Ylli Mece

YLLI MEÇE: OPERA E BANDITËVE SHQIPTARË…”KASTA E DIVAVE”

Në fakt fenomeni shqiptar i “Kastës së Divave “ duket në pamjen e parë sikur të jetë një ngjashmëri me operën italiane “Norma” të V. Belinit, nga ku në kantantën e vet “Kasta Diva”(një shërbyesee zellshme fetare) i lutet Hënës të shpëtojë popullin e vet keltët nga barbaritë mizore të romakëve.

“Kasta” që simbolizon gjithë shtresën e ndershmërisë dhe “Diva”të madhërishmen, kur e dëgjon të jep ndjeshmërinë e një satire tejet therëse, sepse çdo kujt mund t’i shkojë ndër mend, se ne, jo vetëm që kemi “Kastë Divash”, por në antitezë të madhe me operën e famshme, kjo kastë e divave apo më saktë me fjalë moderne “kasta – bosët” janë bërë tashmë gangrena e shoqërisë shqiptare, për më shumë se një çerek shekulli.

Tymnaja e shpërndarë nga kasta e re dhe aparati i gjerë propagandistik i brendshëm e i jashtëm të ngritura nga mbas viteve 90-te te shekullit të kaluar, kishte si qëllim që nëpërmjet ndryshimit të sistemit, të bindte shqiptarët se shoqëria pas komuniste do hapte një faqe tjetër, më të mirë, më të bukur dhe se që prej atij momenti e më mbas e gjithë jeta ekonomiko- shoqërore në kapitalizmin shqiptar do të pësonte e do shoqërohej ndryshime të mëdha e të dukshme në rritjen e mirëqenies së popullit.

Shkatërrimi total i ekonomisë u shoqërua me premtime e me mashtrime të mëdha, se gjoja tashmë Evropa, Amerika dhe gjithë vendet e të ashtuquajturës” demokracisë evropiane”, së bashku me shqiptarët do ta kthenin atdheun tonë në një “Zvicër të dytë”.

Paralel me shkatërrimin ekonomik të parët që u vërsulën në përvetësimin e pronës së popullit ishin ata që në mbledhje me R. Alinë kishin miratuar divizën e tradhtisë së madhe se… “ me ndryshimin e sistemit, kapitalistët e ardhshëm do të jemi ne, ish komunistët dhe ne nuk do t’ju a u lemë pushtetin ish klasës që përmbysëm.

Ishin ata, që në mbledhjen e organizuar me degjenerimin e kulluar”intelektual” jepnin mëndje për rrugët se si duhej kamufluar tradhtia dhe se si kjo tradhti të ambalazhohej mirë e bukur me letrat shumë ngjyrëshe të demokracisë të shumë pritur. Një pjesë e tyre e sidomos derivatet e para ( bijtë e tyre tashmë të rritur) i pozicionuan të ndenjurat e tyre në parti të ndryshme duke i vlerësuar ato si inkubatorë të rritjes së normës së fitimit me të gjitha llojet e formave dhe metodave.

 Disa prej tyre veshën kapardinat e bardha, nga ku me egërsinë e shpalosur në tjetërsimin, vjedhjen, vrasjen, rrëmbimin, falsifikimin e deri te dhuna e hapur kërkonin për tu dalluar prej të tjerëve ose më saktë për të dhënë idenë se flamurtarët e gjithë katrahurës ishin ata.

Një pjesë e ish pinjollëve të PPSH se( së degjeneruar mbas vdekjes së E. Hoxhës), ithtarë dhe rrugëtarë të R. Alisë , u bënë menjëherë deputetë, nga Kuvendi popullor i H. Lleshit… te Kuvendi i P. Arbnorit. Me kokën ulur poshtë tavolinës, deklaronin me gjysëm zëri se ishin ata e pikërisht ata, nismëtarët e”rrugës së re të Shqipërisë demokratike”.

Pluralizmi partiak, duke transformuar ndërgjegjen kësaj kaste të re i tjetërsoi dhe shpirtin duke jua u çngjyrosur dhe ngjyrosur sërish, por kesaj radhe krejtësisht në zezë. Etja për fitime me çdo kusht e mënyrë, sikurse dhe manovrat për të kapur poste drejtuese nga ku këto të fundit, shikoheshin si qëllime përfitimi dhe u bënë divizë e shpirtit e bosëve të rinj të cilët po lindnin si kërpudhat mbas shiut.

