Kryetari i Vetëvendosjes, Visar Ymeri ka përshëndetur dorëheqjen e drejtorit të Inspektoratit të Prishtinës, Xhelal Sveçla, duke e cilësuar këtë si akt moral. Sipas Ymerit, “vdekja tragjike e Florentës dhe Florentit na ka tronditur të gjithëve, aq sa nuk ka fjalë që të mund të ngushëllojë familjen e tyre”. “E mbështesë plotësisht aktin moral dhe vetëdijësues të Xhelal Sveçlës. Dorëheqja e tij nuk flet për të personalisht, por për katandisjen që i ka ndodhur dhe po ndodh shtetit e institucioneve tona. Aq e thellë e e gjerë është bërë ajo sa që përpjekja titanike për ta luftuar atë nganjëherë nuk është e mjaftueshme”, ka thënë Ymeri. Kryetari i Vetëvendosjes, më tutje, ka shprehur përkushtimin e aktivistëve të Lëvizjes që luftojnë kudo e kurdo krimin, uzurpimin dhe degradimin që e ka zaptuar hapësirën.
Kontrolloni gjithashtu
Lutfi Haziri akuzon qeverinë për keqpërdorim të aseteve të shtetit për fushatë
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka akuzuar Qeverisë së Albin Kurtit për keqpërdorim të aseteve shtetërore …