Ylli Mece

YLLI MEÇE: KU GABOJNË NJË PJESË E HISTORIANËVE MBI KONCEPTIN E LUFTËS TONË NACIONALÇLIRIMTARE?

Ka më se tre dekada që në polemikat mbi Luftën tonë Nacional Çirimatre janë hedhur dhe ide”të reja”të cilat kanë për qëllim të vërtetojnë se gjatë pushtimit nazi – fashist të periudhës 1939- 44, rezistenca e armatosur dhe më vonë lufta e organizuar nuk na qënkish një luftë Nacional Çlirimtare por një luftë civile, se gjoja kjo luftë më tepër na paskish qenë drejtuar më shumë, kundër forcave të “Ballit Kombëtar” dhe “Legalitetit”.etj..etj.

Le ta shikojmë a është i vërtetë ky pretendim i ballisto zogistëve por dhe i disa historianëve të cilët për të ruajtur, privilegjet që u ka dhënë e u jep pushteti dhe për ta patur mirë dhe me ish kolaboracionistët kanë rënë në batakun e shtrembërimit të historisë. Pik së pari, le të sqarojmë se ç’është lufta. Lufta në konceptin ushtarak është një kacafytje, një përleshje ushtarake e cila zhvillohet në një territor të caktuar midis dy ose më shumë palëve të armatosura për të arritur një objektiv të caktuar. Ajo, pra lufta në fushën e betejës na pasqyron njërën palë që sulmon për të okupuar një vend ose një pjesë të tij, si dhe palën tjetër e cila mbron, lirinë pavarësinë dhe sovranitetin e vet, pavarësisht se çfarë formë regjimi ka ai vend.

Përveç këtyre luftërave, kemi dhe konceptin mbi “Luftën civile” e cila dhe kjo është një luftë por që dallohet nga luftërat agresive dhe pushtuese, apo dhe çlirimtare, sepse lufta civile dhe ajo pre supozon përleshje të armatosur, veçse kjo luftë bëhet brenda përbrenda një vendi apo territori të të njëjtit shtet, me pjesëmarrje të shtresave te ndryshme të të njëjtës popullatë pavarësisht etnive të ndryshme dhe nuk ka ndërhyrje ushtarake nga jashtë. “Revolucionet” dhe pse janë përleshje të armatosura të cilat kanë për qëllim përmbysje të mëdha, ne fund te fundit karakterizohen nga lufta civile. Kështu ndodhi me “Komunën e Parisit”, ( 3 muaj) po kështu dhe me “Revolucionin e Tetorit” në Rusinë e Leninit të cilët këputen vargonjtë e skllavërisë së shfrytëzimit feudo borgjez e ushtarak të Carit . Në vorbullën e vet revolucionet ose luftërat civile venë përballë njëra tjetrës dy klasa me interesa të ndryshme klasore.

Njëra klasë me çdo kusht kërkon të ndryshojë mënyrën e jetesës duke ndryshuar mardhëniet e vjetra e t’i zëvendësoje me të reja, tjetra kërkon me çdo kusht të ruaj mardhëniet e vjetra dhe privilegjet marramëndëse që u sjellin këto mardhënie në fushën ekonomike. Pra kemi antagonizëm shumë të thelle i cili të çon domosdoshmërisht në përleshje klasore, luftë civile ose revolucion.Por jo çdo luftë civile është revolucion, sepse perleshjet brenda per brenda grupeve rivale në një vend te caktuar (psh aktualisht në Sudan) për të marrë pushtetin duke mobilizuar dhe hedhur kundra njera tjetres grupe e shtresa te ndryshme te shoqerisë aspak nuk janë veprime revolucionare, por thjeshte luftë civile gjakderdhje per interesa të palëve nderluftuese.

Disa historiane e gazetarucë sikurse dhe kapobandat e reja të Ballit e Legalitetit, pa lenë mënjanë ballistët e rinj na dalin e deklarojnë se Lufta Nacional Çlirimtare na qënkish një luftë civile, sepse po sipas tyre kjo luftë na qënkish drejtuar jo kundër armikut pushtues( disa prej tyre si psh Rama e mohojnë dhe pushtimin duke thënë: E ça pushtimi na patën bo ne italianet ? Ndaj dhe vrapoi të ri abilitojë M. Frashërin). U drejtohem pseudo historianeve dhe shtrëmbëruesve të historisë se për ta përcaktuar nëse ishte luftë civile apo luftë Çlirimtare kriter bazë nuk është dëshira as e komunistëve dhe as e ballistëve, por është realiteti objektiv i asaj kohe, sepse armiku kryesor ishte pushtuesi nazifashist dhe nuk ishin bejlerët e agallarët e vendit pavarsisht se ata i pinin gjakun popullit.

