Ylli Mece

YLLI MEÇE: SERBIA, E DASHURA DHE E PËRKËDHELURA E EVROPËS

Është për tu habitur, por kjo është e vërteta. Evropa, kjo zuskë plakë e cila kurrë nuk i ka dashur e nuk i do shqiptarët dhe sot e kësaj ditë nuk resht pa i vendosur kushte shqiptarëve dhe popullit të tonë.

Ne kemi përjetuar tragjedi të tmerrshme nga Evropa e cila kurrë madje as dhe në momentet konfliktuale kur na janë derdhur hordhitë pushtuese, por dhe kur fuqitë e mëdha evropiane janë ndeshur me njëra tjetrën, ne, ose jemi bërë arenë dhe shesh luftimi i kacafytjeve të tyre, ose, për të kënaqur aleatët e fitimtareve imperialistë, si dhe kërkesat e fqinjëve tekanjozë, është venë në provë ekzistenca e jonë, duke u bërë ”pjesë e tortës së ëmbël nacionaliste” për fqinjët lakmitarë.

Të tillë u bëmë gjatë luftës Ballkanike mbi të cilën Evropa u ul këmbëkryq në krye të sofrës për të bërë ndarje territoresh. Nëse dikush dëshiron ta vërtetojë këtë mjafton për të parë dhe shumë shpejt si një rast i rrallë në botë, do habitej se si është e mundur që një shtet shqiptaresh të kufizohet etnikisht…me shqiptarë?!.. Pra qysh më 1913 fillon drama e shqiptarëve ku u kënaqën orekset e fqinjëve dhe sikur te mos mjaftonte kjo dhe ne vitin 1946 ne Konferencën e Paqes ne Paris, Kaldarisi i Greqisë kërkonte Vorio Epirin duke mbajtur në këmbë “ligjin e luftës” ligj ky që kurrë për asnjë moment, madje dhe as sot ato forca te cilat e “konsideronin veten demokratike”, kurrë nuk folën për dramën e shpërnguljes si dhe për gjakderdhjen që i shkaktoi Greqia popullsisë shqiptare të Çamërisë, pse jo dhe për pretendimet shoviniste te “megalli idhesë” vorio epiriote, sikurse dhe Titoja i Jugosllavisë nën maskën e parullës së “Bashkim Vëllazërimit” mashtroi dhe nuk mbajti premtimin e dhënë qysh ne vitet 1943 në Jajce dhe janarit te vitit 1944 -ës, Konferencës së Bujanit, për të drejtën e popujve për “vetëvendosje” mbas lufte; vendime këto që patën lindur nga “Karta e Atlantikut” 1941. Pra vetëm me një shikim të shkurtër, po të vërejmë me kujdes historinë do të kuptojmë se çfarë padrejtësish u janë bërë shqiptarëve në shekuj, aq, sa që dhe sot nuk gjen asnjë vend në botë që me fqinjin e tij të ketë në fuqi një ligj lufte, i cili është në fuqi prej më shumë se 80 vitesh.

Nëse Greqia e mban veten si vend demokratik pse nuk e heq këtë ligj, por dhe nëse e mban përse e mban dhe kujt i trembet ? Të ketë frikë nga shqiptarët ?. Tashmë nën trysninë e nxehtësisë që kanë shkaktuar flakët e luftës së pushtuesve rusë në Ukrainë, Evropa, kjo zuskë e vjetër po e përkëdhel Serbinë e mbetur jetime, nga ëndrra ish Jugosllave, por dhe në kushte të tilla, asaj i erdhi për shtat ëndrra e re e ”Ballkanit te hapur”, si një mundësi e dytë për të qenë tashmë jo primare e disa vendeve të ish Federatës se saj por për gjithë Ballkanin. Çudi me këtë Evropën të jetë kaq naive dhe të mos e dijë apo dhe të mos e kuptojë se shovinizmi serb ka qenë e aktualisht ngelet sëmundja më e rëndë që ka kapur për fyti Serbinë të cilën kjo po ja merr frymën?! Përse Evropa kjo zuska plakë në këto momente në vend të kurojë “lesbiken Serbi” bën dashuri me të në shtratin në e saj teksa disa nga politikanët tanë poshtë shtratit të tyre janë të kënaqur me portën e hapur ? E akuzoj Evropën si shkaktare të ringjalljes së shovinizmit të Serbisë sepse ajo asnjë herë nuk e vuri në bankën e te akuzuarve shovinizmine vet duke e dënuar atë si burim të të gjithë fatkeqësive, por dënoi gjoja 7-8 gjeneralë me në krye Milosheviçin sikur të ishin vetëm këta shkaktarë e dramës së popujve, kroatë, sllovenë, boshnjake, shqiptare, pse jo me ultra shovinizmin e tyre ata u bënë shkaktarë dhe të dramës së popullit të vet që ende ose nuk e kanë kuptuar ose nuk duan ta kuptojnë dhe për habi në vitet e mbas lufte , 1999 vinin trupa paqe ruajtëse pikërisht veç të tjerash dhe nga Holanda, Franca dhe për habi dhe nga Rusia? (Këto i kam parë personalisht në tetor – apo nëntor te vitit 1999 në përkujtimoren e heroit tonë (Abedin Rexha “Sandokani”)Po ka një logjikë dhe një paralelizëm kohor historik që po e përmend: Në maj te vitit 1945 kur u gjunjëzua Gjermania, në asnjë vendet e Evropës që luftuan kundër bishës naziste nuk u vendosën trupa “paqeruajtëse” përveçse atje ku ishte burimi i fatkeqësive të popujve.

