Ylli Mece

YLLI MEÇE: NEXHMEDIN SPAHIU NË NDIHMË TË SHOVINIZMIT SERB, ME DASHJE…APO PA DASHJE ?

Duke ndjekur një emision televiziv prej kanaleve private te një Tv të Kosovës u befasova nga qëndrimi dhe shpjegimet që jepte z. N. Spahiu lidhur me kombin dhe fenë. Madje, ai arrinte deri në atë pikë sa që “Kosovën ta quaj komb më vete”. Edhe pse ai merr pozat dhe rrëmben flamurin e “nacionalistit te flaktë” me deklaratën e tij e dëmton shumë rëndë çështjen tonë të përbashkët kombëtare. Kur shprehem me nocionin “çështje e përbashkët kombëtare” kam parasysh se si Shqipëria e Kosova apo dhe trojet e tjera që i janë rrëmbyer padrejtësisht Shqipërisë nuk kanë aspak dhe absolutisht, madje dhe as që duhet të kenë qëndrime të ndryshme, sepse për shqiptarët ka dhe do te ketë “NJË E VETËM NJË, KOMB SHQIPTAR”.

Të pretendosh se Kosova është “komb më vete” do të thotë që tu heqësh atyre formimin historik nder shekuj përkatësinë etnike që është vazhdimësia e shpirtit të tyre përqark territorit me tokën amë, tu heqësh shqiptarëve të Kosovës gjuhën, doket zakonet ritet kulturën të cilat janë pikërisht këto e vetëm këto tipare të një populli të vetëm që formojnë këtë komb, por dhe që bëjnë atë te dallueshëm atë nga të tjerët. Por “teoria e dy kombësive shqiptare” është një teori të cilën asnjë shqiptar qoftë dhe ai më indiferenti atdhetar nuk do e pranonte përveçse”çetnikëve”, “UDB”- shëve dhe reaksionarëve shovinistë të Serbisë që ende dhe sot nëpër skutat e errëta qajnë me ulërimë për humbjen e “Nashe Kosovo”. Të jetë aq i paditur z. Spahiu që të ngatërrojë nocionin shtet me komb?! Edhe shteti është e natyrshme që veprimtarinë e vet e shtrin “në një territor te caktuar, me kufijve te caktuar” që do të thotë se në rrethana të caktuara historike ai mund te jete cunguar( sikurse u cunguam ne me 1913-ten nga fuqitë e mëdha të Evropës). Vërtetë shteti është si një tërsi institucionesh drejtuese e sunduese e që shtrin veprimtarinë e vet ne territor, por ja që pjesë të kombit tonë ende dhe sot ndodhen jashtë shtetit shqiptar, apo dhe anasjelltas deri ne vitet e para shpalljes së Pavarësisë, Shqipëria ishte pjesë e Perandorisë turke, por kjo s’do të thoshte se shqiptaret ishin turq me qënë se u myslimanizuan forcërisht.

Më 1939-ten Shqipëria u pushtua nga Italia dhe fashizmi e beri bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, por dihet se paria e vendit shkoi dhe i dha “Kurorën e Skënderbeut” mbretit italian duke u bërë pjesë e mbretërisë se Italisë, mos vallë ne që na futen me forcë brenda kësaj mbreterie do quheshim”latinë”? Po kështu vepruan dhe nazistët gjermanë .Ata madje vendosën dhe ne qeverinë kuislinge shqiptarë nga trojet tona sikurse bënë me R. Mitrovicën, Xh .Devën etj. Pavarësisht pushtimit, fashistët duke e ditur dhe njohur mirë se “Dardania” historikisht ishte tokë shqiptare, për ta bërë të pranueshëm pushtimin i mikluan shqiptaret me ”marmelatën e nacionalizmit kombëtar” dhe shumë shqiptarë aso kohe ranë preh e kësaj propagande mikluese. Por në fund të fundit fashistët nuk u bë gjë tjetër sepse te ne (në Kosovë)u ndërrua vetëm pushtuesi nga … në italian apo gjerman. Shembujt e mësipërm shërbejnë për të kuptuar më drejtë nocionin “komb” dhe dallimin nga nocioni “shtet”.

