leoni

Ylli Mece

YLLI MEÇE: LUFTA NË UKRAINË DHE PARALELIZMI I PA DREJTË ME LUFTËN E KOSOVËS

Për të kuptuar thelbin e vlerësimit por dhe se cila anë duhet mbajtur në luftën që zhvillohet midis Rusisë dhe Ukrainës duhet të dimë në thelb se çfarë janë luftërat pse shpërthejnë dhe kush ka interes ndaj tyre. Luftërat kanë karakter të përhershëm historik, janë domosdoshmëri, apo janë fenomene kalimtare të përkohshme që zhvillohen vetëm në situata të caktuara dhe në një shoqëri me klasa antagoniste ? Aktualisht sot për sot lufta në Ukrainë nëse do të përshkallëzohet deri në kufijtë e shpërthimit të luftës së tretë botërore ka polarizuar shtete e kombe madje indirekt kuptohet fare lehtë se rreth kujt superfuqive këto vende do bëjnë aleanca se cilat do derdhin lot “krokodili” për tragjedinë e popujve sikurse dhe vendet indiferente të cilat dhe këto do ndjekin me kujdes situatat për tu afruar nga ajo anë se nga do anojë më shumë balanca e fitores.

Po çfarë është lufta? Lufta nuk është gjë tjetër veçse një përleshje e armatosur midis vendesh kombesh, shtetesh për të arritur qëllime të caktuara politike , sikurse dhe në kuadrin e imperializmit dhe globalizimit të ekonomisë, ajo është një përleshje dhe kacafytje superfuqish të cilat së bashku me aleatët e tyre përsëri kanë jo vetëm qëllime ekonomike, por dhe shtrirjen gjeografike dhe zgjerimin e zonave të influencës së tyre në këto rajone. Fuqia fitimtare në përfundim të saj, i dikton kushte të rënda diskriminuese por dhe kufizime e sanksione të tilla e poshtëruese palës humbëse, saqë e bën atë të pa aftë në konkurrimin rajonal, kontinental apo dhe global. Sigurisht kur kontradiktat ndër imperialiste arrijnë kulmin dhe nuk zgjidhen paqësisht me kompromise me njëra tjetrën, atëherë kërkohen, ”motive”, dhe “shkaqe”, për të përligjur ndërhyrjen e armatosur, sikurse ishte çështja e pakicave kombëtare ruse në Ukrainë apo dhe “lindja” e të ashtuquajturave “banda naziste” po në atë vend që “diskriminonin popullatën ruse”.etj..etj.

 Nga ana tjetër citadela e imperializmit botëror USA në unitet me BE po e shfrytëzojnë këtë luftë për interesa të tyre. Ata nuk janë kundër luftës por janë kundër fitores së Rusisë në këtë luftë, madje janë të interesuar për vazhdimin e saj deri sa të sfilitet imperializmi i car Putinit dhe pastaj po kjo US-a dhe Evropë të kremtojnë armëpushimin dmth mbarimin e luftës në Ukrainë dhe hedhjen e shikimit në horizont për luftëra të tjera. Nga ana tjetër Rusia cariste dhe po aq imperialiste kërkon dhe ajo të jetë dominuese në tregun botëror madje me teorinë e “policentrizmit” kërkon që nëpërmjet kësaj pse jo të krijohen dhe qendra të tjera super potenca imperialiste, si Kina, India, vende nga Amerika Latine, nga bota Arabe etj..etj. Kjo sipas ideologut A. Dugin ja heq të drejtën USA-s për të qenë xhandari ndërkombëtar i globit. Pra sikurse vërehet ideologu ku mbështetet Putin nuk bën aspak fjalë për lirinë barazinë, luftën çlirimtare të popujve, por për krijim super potencash të tjera, pra të ruhet jo vetëm sistemi i shtypjes dhe shfrytëzimit kombëtar, por me këtë të kalohet dhe në shfrytëzim ndërkombëtar. Po a mund të ketë “ banda naziskine” në Ukrainë? Cili vend kapitalist apo imperialist nuk ka të tilla? Madje dhe vet në USA apo dhe në Gjermani ka plotë të tilla. Shtrohet pyetja përse Rusia nuk sulmon psh Gjermaninë?