Si nuk vendosi kjo Evropë trupa të tilla në Serbi madje në mes te Beogradit, por i vendosi ato te vendi çlirimtar? Në këtë luftë a pati një vend agresor dhe një tjetër çlirimtar, apo mos vallë me këto veprime Evropa ka dash të tregojë se kjo që bënë shqiptaret e Kosovës nuk na ish një luftë çlirimtare, por një luftë ndëretnike?! Përse Evropa nuk i vuri sanksione madje ta kishin detyruar Serbinë të paguante gjithë dëmshpërblimet e luftës për vrasjet shkatërrimet masive, djegiet barbaritë fatkeqësi këto të pa falshme?! Dhe zemra e shqiptarit fal. Mos vallë këtë falje Serbia lesbike bashkë me zusken Evropë e marrin si dobësi të shqiptarëve! Ky shtet e sidomos të gjithë liderët e tij, mbas Milosheviçit asnjëherë dhe për asnjë moment, nuk e ka dënuar politikisht ultra shovinizmin e saj, përkundrazi në forma të ndryshme ai po rigjallërohet, duke dalë tashmë nga “rea minacioni” sepse për të u kujdes vet Evropa dhe Rusia? Mos vallë ka ndonjë kontradiktë këtu kur dihet se as Evropa dhe as Rusia nuk e duan njëra tjetrën? Jo aspak pikërisht këtu qëndrojnë marrëveshjet ne heshtje e të pa firmosura por qe e kuptojnë mirë e shumë mirë njëra tjetrën si në kohë relativisht paqësore ashtu dhe në situata të ndërlikuara. Pse a nuk ishte kjo Evropë e cila mbylli sytë kur Hitleri pushtoi fillmisht vendet përqark Gjermanie? Ç’bënë vendet si Franca Anglia madje dhe Amerika? Heshtën.!Tashmë Evropa, deri diku dhe Amerika i janë kundërvënë Kurtit sepse ai mbron të drejtën e popullit shqiptar të Kosovës

Të heshtësh në të tilla raste kur nuk duhet heshtur për këdo do të ishte një krim , ama për një udhëheqje cila qëndron në krye te shtetit po të heshtë do të ishte tradht.i Një pjesë e popullit serb janë helmuar nga propaganda, nga ku ndjenjën e pastër te atdhedashurisë qarqet shoviniste e ultra reaksionare serbe e sheqerosin me helmin e urrejtjes nacionale dhe Evropa rri e sodit nga larg dramën shqiptare sigurisht që dhe alarmohet nga Kurti..Po pse alarmohet kjo Evropë kur e di se Kurti ka qenë i dënuar nga Milosheviçi dhe nuk alarmohet për deklaratën e Vucicit se…”Ne në Kosove do të kthehemi përsëri “ Kjo është deklarate lufte tërësisht e hapur, ashtu si ligji i luftës me Greqinë se dhe ata një ditë do të luftojnë për të marrë “Vorioepirin”. Sigurisht, që Thaçi apo luftëtarë të tjerë në shtabin e luftës për çlirim dhe pse luftëtarë me armë në dorë i UÇK-se, ua u zgjaten dorën dhe atëherë kur dora e gjakosur e tyre nuk ishte e pastruar ende nga gjaku u genocidit , kur dihet shumë mirë se genocidi është vrasje e masive e planifikuar, nga më të egrat, makabër e qëllimshme e cila realizohet me luftë mbi një popull të pa mbrojtur mbi baza të urrejtjes etnike, për shfarosjen apo shkombëtarizimin e tyre dhe si e tillë bën pjesë në krime kundër njerëzimit.