Çetat e para anti – fashiste si ajo e M. Pezes, H.Lleshit etj nuk ishin partizane, ato me krismat e tyre, si qëllim kryesor kishin luftën kundër pushtuesve te vendit dhe duke patur këtë mision, nuk ishte e rastësishme që ato u bashkuan më vonë me Lëvizjen Nac- Çl e cila përfaqësonte në mënyrën më serioze dhe luftën Nac- Çl . Por kjo luftë rezultatet më të larta mund t’i jepte vetëm nëse bashkohej i gjithë populli pa dallim feje, krahine dhe ideje, një direktivë kjo të cilën e kishin lëshuar fuqitë e mëdha dhe jo nga Enver Hoxha.

Enveri, duke e vlerësuar drejt organizoi dhe Konferencën e Pezës qe e përshkonte tej e fund ideja e Aleancës Anti fashiste. Anglia, Franca, Amerika, Kanadaja e shumë vende të tjera e dinin fort mirë se çfarë përfaqësonte B. Sovjetik i Lenin-Stalinit e dinin gjithashtu madje dhe e parashikonin se me këtë aleancë të përkohshme të asaj epoke, qëllimi kryesor dhe kontradikta kryesore nuk ishte lufta midis imperializmit dhe socializmit, por lufta e përbashkët e gjithë popujve kundër bishës nazi- fashiste. Parë nga ky këndvështrim në të gjithë Evropën e pushtuar pati forca kolaboracioniste të cilat u bënë servile të bindura dhe bashkëpuntorë të pushtuesve, si psh Kuislingu i Norvegjisë Horti i Hungarisë, Antonesku i Rumanisë, Ante Pavlovici i Kroacisë “Cetniket” e Serbisë së Drazha Mihajllovici etj, sikurse pati dhe forca të tjera politike të cilat nuk udhëhiqeshin nga principet komuniste por qe u radhitën në frontin e përgjithshëm të luftës për çlirim. Po pse fillmisht si “Ballistet” që përfaqësoheshin nga H. Begeja ashtu dhe “Legalistët”e Abaz Kupit e pranuan bashkëpunimin me PKSH-ne? Ky ishte thjeshte një veprim taktik i tyre për tu shtirë në popull se ishin atdhetarë të mëdhenj por dhe për tu treguar aleateve perëndimorë se ata do luftonin në bazë të direktivës që kishin lëshuar pikërisht këto fuqi.

Po si shpjegohet që ata ju larguan asaj ? Edhe kjo ka domethënien e vet sepse baza dhe shtresa shoqërore qe përfaqësonin ballisto zogistëti përkiste asaj kategorie që te pushtuesit shikonin interesa te mëdha dhe atë që ishte kryesorja ata( pushtuesit) nuk kishin ndërmend te ndryshonin formën e regjimit, pra ballisto zogistëve u interesonte më mirë një pushtim , italian gjerman apo kushdo të ish ai qoftë serb a grek, por vetëm luftën të mos e fitonte PKSH-ja dhe Nacional- Çlirimtarja. A ta kishin shumë besim se pushtuesit do të uleshin këmbëkryq në Shqipëri dhe një luftë e ballistëve apo legalistëve kundër tyre do i bënte armiq si me Italinë ashtu dhe me Gjermaninë. Lufta jonë Nacional- Çlirimtare dhe mbasi kapitulloi Italia e Musolinit ne verën e vitit 1943, vazhdoi më e ashpër. Kapitullimi i Italisë fashiste vërtetë ishte një fitore, por Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë NAC- Çl,paralajmëronte se vakumin e lënë nga fashistet italianë, do e zinin nazistët gjermanë dhe lufta nuk kishte përfunduar .Kështu që nuk është e rastësishme që në të gjitha urdhërat udhëzimet qarkoret e PKSH-se dhe Shtabit të përgjithshëm vërehet një konseguencë e pa lëkundëshme një qëndrim i drejtë për vazhdimësinë e veprimeve luftarake pa as më të voglin iluzion. Po a kishte luftë civile në Shqipëri ?! Kurrsesi jo, sepse drejtimi kryesor i formacioneve luftarake te Ushtrise Nac- Çl, ishte lufta pa kompromis kundër nazisteve gjermanë dhe bashkë puntorëve të tyre dhe nuk ishte lufta kundër ballistëve dhe zogistëve. dhe pse atyre u ishte bere disa herë thirrje që të largoheshin nga rruga e turpit. Nëse ata u rreshtuan hapur në krah të forcave pushtuese sidomos mbas tetorit të vitit 1943 sigurisht që do të trajtoheshin si armiq.

Janë me dhjetëra e qindra për të mos thënë mijëra dokumente të bashkë punimit të këtyre organizatave tradhtare me armikun. Madje nëse për një moment do konsideronim se kish luftë civile, me plote te drejtë pa as me te voglin ekuivok ishin ballistët ata qe luftonin kundër partizaneve, kundër te kuqve, ishin ata nxitës se luftës vëllavrasëse. Me qindra e mijëra dokumente ka, se si ballistët spiunonin militantët komunistë si u digjnin shtëpitë e partizanëve, apo fshatarëve që përkrahnin lëvizjen çlirimtare. Nuk ka asnjë dokument që Balli Kombëtar M. Frashëri , A. Këlcyra Xh. Deva etj të kenë denoncuar formimin e divizionit SS gjerman “Skënderbeg” 1944 me ballistë shqiptare. Nuk ka dhe nuk gjendet asnjë lloj dokumenti të b/punimit të partizanëve me armikun. Dhe një tentativë që bënë, M. Ujaniku e Gj. Marku pa miratim te Shtabit te Pergjithshëm që njihet si “Kompromisi i Beratit”, ata u kritikuan shumë ashpër nga udhëheqja e Luftës Nac- Çl. sepse në bazë të atij kompromisi, ata kishin arritur marrëveshjen me trupat naziste…” ne kemi vendosur të mos i sulmojmë gjermanet për aq kohë sa ata nuk na sulmojnë” kishin nënshkruar ata, parulle kjo disfatiste, nënshtrimi dhe pajtim me pushtimin. Teksa e gjithe veprimtaria e Ballit kombëtar me futjen e trupave pushtuese hitleriane në Shqipëri karakterizohet nga bashkëpunimi i hapur i tyre me armikun. Nëse një organizëm luftarak, i atashohet në krah një ushtrie armike e gjithë bota e di se ata trajtohen si armiq. Mos vallë për këtë ballistët duhet të bërtasin se“çlirimtarja” na luftoi ne “shqiptarëve atdhetarë”,  ndaj dhe lufta Nac- çlirimtare u zhvillua kundër “ballit” e “legalitetit”.

Nëse do të pranonim këtë tezë i pyesim ballistët, po mirë këta armiq kush i luftoi ?Nëse i luftuat ju si forcë e parë pse ja mbathët së bashku me ta duke marrë rrugët e arratise ? Ja pse në Shqipëri nuk kishte aspak “luftë civile”, por një kryengritje mbare popullore te popullit shqiptar dhe ushtrisë së tij të organizuar Nac- Çl kundër armiqve pushtues dhe b/ punëtorëve të tyre e cila e radhiti popullin shqiptar dhe partizanët fitimtare në piedestalin e nderit të popujve. Kur luftës po i afrohej fundi, anglezet, te cilët kishin qëllime në Shqipëri kërkonin që me çdo kusht në vendin tonë të nxitnin këto organizata me qëllim që mbas largimit të gjermanëve shqiptaret të ndesheshin me njeri tjetrin – partizane- balliste e – legalistë me qëllim që ata ta kishin te lehtë një zbarkim të mundshëm, por u hasi sharra në gozhdë dhe që në tentativën e parë të zbarkimit ata dështuan duke u tërhequr ne Korfuz. Kështu që nuk është aspak faji i PKSH ,Ushtrisë Nac- Çl dhe Komandantit të saj E. Hoxha që historia e kish përcaktuar fatin e kolaboracionistëve. Ata janë e do ngelen mbartësit e përjetshëm të vulës së tradhtisë që mbi kurrizin e tyre do tu rëndojë gjithë jetën.

Kontrolloni gjithashtu

BDI dënon vendimet e fundit të Moskës zyrtare për aneksimin e territoreve të Donbasit dhe Luhanskut nga Ukraina

BDI: Qeveria me eksponentë putinistë që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, ka bllokuar marrëveshjet e mëhershme

Bashkimi Demokratik për Integrim, nënvizoi  rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë midis institucioneve të Republikës së …