Nëse ka probleme nacionale brenda për brenda Ukrainës kjo është e drejtë e popujve për të vendosur për fatin e tyre dhe jo ndërhyrja e armatosur teksa për të përligjur pikërisht ndërhyrjen me luftë të armatosur Rusia heq paralelen se kështu veproi dhe NATO (USA) kur ndërhyri kundër Serbisë. Kjo është një tezë e gabuar dhe deformim i qëllimshëm. Pse deformim?! Sepse lufta në Kosovë ishte vazhdimësi e luftërave të ish republikave brenda për brenda ish Jugosllavisë. Lufta në Kosovë nuk u iniciua as nga Evropa e as nga Amerika madje në fillesat e saj ishte po kjo Evropë e po kjo Amerike të cilat nuk e dëshironin luftën tonë për liri me qëllim që të ruheshin balancat dhe të mos zemëronin partnerin rus duke na porositur “ ruani gjakftohtësinë”..” luftoni irredentizmin dhe separatizmin” , ..” mos e ktheni Ballkanin në fuçi baroti” i luteshin Serbisë që në kuadrin e Kushtetutës Jugosllave tu jepeshin më shumë të drejta shqiptarëve etj..etj. Por jo populli shqiptar i trojeve tona dardane nuk pyeti askënd paçka se agjentët shqiptarë në krye të shtetit amë u dërgonin evropianëve dhe amerikanëve rekomandime… “se luftëtarët tanë të lirisë na qenkëshin enverista dhe se lëvizja çlirimtare atje, inspirohej e drejtohej nga idetë komuniste të Enver Hoxhës etj etj parulla këto që shkonin në interes të Serbisë.

 Nëse e vërteta është sikurse shkruanin shërbëtorët e Serbisë se kjo lëvizje me karakter çlirimtar udhëhiqej nga idetë e Enver Hoxhës, ata indirekt pse jo dhe direkt ngrenë pa dashjen e tyre lavdinë e këtij udhëheqësi të madh të popullit shqiptar. Por ja që rinia heroike e Kosovës dhe populli ynë në ato troje nuk pyeti dhe nuk i mori aspak leje as Evropës dhe as Amerikës dhe e vazhduan luftën. Kurva plakë por dhe “Daj Sami” i përtej Atlantikut, ndryshuan qëndrim. Kur ata vrejtën se kjo nuk ishte thjeshte një rebelim individësh apo grupesh të veçanta, por një fenomen shoqëror”ndërhynë” për të “çliruar Kosovën” që do të thoshte se ishin amerikanët që e çliruan atë vend dhe jo rinia heroike dhe3 dëshmoret e trojeve tona. Jo pa qëllim sh Presidenti amerikan i asaj kohe Bill Klinton do të deklaronte : “Ne e çliruam Kosovën, ju tani duhet ta ndërtoni atë ” Me ketë frazë të tij do të thoshte se ishin amerikanet që na çliruan dhe jo lufta heroike e popullit të trojeve tona të Dardanisë shqiptare dhe se është Amerika ( sikurse për paralelizëm ushtria ruse) ajo që vendos për fatin e popujve, janë ato që u dhurojnë apo jua u heqin popujve lirinë. Kësaj parulle, për fatin e keq sot aktualisht ka shumë që e besojnë ka të tillë që mendojnë se po të mos ishte Amerika ne nuk do fitonim ?! E kush mund ta pranojë këtë tezë kapitulluese e nënshtrimi? Shtrohet pyetja pse populli kroat e slloven apo boshnjakë fituan?! Mos vallë shqiptarët janë më pak luftarakë se popujt e tjerë të Ballkanit tonë?!

Historia shumë shekullore dëshmon për të kundërtën. Po a ndihmoi USA në këtë luftë ? Deomos që ndihmuan, por ata thjeshtë përshpejtuan kohën duke e afruar proçesin e lirisë, Po nëse amerikanët dhe NATO nuk do ndërhynin ? Sigurisht dhe pa ta populli ynë do të fitonte. Amerikanët dhe Evropa dinë ti bëjnë mirë llogaritë në favor të tyre dhe jo në favor të popujve sepse ata nuk kanë hallin tonë, por vijat ndarëse dhe kufijtë e shtrirjes së zonave të tyre të influencës. Aktualisht në shumë vende por dhe në mendjen e njerëzve tanë është ngulitur ideja se liria mund të dhurohet. E cili na qenka ai vend ajo Evrope ajo Amerikë që na dashka të sakrifikojë jetën e rinisë së tyre per lirinë e shqiptarëve? Vetëm dritë shkurtrit mendojnë kështu duke harruar që Amerika nuk ka miq, por ka vetëm interesa.

Këtë ata e kanë deklaruar fill mbas luftës së dytë botërore se tashmë historia u ka ngarkuar nje mision për të udhëhequr botë që në filozofi përkthehet se Amerika tash e tutje do të jetë xhandari ndërkombëtar i lirisë pavarësisë dhe sovranitetit të popujve. Kjo nuk i shkon aspak për shtat Rusisë, as Kinës, pse jo as Indisë që aspiron për superfuqi,pa lënë mënjanë aventurierin Kim Jong të Koresë që hiqet sfidanti nr. 1 i Amerikës. Ja pse Rusia imperialiste në konkurrencë me Amerikën dhe Evropën ka nisur aventurën e saj e cila sigurisht do përfundojë me dështim si çdo luftë grabitqare, do dështojë sikurse dështuan dhe në Afganistan. Tashmë Evropa dhe Amerika hiqen” mbështetësit” kryesorë të Ukrainës. Jo atyre aspak nuk u dhimbset ky popull, ata kërkojnë që nëpërmjet kësaj lufte, nëpërmjet gjakut të këtij populli të dobësojnë kundërshtarin sepse duke e dobësuar atë rrisin influencën e tyre politiko ekonomike.

Ende dhe sot ka iluzionistë të tillë që luftën e Rusisë kundër Ukrainës e quajnë një luftë të drejtë sepse Rusia sfidon Amerikën. Këta dritëshkurtër pra si ata që mbështetin BE dhe Amerikën si dhe ata që mbështetin Rusinë nuk bëjnë gjë tjetër veçse zgjedhin se cili imperializëm është pak më i mirë, kush nga këta e do më shumë paqen, kush nga këta lufton për lirinë e pavarësinë e popujve e dokrra të tilla që vetëm miopët dhe të paditurit mund t’i besojnë. Veçse jo çdo luftë mund të jetë e këtij karakteri. Lufta psh e popullit ukrainas është një luftë e drejtë, por ky popull duhet të hap sytë mirë me qëllim që të fitojë lirinë e vërtetë dhe jo të ndërrojë çizmen pushtuese. Sikurse çdo luftë që bëjnë popujt për liri pavarësi dhe çlirim kombëtar, çdo luftë e atij populli që kërkon të këputë zinxhirët e skllavërisë neo kolonialiste duhet mbështetur nga popujt dhe jo na imperializmi sepse atje ku ndërhyn imperializmi në emër të lirisë…ai ska bërë gjë tjetër veçse ka ndryshuar zinxhirët e skllavërisë.

Kontrolloni gjithashtu

Shpresa Bajraktari: Krenari – 80 vjetori i çlirimit të Tiranës !

Krenari – 80-vjetori i Çlirimit të Tiranës! 17 nëntori 1944 është Dita e Çlirimit të …