Kryetari i Vetëvendosjes, Visar
Ymeri gjatë një paraqitje për mediet, ka thënë se normalizimi i marrëdhënieve
me Serbinë mund të ndodh vetëm me pranimin e pavarësisë së Kosovës. Duke përmendur
rastin kur Jugosllavia pati njohur Kroacinë përmes një marrëveshje, Ymeri ka thënë
se “njohja është parakusht për eliminimin e problemeve mes dy vendeve”. Më tej,
kryetari i Vetëvendosjes ka vlerësuar se është i nevojshëm dialogu me serbët e
Kosovës, i cili sipas tij, duhet të jetë jo-politik por demokratik dhe jo për
territore por për zhvillim. “Një dialog i brendshëm me serbët e Kosovës është shumë i nevojshëm
sepse ai me Serbinë vetëm sa po e fuqizon Serbinë në Kosovë”, ka thënë Ymeri. Ai
ka përsëritur se Zajednica po shtron rrugën për bosnjëzimin e Kosovës, ndërsa ka
shprehur bindjen se protesta e 9 janarit dhe të tjerat që do të pasojnë, do të
kërkojnë largimin e Qeverisë Mustafa pas shkeljes së Kushtetutës.
Kontrolloni gjithashtu
Hykmete Bajrami: Qeveria e kanë shti buxhetin në thes të babadimrit dhe kanë dalë me ble vota
Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës , Hykmete Bajrami ka komentuar vendimin e …