Një ndër principet e çdo populli të botës është jo vetëm vazhdimësia, qëndrueshmëria dhe ekzistenca e vetë-etnike, që tregojnë njëkohësisht dhe identitetin e vet kombëtar, por dhe të qenët të lirë e të pavarur, pavarësisht regjimit politik që ky apo ai popull ka përjetuar e përjeton në etapa të caktuara historike të zhvillimit. Unë mendoj se sot për sot, në Evropën moderne e cila po tregohet aq shumë reaksionare, nuk mund te gjesh një popull të ndarë në dy pjesë shekullore,sikurse është Kombi shqiptar. Kur shprehem për Kombin, kam parasysh parimin e territorit të tij të shtrirë në një hapsirë territoriale të caktuar, që e lidh një gjuhë dhe një kulturë në vazhdimësi historike dhe që dallohet nga të tjerët në elementë të veçantë të cilët përcaktojnë indetitetin e tij. Sikurse nuk mund të gjendet popull tjetër sikurse është populli shqiptar i përgjysmuar nëpërmjet kolonializmit serb, i cili e shtriu sundimin e tij me masat më drastike me vrasje djegie perdhunime shfarosje e deri në shpërngulje me anë të dhunës së ushtruar në mënyrë të pandalshme. Sulmi me furi çfarosës,ndaj shqiptarëve dardanë, nga kolonializimi që i bëri Serbia shoviniste, tragjeditë dhe dramat që pësoi ky popull, kanë qenë aq të mëdha sa vështirë të gjesh popull në Evropë që t’i ketë përjetuar.
Këto sulme kanë qenë të shoqëruara mbi bazën e një mentaliteti dhe doktrine të caktuar. Me qindra e qindra tonelata letër janë harxhuar nga shovenët serbë, për të organizuar aktive, konferenca , kumtesa shkencore duke mobilizuar profesore, akademike, shkrimtare, artistë, historianë politikanë, priftërinj me veladonet e zinj e më të zinj se shpirti i tyre që luteshin dhe mallkonin shqiptaret e deri te dreqi sëbashku me të birin për të “vertetuar” ”shkencërisht” se”Nashu Kosovu” është e Serbisë së vjetër. Bazë teorike dhe platformë e shfarosjes sidomos në shek. XX-të ka qenë mendimi i V.Çubrilioviçit, një prej antishqiptareve më të mëdhenj që Titua e kishte në udheheqien e vet gjatë socializmit të tij specifik e që sundonte mbi kurrizin e disa popujve të Ballkanit.
Por e gjithë historia e përbotshme ka treguar e na tregon se dy rrugë ka për popujt: Ata o do e pranojnë pushtimin dhe shtypjen nacionale, shtypje kjo e cila i con drejt asimilimit …. ose do të luftojnë për liri e pavarsipër të siguruar ekzistencën e vet si popull e si Komb. Por në situata të tilla edhe fuqitë e mëdha të cilat janë në prapaskenë kanë rolin e tyre. Ato herë fërkojnë duart nga gëzimi kur bëhen pjestarë në kopenë e ujqërve për të xhvatur ndonje pjesë dhe herë bëjnë sikur zemërohen dhe kërkojnë të bëjnë pazare mbi kurrizin e popujve.Kjo luhatje e tyre nuk është aspak një lajthitje e rastit, por shprehije e interesave të caktuara të cilët shkojnë deri në atë pikë, sa që këto fuqi ,janë të gatshëme që në prapaskenë dhe mbas shpinës së popujve që kanë luftuar e luftojnë të thurin intriga të reja të karakterit konjektural me qëllim që të kënaqin orekset e shovinistëve, në rastin konkret të Serbisë ultranacionaliste dhe shoviniste.
Në luftën për çlirim që bëri populli i Kosovës dhe UÇK-ja; Evropa në etapën e parë së bashku me disa lidera “pacifistë” të Kosoves (I.Rugova) dhe agjentë të UDB-se (S.Berisha) etj, dolën kundra kësaj lufte, madje i akuzonin luftëtarët e UÇK-se se ishin komunistë dhe te indoktrinuar nga ideologjia enveriane. Aq shumë i trembte ideologjia e Enverit këta sahanlëpirësa të çorbës serbe, saqë ishin të gatshëm të sakrifikonin dhe Kosovën. Është e kuptueshme sepse kjo bëhej jo pa qellim. Synimi ishte ulja e valës revolucionar dhe tulatja e shpirtit luftarak për të fituar lirinë dhe Pavarësinë dhe në këtë mënyrë do të na “ruhej paqja në Ballkan” teksa zjarri qëndronte përherë mbi kurriz të popullsisë shqiptare të Dardanisë. Ja dhe lufta përfundimisht u fitua nga bijë e popullit çlirimtar !Ushtaret e forcave shumë kombshe rendën me shpejtësi dhe në vend të shkonin e të mbanin nën kontroll makinën e luftës serbe, u ulën këmbë kryq në Kosovë Po pse kjo si eshte e mundur? Kush duhej bërë zap okupatorët apo çlirimtarët?! Dhe Evropa e gjeti zgjidhjen. Ajo u vendos për paqe në nje truall i cili nuk kërcënonte me luftë, por që donte paqen, lirinë dhe pavarësinë e vet. Po pse këto trupa, nuk u vendosën në Serbi (ashtu sikurse bënë aleatët e mëdhenj që u vendosën në Gjermaninë e Hitlerit ne maj te vitit 1945)? Sepse mbas Serbisë qëndron Rusia, aleatja më e madhe imperialiste e saj pra e Serbisë, e cila i rri në shpinë gjithë Evropës. Dhe Evropa e ka frikë Rusinë.Ajo e ka këshilluar Serbinë të mos të futet në NATO, mbase as dhe ne BE, sepse Rusia nëpërmjet Serbisë do që të sigurojë influencën e vet në gjithë Ballkanin.
