Ish kryetari i Vetëvendosjes, Visar Ymeri ka thënë se kryeministri, Albin Kurti duhet të tregojë se pse statusi i Kishës Serbe tani figuron si pikë e veçantë në Planin Franko-Gjerman!? Ai ka shtuar më tutje se Statusi i Kishës Ortodokse Serbe është i rregulluar me ligjet dhe Kushtetutën e vendit, andaj ka pyetur kryeministrin Albin Kurti pse kjo pikë është “përvjedhur” si pikë e veçantë në Planin Franko-Gjerman. Gjatë bisedës për Demokracia.com. drejtori Ekzekutiv i Institutit “Musine Kokalari”, Visar Ymeri ka theksuar se “Statusi i Kishës Ortodokse Serbe në Republikën e Kosovës është rregulluar me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës që burojnë nga Pakoja e Ahtisaarit, kështu që është vështirë të kuptohet se çka kërkohet më shumë në këtë drejtim. Fakti që institucionet e Kosovës nuk e kanë zbatuar ende një vendim të Gjykatës Kushtetuese që i jep të drejtë Manastirit të Deçanit për pronësi mbi disa dhjetëra hektarë tokë që më herët ishin në pronësi të ndërmarrjeve shoqërore, nuk i ndihmon këtij diskutimi e negociate meqë Kosova shihet si moszbatuese e të drejtave të fituara, në këtë rast nga Kisha Ortodokse Serbe, në gjykatat vendore”, ka thënë mes tjerash, studiuesi, Visar Ymeri.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …