Ylli Mece

YLLI MEÇE: PËR JU BASTARDË…. JU MALLKOFTË MËMËDHEU NË JETË TË JETËVE!

Për ju a kam bastardët e vendit tim, për ju që ma turpëruat Atdheun tim të cilin dikur e kishim aq të mirë ballë lart e me dinjitet në gjithe arenën ndërkombëtare, sepse ishim një popull i lirë që i gëzoheshim punës e bukës së duarve tona. Po është e vërtetë ,nuk ishim shumë të pasur, por kishim nje rini te mrekullueshme një popull puntor që i kish dalë për zot fateve të tij.Ishim nje popull që me nder e lavdi por dhe me një krenari të ligjëshme dhe pse të vegjël në stuhitë e kohës dijtëm te orjetoheshim drejt dhe të mbanim pozicionin e duhur përkrah dhe popujve të tjerë e përparimtare.

 

Një popull trim i cili nuk pyeste askënd per fatet e tij, nje popull që u tha : NDAL, gjithë atyre qe dikur ishin mesuar të luanin me fatet e Atdheut tonë duke plotësuar orekset e fqinjeve te pa ngopur, por tashme ajo kohe, koha e Enver Hoxhës që printe në ballë të çdo furtune bashkë me shoket e tij u sabotua, u sabotua nga tradhetaret bastarde, nga ata që në fronet e presidencës ngrinin dolli vere me gjakun e popullit teksa të tjerët vidhnin pasuritë e tij, duke shkallmuar shkaterruar dhe tjetersuar te gjitha pasurite kolektive te popullit. Bastardët nuk na ranë nga qielli, por ata na erdhën nga tradhetia komuniste nga maskarenjtë dhe hipokritët e saj, të cilët sa ishte ne fuqi socializmi “vrisnin e prisnin në të majtë e në të djathtë” për tu hequr e treguar nga më parimoret, madje ligësia e tyre e mbuluar dhe e maskuar me frazeologji komuniste, ishte dhe arrinte deri ne ate shkallë, sa që dhe të goditnin njerzit e ndershëm,k omunistet e përkushtuar dhe te gjithe ata që ishin ne ballë te situatave, duke i deningruar ata për të ngritur lumturine e vet mbi fatkeqsite e tyre.

 

Këta bastardë me R.Aline ne krye mbas vdekjes së Enver Hoxhes rrëmbyen flamurin e rreckosur të anti marksizmit e anti socializmit për tu treguar zotrinjeve te tyre perndimorë, se kjo borgjezi e re shqiptare që po ngrihej ishte e një lloji të veçante, borgjezi e cila vinte dhe i ngrinte themelet e veta nga tradhetia dhe që për tu bërë të besueshëm para zonjes Amerike dhe prostituës Evropë i vunë flakën Mëmedheut duke shkrumbuar çdo vlerë të shqiptarit madje flakët e kësaj tragjedie apokaliptike, do te habitnin dhe vet Neronin e romakëve të lashtë që me doren e tij i vuri zjarrin Romës. Antivlerat tashmë isihn me të vlerësuara se sa vlerat, nderi e dinjiteti duke i nxitur ato me te gjitha format e metodat. U shuajt e u quajten anakronike arritjet e popullit tonë dhe fitoret mbi nazi fashizmin, teksa tashmë nëpër tribuna filluan që përkrah bastardëve të tradhtisë komuniste te dilnin si gjelat sarahoshë e qafë rjepur pinjollët e organizatave tradhtare të cilët duke marrë revansh, ashtu sikurse hordhitë e qindesheve të zeza hitleriane që ulërinin nëpër rrugët e Munihut, ashtu dhe këta, me sytë e skuqur e plotë hakmarrje bërtisnin si të çmendur :“Komunistet ne hanxhar, pensionistet ne litar” duke trembur e dridhëruar dhe fëmijet ne barkun e nënave shtatëzane. Ishin këta bastardë që e ndanë Shqipërinë në dy pjesë duke tentuar qe dhe midis këtyre dy krahinave te lavdishme të mbillnin farën e përçarjes madje dhe të futnin “kanunin e Lekë Dukagjinit”.

