Ymeri: Pas diskutimit për kuptimin e fjalës "koti", Kuvendi do të duhej ta trajtonte edhe fjalën "bashkëpunim”

Ymeri: Pas diskutimit për kuptimin e fjalës “koti”, Kuvendi do të duhej ta trajtonte edhe fjalën “bashkëpunim”

Ish-kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri ka reaguar pas seancën së sotme të Kuvendit, ku Vetëvendosje kërkoi nënshkrimet nga PDK-ja për të paraqitur mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë. Ymeri ka ironizuar duke thënë se kjo parti po ua kërkon nënshkrimet për mocion mosbesimi PDK-së por që kjo nuk është kërkesë për bashkëpunim. “Lëvizja VETËVENDOSJE! po kërkon nga PDK që bashkë ta paraqesin mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë Hoti. Por kjo nuk qenka kërkesë për bashkëpunim! Atëherë çka është? Pas diskutimit për kuptimin e fjalës koti, mbase Kuvendi do të duhej ta trajtonte edhe fjalën bashkëpunim”, ka shkruar Ymeri.

Kontrolloni gjithashtu

Në mesin ambasadorëve që pritet të shkarkohen nga Qeveria Kurti është edhe veprimtari, Nait Hasani, ambasador në Shqipëri

Nait Hasani: Kryesuesi i seancës shkel procedurat, raporti duhet të votohet

Deputeti i PDK, Nait Hasani, ka kritikuar mënyrën e udhëheqjes së seancës konstituive të Kuvendit …