leoni

Ylli Mece

YLLI MEÇE: MONOLOG ME VETVETEN …”NE DHE…ATA”

Po cilët jemi ne?

Përse qenka e shkruar që kjo botë të ndahet kaq padrejtësisht, në njerëz që me fare pak punë të jetojnë të lumtur, teksa ne mundohemi përtej skajshmërisë tonë fizike tërë ditën dhe mezi nxjerrim bukën e përditshme të fëmijëve tanë?

Çfarë dreq mekanizmi paska kurdisur kjo botë dhe pse qenka e thënë që ne të vuajmë?

Vuajtëm me dhimbje dhe shpresat i varëm te pema e premtuar frutdhënëse e demokracisë, por frutat dhe pse i volëm ne, i hëngrën të tjerët, i hëngrën sa u dendën mirë e mirë dhe përsëri grykësia e tyre s’paska të sosur. Nuk paska të sosur se pikërisht ata , ata që na premtuan lirinë e vërtetë, na hodhën vargonjtë e skllavërisë.  Ata, ishin e janë ata të cilët jo vetëm se nuk u mjaftoi djersa e jonë, por dhe na nëpërkëmben na morën nder e dinjitet duke na vrarë dhe mbi kufomat tona hodhën vallen makabre të poshtërimit.

Botë e mallkuar qe je e ndarë akoma në “NE”dhe ..”ATA”. Po kush janë “ata” ? Nuk kemi pse të pyesim e të bëjmë të paditurin,  ne jei ata që vuajmë, që s’kemi ç’të hamë sepse pagat e pensionet tona janë qesharake teksa ! Ata” zbardhin dhëmbët duke soditur vuajtjet tona dhe ne durojmë . Duron kurrizi ynë, sepse dhe priftërinjtë e hoxhallarët si me tym hashashi na thonë : “ Duroni ju o te munduar, duroni, se i duruari i fituari”.

Dhe ne duruam por nuk fituam ishin të tjerë ata që u shpallën fitimtarë, ishin pikërisht ata që na nëpërkëmbin natë e ditë e prostituojnë me ne, duke na marrë nder e dinjitet.

Po,  janë “ATA që ne i shikojmë përherë përballë kamerave duke qeshur dhe kur gjaku ynë rrjedh pranë këmbëve të tyre”  dhe përsëri na thonë “Doni përsëri të shikoni gjak”? – Provojeni !  Ata i kemi përherë pranë me buzëqeshjen e dukshme, duke dashur të mbulojnë të padukshmen e shpirtit të tyre vrastar. I shohim çdo ditë nëpër kabinetet ministerore në kolltukët e buta ë Kuvendit.

Janë pikërisht “ATA” që për të mbuluar maskarallëqet e tyre krijojnë alibira pafajësie  madje aq keqardhëse, sa që dhe ikonat e trishta të varura apo stampuara  me bojra nëpër kisha, nëse do i shikonin, rrezik të qanin dhe ato madje dhe të përgjëroheshin e të betoheshin për ta, në pafajësinë e tyre dhe në “humanizmin e madh” që kanë patur, kanë e do të kenë.

Ahhh ju ikona me bojrat mesjetare as nuk e kuptoni se kështu nga loti i juaj hipokrit dhe juve po ju del boja, sepse në fakt bëni sikur qani, pikërisht“ATA”, që ne i shikojmë përherë pranë me radhë të shtrënguara në ditë të vështira e që ngushëllojnë njëri tjetrin veçse kurrë nuk ndodhi një rast për të na ngushëlluar “NE” .

or dhe ne jemi tjetër soj, sepse kënaqemi dhe lumturohemi kur i shikojmë ata të lumtur. Ne jemi ata që grindemi me njëri tjetrin për pasuritë marramendëse të tyre . Punë e madhe se na vjedhin, punë e madhe se na poshtërojnë  e na turpërojnë! Ne jemi zemër gjerë dhe dimë ta hamë turpin me bukë ngaqë harrojmë se “ATA” të gjithë pa dallim feje krahine e ideje  e ngrenë lumturinë e tyre mbi vuajtjet tona. Ata betohen e ulërijnë në “foltore”, të tjerët projektojnë lirinë tonë me vargonj skllavërie nga “Shtëpie e Lirisë”, teksa banditët e tjerë , ata që janë zotër të pushtetit gjithë pushtllëqe, apo virgjëreshat e manastireve të ministrive plotë “mini” së ashku dhe me ata  që mbajnë mjekra si famulltarë, me çelsin e lidhur te ushkuri i brekëve premtojnë parajsë zuzarëve të tyre të cilët sa të hapësh e mbyllësh sytë ngrysen me dekret Qeverie të varfër dhe çuditërisht për një javë gdhihen milionerë “pesëyjsh”.

Por metamorfoza e plotë arrin kur ata bëhen” oktapod” dhe si të tillë me tentakulat e tyre që zgjaten e zgjaten pambarimisht pinë gjakun tonë. Dhe jemi “NE” ata që e japim gjakun për gjarpërijtë, gjarprin këta, të cilët dhe për gjakun tonë kacafyten me njëri tjetrin. Por ata dhe kur kafshohen nuk e helmojnë kurrë njeri tjetrin, sepse sistemi i tyre imunitar është i tillë. Ata të cilet jane pa sistem mbrojtës dhe që mund të helmohemi jemi “NE”. Po kush janë këta “Ne”?

Jemi “Ne” ai punëtori socialist, demokrat, komunist, ballist, legalist republikan punëtori i agrares qe mbjell e nuk shet, jemi ne  qorrat që mbas 3-4 muajsh do hahemi grindemi e grihemi sërish me njëri tjetrin për “ATA”. Po kush janë ata ? Ç’do kush e di ku janë.  Ata mund të ketë strehë….. dhe ne kemi, por kurrë s’kemi liri !

Vallë duhet të heshtim të lëpijmë plagët tona dhe të presim dhuratë lirinë, pikërisht nga ata qe farkëtuan vargonjtë e skllavërisë tonë ?!

Kontrolloni gjithashtu

Shpresa Bajraktari: Krenari – 80 vjetori i çlirimit të Tiranës !

Krenari – 80-vjetori i Çlirimit të Tiranës! 17 nëntori 1944 është Dita e Çlirimit të …