(Një provokacion i hapur i “Megalli idhesë” greke brenda territorit te Republikës së Shqipërisë)
Vet populli grek ka një proverb shumë kuptim plotë, i cili thotë se..” I zoti i shtëpisë s’ka pse ankohet, kur ai e di mirë që fqinji i tij e mban të fshehur, spatën nga mbrapa”. Kjo do të thotë se nëse “neo – miçotaqi”( Micotaqi i ri- i biri) që bëri vizita në disa fshatra të minoritetit grek brenda shtetit shqiptar dhe shprehu mbështetjen e tij, kurrë sesi nuk mundej të ndryshonte dot politikën shoviniste të Greqisë paçka se ajo kamuflohet me shprehjen e “arko- miçotaqi”-t (Miçotaqit të vjetër-babait), kur deklaronte se ..”minoriteti grek” është urë e miqësisë midis dy vendeve”. Populli shqiptar në shekuj ka kërkuar dhe përsëri kërkon që të jetojë në paqe dhe miqësi dhe kurrë nuk e ka dëshiruar që të jetë armik me fqinjët e vet.
Përkundrazi, nëse do të zhbironim thellë në analet historike kanë qenë qarqet shoviniste të fqinjëve ata që e kanë tkurrur kaq shumë Shqipërinë në bashkëpunim dhe me disa tradhtarë të vendit bejlerë e agallarë të lidhur këmbë e kokë me interesat e tyre sikurse ishte A.Zogu i parë , Sali Berisha i dytë me gjithë Ramë aventurierin e portave ballkanike. Qirjakua i Miçotaqeve edhe pse vjen si mik në vendin tonë i duket vetja sikur të jetë i zoti i shtëpisë kur viziton fshatrat minoritare, madje këtë deklaratë ai e bën në Himarë ku midis të tjerave dhe betohet ….se ai do të mbrojë ë drejtat e minoritetit. Mos vallë Kryeministri i Greqisë ndjenjën e pastër e të miqësisë që ruan populli shqiptar për fqinjët, ai e merr si dëshirë të trevave tona për tu quajtur minoritet grek, sikurse bën me Himarën?! Madje imagjinata e tij e sëmurë i kalon kufijtë kur dhe insinuon se disa probleme si ajo e çështjes së pronës së minoritetit grek në Himarë është në një pikë kritike.
Kjo do të thotë se Greqia na qenka më e interesuar se Shqipëria për shtetasit shqiptarë greqisht folës. Himara do apo nuk do Miçotaqi, ka qenë është e do të ngelet shqiptare. I themi Micotaqit se në kushte e rrethana të ndryshme historike popullata shqiptare e Himarës dhe disa fshatrave përreth, qoftë për shkëmbime tregtare, qoftë dhe për punën e madhe që bëri kisha ortodokse greke u detyruan të mësojnë gjuhën e bukur greke e cila dhe kjo shkencërisht ështe një gjuhë e fiseve tona ilirike të epiriotëve. Por para se gjithash çdo shqiptar i ndershëm me dy fije mend në kokë shtron pyetjen se ku e gjen Micotaqi te drejtën kur betohet se do “ mbrojë grekërit”.?! Heshtja nën zë e servilëve putha dorës e të shiturve tanë, flet për një politikë nënshtrimi një politikë anti kombëtare, sepse asnjëherë nuk ka ndodhur që një përfaqësues i huaj të flasë me një gjuhë të pastër shoviniste. Miçotaqi “ka të drejtë” sepse përderisa tanët i japin mundësi Greqisë të dalë në det përballë Himarës, nuk do të ishte çudi që dhe të mos bëzanin nëse Greqia do e kërkonte Sazanin sikurse e kishte aneksuar para viteve 1913 me anë të marrëveshjeve të kurvës Evropë e cila po për çudi ka qenë e ngelet po me atë surrat putane si ajo e viteve të Londrës si në 1913 ashtu dhe në 1915. Nuk është aspak rastësi që dhe misionin për ruajtjen e hapësirës ajrore të Shqipërisë , Evropa ja ka ngarkuar ta vëzhgojë Greqia, me këtë rast duke i varuar në qafë ujqërve vorio epiriotë territorin e mëlçive tona. Por ne i themi “qirje” Miçotaqit, se Himara jo që nuk është aspak kompetencë e Greqisë që të merret me të dhe pronat e saj, por ai në radhë të parë në emër të Qeverisë së Tij duhej t’i kërkonte falje popullatës shqiptare të Çamërisë jo vetëm për raprezaliet dhe terrorin shkombëtarizues, por dhe për tjetërsimin e pronave të tyre.
Ai betohet se do t’i qëndrojë afër minoriteteve greke në ato fshatra të cilat me të vërtetë janë të tilla në zonën e Dropullit, por teksa hesht për shqiptarët e Çamërisë dhe kurrë nuk e kanë deklaruar se janë shqiptarë, madje dhe deri më sot kurrë nuk e hapën një shkollë të gjuhës shqipe. Po pse kështu o “qirjes” për të njëjtin problem paskeni dy masa të ndryshme?! A dini ju “qirjes Micotaqi” se në vitin tonë të mbrapshtë 1997-të divizionet tuaja u përqendruan në jug të vendit tonë dhe komanda e shtabi i këtyre divizioneve ishte i përgatitur “për veprime luftarake në kapjen e Vorio Epirit” ?!, Pra këto veprime e të tjera tregojnë hapur qëllimet tuaja armiqësore. Ja pse ju nuk e hiqni “Ligjin e luftës me Shqipërinë”, sepse ai ligj në situata të favorshme ju intereson në çdo kohë e rrethanë për të ndërhyrë dhe me trupa në aksin e njohur Korçë- e deri në Himarë në realizimin e ëndrrave tuaja të vjetra që kini kaq e kaq vite që ju kullojnë jargët shoviniste. Sigurisht është një turp i madh, është politikë e përulësisë deri në gjunjë e gjithë suitës tonë politike që nga Berisha – Nano e deri te aventurieri Ramë, i cili shikon përherë ëndrra me sy hapur në bamirësitë e shovinizmit tuaj nëpërmejt ballkaniadës së hapur.
Ajo kohë kur e gjithë Greqia madje dhe Evropa mbante zërin dhe dëgjonte Shqipërinë nëpërmjet Enver Hoxhës nuk është më… teksa u deklaronte se… “ Ne u themi monarkëve fashistë grekë ta ulin bishtin se s’kanë lindur as dje e as sot ata burra që të frikësojnë shqiptaret. U themi të mos futen në aventura zjarr vënse, sepse zjarri që do të ndizni do të bjerë mbi kokat tuaja. Nëse do të guxoni të prekni sado pak Shqipërinë, ne do ju kthejmë në kërma……. dhe po qe se jua u mban – provojeni ! Ja ky ishte vendi i shqiponjave të Enver Hoxhës dhe jo stani me tradhtarë që ka nxjerrë në ankand “Shqipërinë një euro”