Kryetari i Vetëvendosjes, Visar Ymeri ka reaguar për shkak se dy ditë para protestës më të madhe në historinë tonë, policia e Kosovës ka arrestuar zëdhënësin e Lëvizjes pa dhënë asnjë sqarim. “Krahu policor i medias ia ka nisur me shpifje të ulëta familjare. Krahu mediatik i policisë ia ka nisur me kërcënime për arrestime fashiste. Dy ditë para protestës më të madhe në historinë tonë, arrestojnë zëdhënësin e VV-së duke dalë nga një emision televiziv, pa dhënë asnjë sqarim. Kjo qeveri policësh, e polici e qeverisë, duan heshtje, ndërkohë që kërcënojnë e arrestojnë për të frikësuar. Shpifin për ne kur nuk duan të zbardhet e vërteta për ta. Janë frikacak, kriminelë e të ligë. Nuk na ndalin dot, se jemi me të drejtën”, ka shkruar Ymeri.
Kontrolloni gjithashtu
Fahrije Hoti; Ministri, Faton Peci, duhet t’ iu kërkojë falje publike të gjitha grave të Krushës, për njollosje të emrit dhe shpifje
Drejtoresha e Kooperativës Bujqësore “Krusha”, Fahrije Hoti, ka thënë se ministri i Bujqësisë, Faton Peci …