Ylli Mece: TRAGJEDIA E ORES SE MBETUR NE - "19 e 03"

Ylli Mece: TRAGJEDIA E ORES SË MBETUR NË – “19 e 03”

NË PËRKUJTIM TË NJERËS PREJ TRAGJEDIVE TË POPULLIT TONË…E SIDOMOS TË VLORËS.( 28 Mars 1997)
TRAGJEDIA E ORES SE MBETUR NE – “19 e 03 “
( Kushtuar viktimave të “ Tragjedisë së Otrantos” – 28 Mars 1997 )
—-
Larg prej bregut, zerat nuk dëgjoheshin dot
prej dënesës së detit
Lotët e rënë që grryenin vazhdimisht faqet,
atë ditë thaheshin menëjherë
Dukeshin vetëm duart ,
që tundin nga larg shaminë e bardhë të kurbetit
Nuk kuptohej,nëse ato i leviznin nga toka njerëzit .
apo e marrosura erë?!
—–
Po aq duar, mbase dhe më shumë,
diç’ folën nga borti i një anije
Lagur nga ujët e detit,
ndofta dhe prej syve, që lëshonin aq lot
Thonë se rrotull mbi ta. ish parë një vello e zezë
që u bënte hije
Jo..jo thanë me vonë, paskeshin qenë fjalë..
apo me saktë llafe kot
—–
– Unë kam ftohtë, më thuaj o maaa…
a do kthehemi përsëri në shtëpi?
Pse hesht e më ledhaton vazhdimisht
e sot s’më thënke asnjë fjalë ?!
O maa.. pse kam ftohtë?
Përqafomë se të kam xhan e shtrëngomë në gji !
Ose tregomë të lutem,
nëse di me det e anije një të bukur përrallë !
—–
– Dikur lundronte në det një anije….
dhe vet ajo,nuk e dinte se për ku
Deti u grind keq atë ditë e me furi prej inatit,
nxorri gjith atë shkumë
Më dëgjon ?.. Ngriheshin dallgët,
për ta ndalur anijen që ecte kuturu
Vazhdonte përrallën mamaja….
teksa i biri qetësisht, kish rënë në gjumë.
E mori në gji djalin po kush mund ta dinte
se nënë e bir, ishin tradhëtuar ?!
Tregojnë me dorë te gjallët e mbetur
se lot e klithma ngelën të gjitha, ja atje.
Prej funddetit kur i nxorrën,
jo rastësisht, nënë e bir ishin përqafuar
Teksa mbi një dorë ,tragjedia,
shënoi orën e mbetur, në pesë e zero tre.
—-
Te”Sheshi Flamurit”,shtrëngova grushtet fort
dhe u ndeza me shpirt rrebeli
Nuk mund të prisja asgjë,na patën shitur
e nga brenda, ishim tradhëtuar
Kur bejlerët e Kombit,i hapën portën Prodit,
me celsin “Qytetar Nderi”
Klitha prej inati:
Do të vijë dita e hakmarjes dhe për gjithë ju,të mallkuar !
—–
EPILOG
——-
Membranat e radiove u grisën ,
nga klithmat ekstazë të një dite më parë.
Thonë ata që i patën dëgjuar, përtej ujrave si dikur,
kërcënonte Ital’shteti.
Në det t’i hidhni të gjithë e me çdo kusht mbillni vdekje,
sepse janë shqiptarë!
E përdala fashiste,krihej mbi pasqyrë, e me qeshjen mortale zgërdhihej vet Irenë Piveti !

Kontrolloni gjithashtu

Zymer Mehani: Epopeja e Prekazit

(Më 5, 6 dhe 7 mars 1998, në Epopenë e Prekazit, në mbojtje të pragut …