! Më gjeni një familje, nje bashkesi nje vend kudo në botë që vëllai nuk lufton ne krah të vellait kur i përkushtohet një kauze të shenjte ! Nese jo, atehere kush urdhëroi që Shqipëria të mos futej me trupa, apo ishte një plan i mirëmenduar i Evropës që të mos e zemëronin më tej Serbinë dhe për rrjedhojë dhe Rusinë?! Dhe ne duhet t’i zemë besë Evropës ? Ajo në një situatë konfliktuale për interesa te vetat do bëjë fli shtetet e vogla gjoja aleate madje ne marrveshje te fshehta edhe pazarlleqe sikurse kanë bërë e bëjnë me Dardaninë shqiptare do ribëjnë dhe me ne. Po a kemi ne ushtri t’i dalë zot popullit? Jo absolutisht që nuk kemi . Nuk kemi sepse Kryekomandantin e saj legjendar që deklaronte se ky vend ka zot… na e vranë si për se gjalli (mafia revizioniste.)…. ashtu dhe për së vdekuri.
Ylli Meçe – Gazeta “Sot” dt. 8 Mars 2025