Fantazitë e një nate vere të Ramës “për Ballkanin e hapur” i’a u mbylli Merkeli sikurse dhe Krijimin e një tregu të përbashkët ballkanik. Si nuk e kupton se propozimi i Vucicit dhe që Rama tashmë është në një mëndje me të, pra me mikun e tij që do t’i mësonte dhe basketbollin, ngjan si dy pika uji me unifikimin që kërkonin të bënin ekonomistet Jugosllavë të “vetadministrimit”me ekonominë shqiptare në vitin 1945-46 ? Po a mund te unifikohet ekonomia e një vendi që ka nje nivel të caktuar me ekonomine e nje vendi tjeter ?Kur shprehem kështu e kam fjalën për citimin e Vucic-it i cili tha se…se popujt tanë janë shumë të vegjël e për këtë na duhet bashkëpunimi ekonomik”…e teksa më tej ai foli për një treg unik që do të vijë përmes njehsimit të sistemeve në Shqipëri, Maqedoni e Serbi për të thithur investitorët.”…. Të mos e kuptojë Rama kaq gjë se në këtë rast, fiton Serbia dhe se ajo do të jetë diktuesja e tregut te perbashket ballkanik? Por nëse realizohet kjo a nuk qendron mbas saj Rusia? Ja përse Evropa nuk eshte d’acord, ajo nuk e do as direkt por as dhe indirekt praninë ruse, sepse Evropa eshte si puna e qenit që atje ku ngre këmbën e përmjerr, do të thotë se deri këtu janë sarajet e mia.
Merkel këshilloi Ramën dhe jo Vuciçin sepse ajo e di mirë se e kanë privilegjuar Serbinë duke mos e bashkuar atë me Shqipërinë. Në këtë rast nuk është dhe aq shumë faji i Evropës, sepse kurvëlleqet e saj mbi kurrizin e shqiptareve ,janë njohur me kohe që nga Kongresi I Berlinit, ai i Londres, ai i Parisit dhe më vonë i fundit në Rambuje, pa folur këtu për marrëzitë e saj që i merr komandantët çlirimtare shqiptaret e Dardanisë në gjyqin e “Hagëalesë”. Por faji është dhe vet i Shqiptareve i politikës tonë servile që shesin dhe nderin e dinjitetin e tyre e që nuk kanë jo vetëm trimëri por as dhe kurajo dhe dinjitet kombetar. Cili popull pyet dhe i merr leje të huajve apo dhe vet armiqeve se a mundet ta fillojnë luftën për clirim? Kur ne nuk marrim leje për luftën qe shkojmë dhe e dijmë se do na bien per atdhe bijtë tanë, përse u dashka marrë leje për tu bashkuar me njeri tjetrinvëlla me vëlla? Cila eshte aresyeja që e tremb zuskën plakë që komb shqiptar të mos jetë i bashkuar? A e shikon ti Evropa qorre se dhe nëpërmjet “reciprotetit” Serbia dhe Vucici i cili do të mësojë të luaj basket nga Rama, qan me bujë e me kujë, dhe bën fëmijën e përkedhelur ?! Dhe ajo ka hak që bën ashtu, sepse jini ju evropianë bashkë me bythëpërdredhurit e politikës tonë që e kokolisni , që i luteni të mos qajë, që e kini xhan e shpirt, madje dhe i premtoni të pushojë, se Kosovën me Shqipërinë nuk do e bashkojnë. E çna u dashkan ne më fjalimet patetike nëpër Kuvendet e Shqipërisë dhe Kosovës, e çna u dashka të bashkohemi me Evropën kur ne si komb nuk jemi të bashkuar,e çna u dashkan libra mbi rendesine e çeshtjes kombetaree të mbushur plotë dhe me qarje e ankesa…kur dhe brenda për brenda nuk gjen një organizëm, një shoqatë apo cfarëdo emri le të marrë…që të vihet në ballë të nje referendumi mbare popullor pse jo dhe një lëvizje të gjerë e masive për tu bashkuar paqesisht?
Evropa dhe zuzarët e saj madje dhe vet Amerika le ta marrin vesh se ne… duan apo sduan ata, bashkimi është nje e drejtë jo vetem e popujve, e drejtë kjo qe e kanë hartuar vulosur dhe firmosur vetë, por dhe nje detyrë e popujve kur shprehin dëshirën e tyre për unifikim. Turpi më i madh do ti ngelej këtij shekulli nëse shqiptaret nuk do të bashkoheshin ! Po kush duhet ta bëjë? Mos vallë presin firmën e Serbisë? Apo do i qahemi perjetesisht Evropes dhe Amerikes?!…Në djall të dya nëse janë ato që na pengojnë në djall dhe tanët nëse lëpinë prapanicën evropiane për këtë çështje kaq madhore dhe dinjitoze për një komb !!