Ylli Mece

YLLI MEÇE: KUR ITALIA NA BËN THIRRJE, NE JEMI GATI PËR..”SPAÇIN AFRIKAN TË SHËNGJINIT”

Tashmë jo vetëm opinioni i brendshëm por dhe ai i jashtëm është në dijeni të akordit i cili u shndërrua dhe ne një protokoll midis “Melonit dhe Ramës” për problemin e ngritjes së një qendre në dy pika të grumbullimit të emigracionit klandestin të cilët dyndin brigjet e Italisë për tu shperndarë në të pastajmen disa në vet Italinë e disa të tjerë në vendet e ndryshme të Evropës. Aktualisht Afrika dhe disa vende të Lindjes së Mesme të cilat dikur kanë vuajtur pasojat e kolonializmit evropian deri aty nga mezi i shekullit te kaluar kanë vendosur në hall të madh pikërisht Evropen kolonizatore e cila tani po përballet me pasojat e këtij emigracioni. Për vet pozicionin ku ndodhet sikurse dhe kushtet gjeografike valët zbarkuese për emigrantët janë bërë brigjet italiane. Italia eshte ne nje hall të madh sepse disa shtete si Franca Spanja Gjermania Anglia etj të cilat me shumë se të tjerat i kanë shtypur keta popuj nuk jua u hapin portat emigranteve e që ne rastin konkret “ i ngelen në derë Italisë” .

 

Në këto kushte vet Italia iqë po përballet me fluksin përherë e në rritje të tyre ( përafersisht në brigjet italiane nga vendet e rajonit që u përmenden me siper zbarkojnë rreth 150 mije emigrantë në vit) do sh ajo e cila aktualisht ka “hallin më të madh” sepse dhe pse vijnë psh emigrantë nga ish vendet e kolonive franceze, Franca nuk i pranon. Por ja që ndodhi çudia e madhe e cila do të ngazellonte Italinë , për vet faktin se Shqipëria nga vendi më i madh ne exportin e emigranteve drejt Evropes do të kthehej tashmë në të kundërtën e vet duke u marrë me importin e tyre..kjo e ngazëlloi aq shumë dhe aq pa masë Melonin sa po na kujton Mussolinin e vitit 1939 ku shprehej se …”Albania e’ nel mio cuore” ( Shqipëria eshte në zemren time).Natyrisht që Meloni nuk do të vinte si e pa ftuar por për ta nxjerrë Italinë nga halli Rama vrapoi duke i ofruar asaj dy pika të grumbullimit të emigranteve. Shtrohet pyetja këto pjesë territori që i jepen Italisë e që Meloni deklaron se “ është një shembull që duhet të ndiqet” mos e ka fjalen qe Italia do jete aty preyente tërë kohën apo u bën thirrje dhe vendeve të tjera të bëjnë si Shqipëria?

Deklarata e Rames se ..”kur Italia na therret ne jemi gati” në një farë mënyre tregon dhe nënshtrimin ndaj saj. Si është e mundur në një fshat psh jo me shume se 7000 mije banorë të shkojë nje gjysëm fshati tjetër me 3000 emigrante? Këta fatzinj do të mbyllen atje neper kapanone konteniere, në pritje të fatit të tyre ashtu sikurse mbyllen në konteniera kallëpet me mish demash e bagëtish që nisen për export në vende të ndryshme. Keta emigrantë janë thjeshtë kufoma eksporti të pazareve të ndyra te BE-se dhe nëse na ngelen ketu te ne, pra në Shqipëri ngaqë Evropa nuk do ti strehonte brenda nje viti, ata do arrijnë në 35- 40 mije emigrante sa e gjithë Lezha me rrethinat e saj. Shtrohet pyetja po nëse këta emigrantë kërkojnë të rrinë në Shqipëri vallë do e marrin passaporten shqiptare duke u bërë nënshtetas shqiptare ?! Sigurisht humanizmi eshte nje cilësi e vyer e popullit tonë, por nuk do të ishte aspak e drejtë që bijtë tanë kërkojnë të largohen teksa bijtë e vendeve të tjera do të bëhen shtesa matematikore të mbipopullimit artificial të Shqipërisë.

 

Këto nisma kanë dhe mbartin rreziqe të mëdha sepse në këtë rast me apo pa dashje mund te hasemi me te pa pritura jo te kendeshme. Nëse vet emigrantët do të jenë të pa kënaqur ata do të ngrihen në revolta deri ne konfrontime. Po a do të ishte në nderin dhe dinjitetin e shqiptarit që të ngrejë dorë kunder tyre për të vendosur rregull ? Kjo situatë e krijuar, mund të çojë dhe në lindjen e fenomeneve te reja të penetrimit të grupeve kriminale që do të merreshin me shitblerjen e tyre sikur të ishim në kohën e skllaverise. Pra ,nese do të kishim nje revoltë të brendeshme , mbi trajtimin e tyre , ketu te ne do vinin trupa italiane per te shtypur revoltat ,apo këtë detyrë do ta kryejnë forcat ushtarake shqiptare ? Kjo situate te kujton getot e nazisteve që unë për ta zbutur pak po e themi se ne Gjadër aktualisht po projektohet..”Spaçi afrikan i Shengjinit” i cili do jetë një aktivitet me leverdi për bandat kriminale.

Kjo situatë mbase i shkon për shtat Melonit e cila kërkon të fitojë “pikë” për zgjedhjet e ardhëshme, por sigurisht është dhe një propogandë e Ramës për ta shkeputur vemendjen nga korrupsioni galopant qe ka mbërthyer për fyti çdo qelizë të shtetit nga qendra e deri poshte në bazë. Kot ulerin Rama se në Shqipëri nuk ekziston MAFI-a. Ai nuk e ka aspak konceptin se çështë ajo nëse do kish lexuar Leonardo Shashën dhe sebashku me të dhe vet juristët Falkonen e Barsolino që u vranë nga mafia. Ajo nga nje organizate e mirëfilltë është shndërruar në mentalitet, duke u trashëguar si stafetë krimi nga nje dorë në dorën tjetër e cila infekton shoqerinë dhe merr shtrirje të gjerë me frymë kundershtimi ndaj çdo rregulli e morali . Mafia vret kudo në politike ne ekonomi ne jeten sociale e kudo. Vecse mafia e jonë është e një shkalle më të lartë sepse nese ne Itali planifikojne vrasjen e pushtetareve… Në Shqipëri pushtetaret tanë të çdo ngjyre e kanë treguar me vepra se vrasin popullin e tyre.

Kontrolloni gjithashtu

REAGIM PUBLIK NGA ROSCAP NDAJ INSTRUMENTALIZIMIT POLITIK TË TEMAVE QË NDËRLIDHEN ME CILËSINË E ARSIMIT DHE MIRËQENIEN E FËMIJËVE

Rrjeti i Organizatave të Shoqërisë Civile për Arsimin Parauniversitar (ROSCAP) shpreh shqetësimin dhe indinjatën më …