leoni

Visar Ymeri

Ymeri: Për Thaçin më e rëndësishme falja e tokës, sesa heqja e regjimit të vizave

Kryetari i Vetëvendosjes, Visar Ymeri ka reaguar pas deklaratave të kryetarit, Hashim Thaçi për miratimin e marrëveshjes për Demarkacionin në emër të liberalizimit të vizave. Sipas kreut të subjektit më të madh opozitar në vend, procesi i liberalizimit për Thaçin është bërë i përdorshëm për ta kontrabanduar miratimin e marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi. Në një postim të afishuar në profilin e tij në Facebook, Ymeri ka përkujtuar se prej vitit 2012, Kosovës i është refuzuar liberalizimi i vizave për shkak të shkallës së lartë të krimit dhe korrupsionit. “Për të, sovraniteti shtetëror, zhvillimi ekonomik dhe mirëqenia sociale, asnjëherë nuk kanë qenë më të rëndësishme se sa ruajtja dhe rritja e pushtetit dhe pasurisë së tij private”, ka thënë Ymeri. Ai ka shtuar se për Thaçin është më e rëndësishme falja e mbi 8200 hektarëve tokë të Kosovës, sesa që qytetarët e vendit të kenë lehtësira udhëtimi në zonën Schengen.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …