Ylli Mece

YLLI MECE; NË KËTO ZGJEDHJE, KAM PËR ME E DETYRUE RAMËN, TA FUT ULË KOKEN POSHTË PARA MELONIT

( Intervistë  e supozuar e Kusur Madhit me Sali Berishën)

Salën, kësaj herë nuk e gjeta në zyrë, por në mitingun e PD-së  zhvilluar enkas për zgjedhjet e reja të Parlamentit. Sapo më pa, ma bëri me shenjë duke më thënë: Eja…eja” Kusur Madh” se unë e ti i kena hallet e duke vazhduar më tej ligjëratën….në fakt për hir të së vërtetës tash që kam marrë partinë në dorë, do të di vet se si kam me punue. Po unë budalli si shkova e ja besova Partinë Lulit?! Si nuk më ra n’krye, Migjeni ynë që pat shkrue “Lulin e vocërr”?! Po po…jo jo…dale një minutë të lutem shumë, sepse unë e pata besue nga që shkova me mendimin se Partia jonë do kish nevojë për gjak t’ri. (Qesh… e çfarë gjakut). Po ja m’thuj ti mue a mundet me ja besue Partinë atij, që nuk merr vesht as nga matematika elementare?! Me thanë se  7×7=42..asht  nji lloj si me thanë që L = S dmth që Luli të jetë i barabartë me mue Salën?! Ja mthuj mue ti ,po sikur ti kish fitu zgjedhjet Luli e t’banej K/Minister e kupton ti se ai kish me na nxjerrë me këpucë të kuqe…du me thanë se n’vend me fitue kishna me humbë krejt…po po..me sigurinë më të madhe!

Unë- Z. Berisha nuk kam ardhë tju intervistoj për Lulin dhe bëmat e tij, as për Mulin dhe Gazin por desha të dijë prej jush, se cila është e do të jetë taktika dhe stretagjia e juaj për të shkuar dhe fituar zgjedhjet e muajit Maj ?!
Sala :- Po !  Taktika, që thu ti Kusur nuk asht gja tjetër veç janë format e metodat që kena me përdorue ne në fushatë dhe strategjia është qellimi final  me hir apo me pahir – pra fitorja. Dhe dasht me e dijt ti, ne kena për me i përdorë të gjitha ato që na lejon kushtetuta dhe kur them kushtetuta, nuk e kam fjalën për kushtetutën e  Ramë,s sepse ai ska as kushtetutë as ndere as din e imam dhe për rrjedhojet nuk njeh asnjë ligj.Vecse du me theksue se sapo me e marrë pushtetin kena për me e ripunue kushtetutën edhe nje herë prej filimit, sepse Rama e ka përdhosur atë bashkë me Dumanin.
– Z.Berisha- Mua me duket se Dumani është treguar liberal me ju sepse nga arresti i shtëpisë ju la të lirë.
Berisha: – Të ish për Dumanin, unë do isha akoma në shtëpi, sepse ai nuk ja prish Ramës dhe që thue ti Kusur madh, ai pra Rama dhe më ka ironizue se po e lemë Salën ca kohë të bëjë detyrat e shtëpisë. Po pse kush jam une..Luli? Kur isha në izolim shtëpijak kam mësue dhe gjuhën arabe. E pe..e pe  Kusur  që më nxorrën? Unë e kam pas dijt me kohë se do më nxirrnin ama dhe ti Kusur kot nuk ke shku per me studjue për hoxhë se e pate parashikue me kohë se do më nxirrnin.Dhe po ta jap me garancinë më të madhe dhe Lil floririn kanë për me e nxjerrë dhe nga flori ai ka për me dalë bakërrr
Unë- Por dhe mund tju rifusin përsëri, madje kët herë ku i duhet mbase dhe në burg  z. Berishë !

Qesh me të madhe…. hahahahahaha, po kush asht ai burrë me fut në burg Sali Berishën? Dëgjomë mue dhe ke për me e pa po nuk ma hoqën dhe “non gratën “, madje dhe vet Rama ka me mu servilos e do më shtrihet përpara si një zvarranik, por t’betohem se una skam me e falë kurrë! T’gjitha ato që më ka punue ai mue, ka me i heq vet në kurriz. Po..po..po po ..jo jo dale..dale një minutë të lutem shumë sepse ti sdi më të fortën! E ke pa “Tigrin” ti? E di ti se tigër i thoshnit Ben Hametit mëkëmbsit të parë të Ramës , atij pra  që u arratis e kërkoi strehim politik nëpër Evrope? Ai ja ka menderos ashi qaret Ramës dhe Rama e ka të garantuar humbjen. Ja më thuj ti mue me cilt’ ka me fitue Rama? Atijet një pjesë të kabinetit i ka përfundue n’burg dhe prej andej ata luten me fitue unë e jo Rama, sepse unë te betohem po e mora pushtetin kam për me nxjerrë ata… dhe kam për me fut Ramën e mbaje mënd sot e mot , se po e futa skam për me e nxjerrë më prej andej veç po kërkoi strehim poshtë fustanit te Melonit. Jo që ai ësht i squt dhe ka për me ik vet e me shit ato ikonat e mbetura atje poshte urës se Senës në Paris dhe ka për me ngelë si qyqar me thonjtë e pa prerë dhe i pa larë ashtu si e thotë Noli diku.. Anës Lumit i pa larë.. pranë sofrës i pa ngrënë. (hahahahahahahaha qesh me të madhe)

Unë- Po nëse Rama i fiton përsëri zgjedhjet çdo të thoni a do ti njihni ?
Sala – Ti qenke më hajvan se hajvanët ! Me fal se s’du me t’ofendue .Po ku ka fitue ndonji herit Rama ? Ai ësht’ mësue me vjedhë sikurse vodhi pikturat në Galerinë e Arteve.Tanë Evropa e di që ai ka vjedhë dhe kur ka vjedh….vjedh çi del përpara e me kët rast ai nuk e ka për gjë me vjedhë votat. Ta jap me garanci 100% se kësaj heret vërtet skam për me marrë tanke e autoblinda e me dalë n’sheshin “Skenderbej” se skemima mjete të tilla, por nuk due me fol para kohe sepse e di vetdit se çkam për me i punue. Veç nji gje po ta them or Kusuremadhi ti …se kam për me e ndez flakë e zjarr tanë Shqipërinë sepse jam i sigurt se ai ka për me vjedhë ngaqë tashmë e ka profesion. Nuk kam për me i njoh vjedhjet e tij për rrjedhojë as zgjedhjet sepse ai vjedh dhe kur vjedh miliona e miliarda, automatikisht votat janë të vjedhme. Pra nuk kam me i njohë aspak.! Kam për me e detyrue Ramën që të njohë fitoren time, se dasht me e dijt ti unë tërë kohen kam fitue. Pse si thue ti kot e pata lëshue unë parullën: Me ne fitojnë të gjithë ? Dhe unë kam për me fitue, por dhe nëse kam me humbë.. jo që ku humbas unë… dhe ke për me pa po nuk këndoi dhe vet Trampi  kangën : …”Tash ta marr vesht tan bota mbarë se Saliu asht i gjallë” !
( Demostruesit nga mbas meje te ekzaltuar: Fitore- fitore… fitoreeeee – O Sali o hero gjithë Shqipëria ty të do!)

Kontrolloni gjithashtu

Smajl Lushtaku: Kujdes !Mos hidhni gaca në barot ! Sepse ,do të digjeni vet !

Dejona ( Drazha ) Mihajlovic..Po të drejtohem ty si ( shtyllë apo dyrek) i LVV-me …