—
Qeveria Rama , kohë më parë, në harmoni të plotë me parlamentin miratojnë në mënyrën më të turpshme të dy llojet e kategorive të pagave, si ato të parlamentit ministra e zvendes ministra por dhe për pensionistët të cilët janë shtresa më e pafat dhe e mallkuar e shoqërisë tonë. Disa fatzinj i zuri e menderosura demokraci në kushte të tilla , sa që dhe ato pak vite që u kishin mbetur për të dalë në pension, as sot e kësaj dite nuk u është bërë indeksimi mesatar i vendit të punës duke e marrë dhe ju referuar pagave të sotme për të njejtin vend pune. Disa të tjerve, që patën shërbyer në kushte të vështira si psh një pjesë minatorësh, apo dhe ata në vende me vështirsi te lartë dhe me kushte të kufizuara e tejet të vështira ,si psh punonjësit civilë apo dhe ushtaraket e ishullit të Sazanit, njësitë speciale Korab,Tomorr.. e vende të tjera të thellësive si në Vermosh, të forcave speciale e atyre kufitare etj.etj, absolutisht që nuk u janë marrë parasysh, pa folur këtu që ne vitet katrahurës së madhe 97-98 ku gati mbi 60% e forcave prodhuese ngelën të papunë dhe ushqeheshin me pakot italiane të operacionit “Alba”, teksa disa të tjerë rrinin në radhën e sporteleve se mos Farudin Arapi i trasparencës së fajdeve u jepte diçka nga paratë e humbura nëpër firma
Odiseja e pensioneve e ka zanafillën qysh me shkatërrimin e ekonomisë shqiptare dhe në këtë shkatërrim me pasoja për gjithë popullin, ajo shtresë që u godit më shumë se kushdo, ishin pa as me te voglin dyshim pensionistet. Pat ardhur koha që kjo shtresë nga falangat fashiste jo vetëm të diskriminohej, por në vitet e përmbysjes së madhe ata të ulërinin si të marrë..që pensionistët duhej të shkonin në hanxhar e të bëheshin kurban në thertoret e Berishës. Largimi i tij dhe i bandës së kusarëve që shoqëronin atë, aspak nuk i ndryshoi politikat finaciare dhe qëndrimin ndaj tyre edhe pse erdhën të majtët në pushtet të cilert marshimin e tyre djathtas e kamuflonin me parulla te ashtuquajtura të majta dhe me premtime për regorma të thella në interest ë popullit. Dihet në të gjithë botën se dhe pse ka shtete që udhëhiqen nga parti borgjeze e liberale, ata në politikat e tyre janë për ngushtimin e diferencave të mëdha klasore të cilat manifestohen me mundësi më të mëdha për këtë shtresë në fushën ekonomike. Te ne, për çudi ndodh e kundërta sepse të bie në sy fakti se në vend që të mendohet për popullin si dhe për pagat e ulta të puntorëve dhe shtresën e pensionistëve, po mendohet për “deputetët fukarenj” dhe gjithë kupolën shtetërore, madje dhe nuk kanë dalë keq, sepse rritja e pagave të tyre kurrë nuk ka qenë një shifrore dmth të kenë miratuar 9% rritje të pagave të veta, por përherë mbi 20..30…40 e deri vitn që shkoi gati në 50% të tyre. Këta djem plangprishës sikur të kenë qenë “bij të nënave të përdala”, ose më saktë bij kurvash të kishin qenë… a nuk e mendojnë se të mirë apo të keq e kanë një baba që kanë sakrifikuar për ta, një jetë të tërë
Po si mund te tallesh me një pensionist kur i rrit pensionin me një tregues 4,1 % që do të thotë se shteti i jep vetëm një paketë duhan e një çakmak, teksa ata që nuk e pijnë duhanin , banditizmit shteror që lidhet me 1001 fije me krimin e organizuar u jep të lëpijnë vetëm 4 akullore teksa në shumë vende të varfëra, pa folur për Evropën e industrializuar puntorët pensionistet dhe perfituesit e asistencë marrin me ligj një page të 13-te. Dhe sa kohë do na duhet të presim gjysma gjelin apo “paketën dhurate” te fund vitit ? Jo puntorët tane dhe pensionistët nuk duan lëmoshë! Ata duhet btë marrin domosdoshmërisht pagën e 13-të e jo Qeveria ta ruaj si akt bamirsie ne prag te fushatave zgjedhore. A e di ti miku im qytetar apo dhe qyetare, se ka ish mësues që me lot në sy, pra ata që na mësuan dhe edukuan nëpër shkolla, sot mezi paguajnë ujë e drita e taksa të tjera, ndërsa deputetët tanë djegin karriket dhe askush nuk jua u bën atyre ngarkim ?! Ata deputetë banditë e kusarë bythët kanë të tyre dhe le t’jua u japin apo dhe shesin kujt të duan, por karriket janë tonat pronë që e ka paguar populli. Nëse këtë akt do e bënte një fukara psh të digjte karriken e kryetarit të një bashkie, me siguri që shteti i të drejtës me sirena alarmente të policisë do e dërgonte atë fakir prapa hekurave të kryqëzuar …sepse vetëm “me shtet ligjor shkohet në Evropë”!…