Këto Evropa zuskë që fle së bashku në një shtrat me lesbiken Serbi duhet ti njohë mirë, sikurse duhet të njohë dhe shpirtin e shqiptarit se me të nuk mund të luhet. Ne dimë të falim sepse na intereson miqësia me fqinjët, por nëse kujtesa e popullit serb i ka harruar këto nuk i harron kujtesa e popullit tonë. Sigurisht që nuk mund të themi se i gjithë populli i Serbisë është i tillë, por ai është përgjegjës nëse nuk ja ndalon dorën gjakatare shovinizmit i cili bazohet në doktrinën e hershme të Çubrilioviçit. Nëse Kurti ka mbajt qëndrim të prerë, do të thotë se boll lëshime i janë bërë Serbisë, lëshime këto që kanë rigjallëruar, bërë dhe më egër shovinizmin ultranacionalist të kohës së Milosheviçit modern e që gjen pasqyrim të surrati i Vuçiçit.Veprimi . “NDAL” ! i Kurtit është dhe një tregues se ne duam liri dhe pavarësi të vërtetë dhe jo në letër apo me pikatore aq sa na jep Evropa sipas dëshirës së Serbisë. Jo ! Koha e urrejtjes ndërnacionale duhet të mbarojë një herë e mirë ! Veçse……

Ne shqiptaret nuk kemi asgjë me popullin serb, as me atë grek e as me atë malazez. maqedonas apo italian. Por nëse një popull nuk jua u ndalin dorën qarqeve te tyre shoviniste deomos që dhe mardhëniet miqësore prishen dhe plasariten keq. Ne kemi dhe një problem tonin te brendshëm, sepse faktori politik shqiptar nuk është i konsoliduar mirë, nuk ka një vizion te qarte e te kenë një mendim te drejtë për çështjen tonë kombëtare. Disa e marrin me të mirë Serbinë duke shpresuar ne vullnetin e mire te saj(dhe kur them Serbinë e kam fjalën te qarqet ultra shoviniste).

Ne akoma shpresojmë te diplomacia evropiane e cila nuk ka ndryshuar aspak nda diplomatet e Londrës 1913…apo dhe nga Traktati i fshehte qe na rrezikonte ekzistencën ai i 1915-tës. Evropa është ajo qe ka qene. Franca por dhe Anglia nuk e duan bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, nuk e do sepse kërkon te ruaj balancën me Rusinë. Rusia është aleatja nr.1 e gjithë pansllavizmit. Por bashkimin tone nuk e do as Greqia, madje ajo këmbëngul ne mbështetje te Serbisë. Do te duhet një qëndrim i prere i rrepte deri ne sakrificën me sublime duke i deklaruar Serbisë se ne rast se ajo futet ne aventura të rrezikshme luftarake , ne do te luftojmë dhe kësaj here deri ne dardanin dhe shqiptarin e fundit ..dhe nëse asaj Serbie i leverdis , le ta provojnë ! Ne shqiptaret bashke me atdheun tonë Shqipërinë nuk do te lëshojmë asnjë cm toke shqiptare dhe ajo do të ndodhte vetëm atëherë nëse ata di kalojnë dhe marshojnë mbi kufomat tona, kur të mos ketë më as shqiptarë por dhe as Shqipëri. Kur ikën koha diplomacisë shqiptaret dinë te flasin dhe me gryken e pushkës kur na e lyp nevoja dhe kur na detyrojnë për te mbrojtur atdheun dhe flamurin tonë që kane të bëjnë me ekzistencën tonë si popull.

Kontrolloni gjithashtu

Egzon Kastrati

Egzon Kastrati: Qeverisja ekonomike në shifra

Një përshkrim i asaj çfarë ka  në ekonomi brenda këtyre katër viteve : Po fillojmë …