Në këtë mënyrë e gjithë shoqëria ju nënshtrua ligjit të xhunglës të sundimit kafshëror, ku njeriu për njeriun bëhet ujk. Superstruktura e ngritur duke filluar që nga ato në shkolla e deri në majën e piramidës së çdo institucioni mëkoheshin me qëllimin e fitimit, me ligjin e sundimit të të fortit mbi të dobëtin. Me anë dekretesh shkresash falsifikimesh, mashtrimesh u tjetërsuan pronat madje dhe ish pronarët e dikurshëm shqyenin sytë se si të ishte e mundur dhe të ishte e vërtete, se te degjeneruarit komunistë, (ajo që shpesh Enver Hoxha ngrinte zërin për ta luftuar si një pjellë tejet të rrezikshme), të arrinte t’jua u kalonin dhe vet ish klasës tradicionale feudo borgjeze të kohës së zogut apo gjatë pushtimit fashist ?!

Tre dekada e pak më shumë, shpalosën para gjithë opinionit të brendshëm e të jashtëm se e gjithë” Kasta e Divave “, si një sëmundje e pashërueshme shtriu gjithë metastazat e saj duke infektuar krejtësisht tërë shoqërinë. Vjedhjet e hapura në dritën e diellit, vrasjet makabre për prona e pasuri të luajtshme e të pa luajtshme, korrupsioni nder ministror dhe gjithë administratës, blerja e sistemit të drejtësisë nga krimi i organizuar, bashkëpunimi i shtetit me krimin, marrëveshjet e “bos ekonomikëve” me strukturat partiake deri në financimet e tyre për të përzgjedhurit e legjislativit madje deri te ekzekutivi, janë bërë tashmë normë e moralit shqiptar.

Nuk ka ndodhur kurrë që një kabinet qeveritar që nga krye kusari Berishë, krye blloku i parave “Lilo floriri” e deri te aventurieri Ramë aga me çitjane turku e kollare italiani , të mos të mos të ketë gjeneruar kusarë kalibri që do habitnin dhe vet “Al Kaponen” nëse do të ishte gjallë. Kështu që Sistemi i drejtësisë duhet të fillojë të burgosë së pari vetëveten, po a mund ta bëje? Saliu që të burgosë Ramën duhet të burgosë veten, sikurse dhe Rama qe te burgosë Saliun dhe Ilirin duhet më parë të burgosë vetveten.Po a mund ta bëjnë ata këtë gjë ?Ndaj dhe Sala shëtit si garip me syze të errta mafiozi nga që e di se po te burgoset ai, duhet të burgoset e gjithë çitadela e korrupsionit e vjedhjeve degjenerimit dhe krimit.

I gjithë ky sistem piramidal i kusarisë shqiptare la me gisht në gojë dhe vet ish ambasadorin Arvizu i cili përveshi mëngët dhe u mor vet me numërimin e votave teksa banditët tanë e kishin fshehur asin e tyre pikërisht nën mëngët e Arvizut, ndaj dhe ai “kusure madhi” iku i turpëruar.

Po se mos iku vetë Arvizu ? Jo atë e hoqën . A mundet dot valle Juria e Kimit t’ia dalë mbartë me gjithë këtë “kastë divash” të ngritur në sistem ? Shqiptarët po marrin arratinë, sepse ne tashmë jemi kthyer gati si mbetje urbane, për inceneratorët e kapitalit shqiptar.

A ka tradhti më të madhe dhe krim më të madh me karakter kombëtar, kur si pasojë e degjenerimit dhe korrupsionit të madh ekonomik, çkombëtarizohet Atdheu?! Doktrina famëkeqe e serbo – shovinistit ”Çubrilioviç” po zbatohet në vazhdimësi të njëtrajtëshme nga “Kasta e divave” të tradhtisë së këtyre tre dekadave.

Kontrolloni gjithashtu

BDI dënon vendimet e fundit të Moskës zyrtare për aneksimin e territoreve të Donbasit dhe Luhanskut nga Ukraina

BDI: Qeveria me eksponentë putinistë që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, ka bllokuar marrëveshjet e mëhershme

Bashkimi Demokratik për Integrim, nënvizoi  rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë midis institucioneve të Republikës së …