Ja këtë kanë bërë Berisha, Nano , Ruli,, Shehu , Meta,Ahmetaj , Beqja ,Balluku ,Manjani dhe në këtë kaos marramendës vallë Rama të ketë ngelë “bamirsi” ynë që na fal nga një pulë sikur të ishim ballista klasikë të luftës?! Po pse ndodh kjo.. dhe pse kështu? Ndodh, sepse honoraret ata i duan për vete dhe me kët rast ”gjysma gjeli i falur” në fakt shërben si maskë për ujqërit dhe çakenjtë e tjerë që rrijnë me veshët perpjetë në pritje të gjahut të majmë dhe shpërblimeve (këtu nuk futen aspak vjedhjet dhe mashtrimet e tyre financiare) që i paguan populli, ndaj dhe djemtë tanë na i rrëmben Evropa,sepse politika ekonomike që ndiqet është thellësisht antikombëtare. Të mos e kuptojnë padronët tanë kaq gjë ? Makutëria e tyre ka shkuar deri në atë pike saqë po na i vrasin djemtë. Po..po na I vrasin dhe është një vrasje makabre që të vesh ulërimën. A duhet të nodhë kjo? Në mënyrë kategorike kurrë se si jo! Kjo s’duhet të ndodhë, sepse nëse do pranohej Shqipëria në Evropë, do detyroheshin gjithë pensionistët e Shqipërisë të rifillonin punën nga e para, ngaqë Shqipëria nuk do kishte më, aspaktë rinj e të reja për të punuar. E them me bindjen më të plotë që rinia e vendit tim do të merrte arratinë. Por kjo arratisje e madhe ka të bëjë me një tradhëti të madhe, sepse rinia është ajo që e mban në gjendje ekzistence një komb. Shpërngulja e saj lidhet me shuarjen e indetitetit kombëtar me asmilimin e gjuhës, të dokeve, zakoneve, traditave dhe gjithëçkaje deri sa të shuhet e gjithë Shqipëria
Po kush duhet të ish përgjegjës për këtë gjëndje dhe situatë që po e çojnë Mëmëdheun tonë? A ka ndienjë dhe nerv dashurie humane kjo kastë drejtuese ( të gjitha llojet e tyre për 3,5 dekada) për të përmirësuar jetën e popullit ? Jata dhe ngritja e nivelit të saj, kurrë dhe asnjëherë nuk matet me graticela, tunele , rrugë, turizëm e as duke ja dhënë Sazanin, Trampit, për ta bërë “perlë të Ballkanit” ( dhe po u fut atje Amerika ike e çkule më..!!) , por me faktin dhe koncepteve ekonomike, se gjithë të ardhurat dhe burimet e tyre si shpërndahen dhe ku shkojnë dhe në interest ë kujt? Shkurt, ai brez e ajo gjeneratë, e re e Atdheut, por dhe ata që kontribuan në rindërtimin e vendit e që sot janë në pension ,si vlersohen ekonomikisht nga shteti ? Gjermania naziste u shkatërrua tërësisht nga lufta për faj të tyre, madje ata u detyruan dhe të paguajnë haraçet e luftës, por ama qeveritë e këtij vendi u angazhuan për rindërtimin e shtetit dhe rritjen e mirëqenies së popullit gjerman. Asnjë gjerman dhe në kulmin e varfërisë nuk emigroi. Në Gjermani mbas gati 3.5 dekadave te ardhurat e pensionisteve ishin në nivele të tilla që ata përballonin pa asnjë veshtirsi nevojat jetike e me të domosdoshme në fushën sociale. Po Shqipëria? Ne jemi ende sikur të ishim në luftë. Ne po kthehemi apo më saktë shteti na ka atrofizuar trutë e kokes duke na mikluar me lugën bosh jemi kthyer në pensionista matufër që ekzaltohemi e rendim mbas pasurimit të tyre dhe nuk kërkojmëtë drejtat tona që është mundi e djersa jonë që kemi kontribuar me dekada të tëra
E, sikur të mos mjaftonte kjo, të nesërmen e ditës së votimeve shkojmë e votojmë 3..ose 4%-shin tonë. Me të vërtetë tashmë jemi bërë pensionista matufër sepse kënaqemi kur na ndërsejnë kundër njeri tjetrit.. “… veri -jug” .. “ të majtë të djathtë”, na pushkatojnë, na çnderojnë, vjedhin, turpërojnë dhe ne të nesërmen si pa të keq b/bisedojmë me njeri- tjetrin…cilin do votojmë ?! Votojmë kryetar bashkish dhe mbas pak na dalin e rezultojnë kurvarë e kusarë.. ulërijmë e shqyehmi gati më të rrahur me njeri tjetrin kur votojmë deputetë..por dhe këta na dalin kurvarë e kusarë… votojmë kushtetutën. atë e shkapërdhejnë të parën dhe mbas saj na shkapërdhejnë ne….e ata sipër nesh qeshin e zgërdhihen, sepse e ngrejnë lumturinë e tyre mbi fatkeqsitë tona ..e për më keq akoma, ne mbasi çohemi, në mengjes shikojmë lajmet nëse do e futin brenda Berishën…apo jo ? Po me Metën, apo me Monin që nuk e rruan fare, çdo të bëhet?! Berishën jo e jo që nuk do e futin në vërckë, por dhe me Metën kushedi se çfarë loje po luhet, sepse në fakt “ata që e kanë tërë kohën brenda “ ,janë të rinjtë tanë , puntoria shqiptare, sikurse dhe gjithë pensionistë,t ngaqë jetojmë në një bordello të madhe të shtetit gjakpirës ku shkruhet : “ As nuk më rruhet fare ” dhe të parët që prostituohen, jemi ne pensionistët, i dyti është populli e sidomos rinia shqiptare… të tretët janë vetë drejtuesit që ja futin njeri- tjetrit deri në gurmaz. E tashmë ajo kënga e e dikurshme komuniste… “Shqipëri ti s’ke pleqni”, është kthyer në të kundertën e vet që do të thotë.. “ Shqipëri e mjera ti, tre dekada qan me kuje…se mund të ngelesh dhe pa rini !