Ymer Muhamet Bytyqi (14.3.1956 – 7.7.1998)

Ymer Muhamet Bytyqi (14.3.1956 – 7.7.1998)

Ymer Bytyqi u lind më 14. 3. 1956 në Nishor të Therandës. Është i biri i Muhamet dhe Sabrie Bytyqit, të cilët sollën në jetë nëntë fëmijë: Sevd-inë, Ymerin, Feratin, Fatmirin, Sadien, Sanien, Qamilen, Vahidin dhe Ashimin. Shkollën fillore e kreu në fshatin e tij të lindjes, kurse në mungesë të kushteve ekonomike, nuk pati mundësi ta vazhdonte shkollimin më tutje, i cili i kishte mbetur peng. Ai ishte burrë i qetë, por shpërthyes kur konsideronte se kishte të drejtë, apo kur cenohej e vërteta.

Ymeri i përcillte me interesim rrjedhat ekonomike dhe politike në vend. Me-diat e pakta të kohës që botoheshin në Kosovë i lexonte rregullisht, kurse huazonte nga të tjerët literaturë nga më të ndryshmet. Shqetësim për të ishte Kosova e okupuar, diskriminimi që i bëhej, dhuna që ushtrohej ndaj popullit shqiptar, prandaj edhe diskutonte me të tjerët për mënyrën se si të dilej nga kjo situatë. Pasion e kishte këngën dhe punimin e instrumenteve popullore muzikore, siç janë çiftelia, sharkia, primi, zanat i trashëguar nga të parët e tij. Pjesën më të madhe të jetës e kaloi në kurbet, në Slloveni, ku punoi punë të ndryshme fizike dhe e kishte mësuar shpejt gjuhën sllovene, jo vetëm për të komunikuar, por edhe për të lexuar. Meqenëse lib-eralizimi i shtypit dhe liria e të shprehurit në Slloveni kishin lindur më herët se në republikat e tjera ish-jugosllave, Ymeri përmes shkrimeve të shumta në shtypin e kohës në gjuhën sllovene, por edhe në gjuhën shqipe kuptoi se së shpejti do të fil-lonte procesi i shpërbërjes së Jugosllavisë së Titos. Nga qyteti i Goricës, ku ishte vendosur fillimisht, Ymeri punoi në qytetin e Koprit, kurse në dy vitet në vijim qëndroi në Itali.

Fillimviti i 1998-ës do të jetë i mbushur me ngjarje dramatike: ntensifikohen sulmet e njësiteve të UÇK-së ndaj punkteve dhe makinerisë në lëvizje të forcave serbe, por u intensifikua edhe hakmarrja e organeve të pushtuesit ndaj populates së paar-matosur shqiptare. Pamjet në televizionet dhe mediat tjera të huaja që pasqyronin masakrat e forcave serbe mbi pleqtë, gratë dhe fëmijët shqiptarë nuk e lanë indifer-ent asnjë mërgimtar, prandaj as Ymerin. Mirëpo, meqenëse në Itali nuk kishte ndonjë organizim në drejtim të ndihmës së luftës në Kosovë, ai kaloi në Gjermani, ku fillim-isht u angazhua rreth organizimit për grumbullimin e një fondi financiar pët ta mbështetur luftën në Kosovë. Mirëpo, këtë angazhim ai nuk e konsideronte të mjaftueshëm, prandaj kishte vendosur që ta mbështeste UÇK-në edhe fizikisht, me armë në dorë. Një ditë korriku të vitit 1998, Ymeri bashkë me një grup shokësh, të uniformuar dhe të armamtosur, arriti në Tropojë i gatshëm pët të hyrë në Kosovë.

Në zonën kufitare të Morinës, po zhvilloheshin luftime të përditshme kundër pushtuesit serb i cili kishte koncenturar një arsenal të madh armësh kalibrash të ndryshëm dhe këmbësori. Edhe më 7 korrik 1998 u zhvilluan luftime të përgjakshme përreth pikës së Morinës, në brezin kufitar, ku forcat serbe përdoren edhe he-likopterët ushtarakë. Luftëtari Ymer Bytyqi, i cili njihej me psuedonimin “Ferizaj”, tregoi heroizëm të rrallë duke luftuar kundër armikut. Në këto luftime, ai, përkrah luftëtarëve të tjerë, ran ë fushën e nderit duke mbetur përmendore e gjallë e luftës për liri dhe bashkim. Trupi i tij është varrosur në varrezat e Gjakovës në Çabrat, sikurse edhe trupat e luftëtarëve të rënë në fushëbetejën e Morinës.

Ymeri ka lën bashkëshorten Xhylferien dhe fëmijët: Milazimin, Violetën, Naimin, Arbenin dhe Astritin.

Ministria e Mbrojtjes e QPK-së , pas luftës e ka nderuar emrin dhe veprën e këtij dëshmori për kontributin e dhënë për çlirimin e Kosovës. Mirënjohje dhe fal-enderime familjes kanë ndarë edhe Organizata e Familjeve të Dëshmorëve dhe Kuvedi Komunal i Therandës.

Emrat e dëshmorëve të 7 korrikut 1998 janë përjetësuar edhe në një pllakë përkujtimore në hyrje të oborrit të shkollës fillore të fshatit Morinë. (I. S.)

Kontrolloni gjithashtu

Ilmi Sadri Aliu (25.10.1964 – 5.11.1998)

Ilmi Sadri Aliu (25.10.1964 – 5.11.1998)

Dëshmori i kombit, Ilmi Aliu, u lind në Izbicë të Drenicës, në vjeshtën e vitit …