Po pse Serbisë i intereson që Kosova të quhet komb dhe pse në Tv. Nexhmedini ngre problemet e përkatësisë fetare. Nëse Kosova do konsiderohet “komb” më vete , atëhere kjo do të thotë se kosovarët e Dardanisë nuk janë aspak shqiptarë, por dhe gjeografikisht toka e tyre (jonë )nuk konsiderohet më si vazhdimësi e jetës historike te këtij trualli me Shqipërinë, pra Nexhmedini indirekt bën thirrje që as Shqipëria s’ka pse të këmbëngulë nga pikëpamja nacionale bashkimin e gjithë trojeve shqiptare, por nga ana tjetër i le hapësirë orekseve shoviniste të Serbisë D. Mihajllovicit, K. Pecanakut që nëpërmjet A.Vuçiçit të ri kërkojë përsëri Kosovën. Dhe nuk është e rastësishme që reaksioni serb aktualisht po këmbëngul kaq shumë, sepse, sa te ketë altoparlantët e vet si puna e Nexhit apo ndonjë tjetri nëpër televizione tona domosdo që do u ringjallë shpresat për ta rimarrë Kosovën. Pse mos vallë kot doli prej nga goja e Vuçiçit shprehja ”Ne do të kthehemi përsëri në Kosovë” ?!..Në diskutimet e tij, ai gjen rastin të hedhë baltë mbi kryengritjen e rinisë studentore të Kosovës ne pranverën e vitit 1981 e cila u shtyp me zjarr e hekur nga egërsia serbe, duke u shprehur se kjo lëvizje masive, kjo kryengritje udhëhiqej nga idetë e E. Hoxhës dhe ndaj nuk fitoi, sepse kur ne u mbështetëm te Amerikanet me 1999-ten atëhere fituam (citimi i tij)..

Mjerani nuk e kupton se dhe pa qenë E. Hoxha shpirtin kryengritës i një populli të pushtuar, kurrësesi s’mund ta mbash te lidhur nen vargonjtë e skllavërisë. Ideja se lirinë Kosovës ja fali Amerika , është e gabuar dhe tejet nënshtruese. E vërteta është se në fillesat e para Amerika dhe vet Evropa nuk e donin luftën e bijve tanë në Kosovë dhe këto, që të mos bie në përsëritje te artikujve të mëparshëm janë të dokumentuara. Amerika ndërhyri kur e pa që ishte një fenomen i pa ri kthyeshëm mbrapa. Sigurisht që s’duhet mohuar që ata “ndihmuan” por më shumë për interesa të veta duke i dërguar mesazhe të qarta Rusisë…” këtu janë kufijtë e influencave tona strategjike ”Po a do fitonte Kosova pa Amerikën? Sigurisht që po dhe në mënyrë të padiskutueshme. Natyrisht lufta do ish më e gjatë, do kishim më shumë dëshmorë djegie shkatërrime por dhe urrejtja do bëhej edhe më e madhe. Nexhi ..!Janë ligje të luftës këto që s’janë as në dorën tënde dhe as në timen. Por nga ana tjetër keto ide të tuajat i shkojnë për shtat Serbisë sepse ajo me këtë rast deklaron se ne Kosovën na e mori Amerika( sikur te ish një plaçke tregu kjo toka jone), se po te ish për ju…. do ju kishim ende nen pushtimin tonë, ndaj dhe ne do të vijmë përsëri aty. Kështu që unë ju pyes me cilët jini ju z. Nexhmedin a nuk e kuptoni se me këtë rast ose nga padituria e juaj( që unë nuk e besoj te jini i tillë) ose nga djallëzia e juaj ( këtë e besoj më shumë)ju i shkoni në mbështetje shovinizmit serb? E çdo të donte më shumë Serbia se sa një tellall nëpër Kosovë. Ju pyes po sikur të mos kish fare Amerikë, si do bënin dardanet shqiptare te Kosovës do ti luteshin allahut tu falte lirinë pa luftë?!

Kontrolloni gjithashtu

BDI dënon vendimet e fundit të Moskës zyrtare për aneksimin e territoreve të Donbasit dhe Luhanskut nga Ukraina

BDI: Qeveria me eksponentë putinistë që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, ka bllokuar marrëveshjet e mëhershme

Bashkimi Demokratik për Integrim, nënvizoi  rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë midis institucioneve të Republikës së …