 

E pa zakontë e pa parë në histori, por ja qe krye bastardi Berishë me bekimin e “Papës” shqiptar.(R.Alia), që tashmë vuante dënimin e ilizioneve të veta të bashkekzistencës paqsore,dogji me zjarr e hekur madje dhe vet iluzionet e kota të atyre syleshve që besonin në”demokracinë për të gjithë” por të kontrolluar nga kapitali. Po a ka demokraci atje ku sundon me egësri ligji i kapitalit, pra i pabarazisë shoqerore? Mos vallë e ashtuquajtura “e majtë” e udhehequr nga Alia, Fino, apo dhe Nano Ruci e deri më sot te Rama, apo “dy bythësi” Meta ,kanë qenë të prirur nga majtizmi ?

 

Kurrësesi jo ! E vetmja gjë e vërtetë te këta qëndron te fakti… se me dorën e djathtë marrin borxhe Evropes gjoja per te lulëzuar dhe begatuar Shqipërinë,t eksa miljona dollarë nga këto borxhe, na i vjedhin me doren e majtë. Dhe ne e dijmë shume mirë se borxhi i jashtëm i vendit tonë ka shkuar gati 12 miljardë dollarë që do të thotë se çdo shqiptar i detyrohet Evropes 5000 $ . Pazaret midis Berishës dhe Metës, Metës dhe Priftit, ministrat e korruptuar te Ramës sikurse Tahiri , Ahmetaj, Beqja e nje pjesë e mirë e kabinetit te tij, janë të dukshme. Është e do te ishte jashte logjike që të mendohej se Rama..apo k/bashkiaku i tij Veliaj, të mos e kenë ngjyer pakëz sado pakëz ( por që une e mendoj shumë) sqepin’ sikurse e ngjeu dhe ai M.Cegonalli i FBI-se amerikane. Ky do ishte nje naivitet foshnjarak dhe ja pse ne kemi tërësisht një shoqëri të pa moralshme, apo më saktë me nje moral të qelbur këmbë e kokë prej majës së piramidës shtetërore e deri te hallka me e fundit e tij.

 

Prostuticioni në zyrat e shtetit nuk ështe më si ai i Pangos, Shukriut apo Gicit.. Dumës Salinjanit…aspak jo ! Prestitucioni fillon në çdo zyre shteti kundër popullit, prostitucion bëjnë qeveritareë nënpunësit bashkë me mafiozët, prostitucion bën tashmë jo shpata e Lekë Dukagjinit, por kallashi i 97-tës, kemi një gjuhë që e prostituojnë te huajt me lungomare, inceneratorë, implementime me donatorë e moderatorë, kemi një histori që na e shkapërdhen vet kryeministri duke mohuar pushtimet dhe riabilituar tradhtarët, kemi nje kulturë dhe art lakuriqësie e që në fakt është vet lakuriqësia e sistemit, një sistem drejtësie që në fakt mba të burgosur shpirtëror por dhe të penalizuar gjithë popullin duke të lirë kriminelet, kemi një rini që na e kanë shkombtarizuar duke i shpronësuar prej Atdheut e degëdisur nëpër rrugët pa rrugë të Evropes, kemi shtëpi që qajnë madje dhe fshatra me ulërimë e psikamë të madhe duke qëlluar fort me këmbë tokën sikur të hidhnin “vallen e gjëmës së madhe”..dhe ja për këto ..e të tjera si këto ju bastardë të vendit tim ju mallkoftë Mëmëdheu në jetë të jetëve !

Kontrolloni gjithashtu

REAGIM PUBLIK NGA ROSCAP NDAJ INSTRUMENTALIZIMIT POLITIK TË TEMAVE QË NDËRLIDHEN ME CILËSINË E ARSIMIT DHE MIRËQENIEN E FËMIJËVE

Rrjeti i Organizatave të Shoqërisë Civile për Arsimin Parauniversitar (ROSCAP) shpreh shqetësimin dhe indinjatën më …