Komuna e Prizrenit në bashkëpunim me USAID-in ka iniciuar hartimin e Strategjisë për Informim, Komunikim dhe Pjesëmarrje Qytetare 2022-2024. Duke ju konsideruar hisedarë të barabartë, si mediat ashtu edhe shoqërinë civile, ju ftojmë që prej fillimit të jeni pjesë e hartimit të kësaj strategjie dhe mirëpresim kontributin tuaj të vlefshëm. Me qëllim të koordinimit më të mirë si dhe shkëmbimit të ideve lidhur me ecurinë e procesit, si udhëheqës i Njësisë për Komunikim me Publikun në Komunën e Prizrenit, ju mirëpres në zyrën time për takim, çdo ditë pune. Njëherësh shpreh gatishmërinë që në fillim të muajit mars të mbajmë një takim grupor për të shqyrtuar mundësitë dhe idetë për pasurimin e mëtejmë të draftit të Strategjisë për Informim, Komunikim dhe Pjesëmarrje Qytetare 2022-2024.
Kontrolloni gjithashtu
Tetë vjet më parë, Televizioni Dielli ka filluar transmetimin e programit kulturor, informativ, edukativ e arsimor
Sot TV Dielli shënon tetë-vjetorin e fillimit të transmetimit. Tetë vjet më parë, më 11 …