Albin Kurti

Ymeri: Qëndrimi i kryeministrit Kurti për të shkuar në zgjedhje nëpërmjet shpërndarjes së Kuvendit, nuk është i sinqertë

Ish kryetari i Vetëvendosjes, Visar Ymeri ka thënë se Partia Demokratike e Kosovës dhe Vetëvendosja, janë më të përafërta rreth kërkesës për të shkuar në zgjedhje. Ai ka shtuar më tutje se qëndrimi i kryeministrit Kurti për të shkuar në zgjedhje nëpërmjet shpërndarjes së Kuvendit, nuk është i sinqertë dhe se kërkesa e partive tjera opozitare për të shkruar në zgjedhje nëpërmjet dorëheqjes ose shkarkimit të kryeministrit Kurti, është i qëndrim i drejtë. “Meqë kryeministri Kurti e shfaqi menjëherë një nevojë të jashtëzakonshme për të shkuar në zgjedhje, atëherë duhet të na tregojë së pari pse paska kaq nevojë, pra çka është ajo që mbeti e pabërë nga kryeministri dhe Qeveria të cilët e kanë shumicën në Kuvend dhe nëse ti mua më thua që si kryeministër nuk munde t’i realizojë disa qëllime tua me 50 për qind të votave, sa vota të duhen ty që me mujt me realizua diçka, apo do të bëhesh i sinqertë dhe me dal me thënë kështu: ‘unë këto kam menduar që mund t’i realizojë, nuk kam mundur t’i bëjë e tash e tutje më nuk do të flasë fjalë të cilat janë të pazbatueshme si kryeministër’, por këtë nuk e bën kryeministri sepse nuk do të jetë i sinqertë me elektoratin e vet dhe unë mendoj që opozita duhet me insistua që ai me dal e me tregu të vërtetën”, ka theksuar mes tjerash, udhëheqësi i institutit “Mousine Kokolari”, Visar Ymeri.

Kontrolloni gjithashtu

Nuredin Ibishi

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Nuredin Ibishi, kërkoi që Bashkësia ndërkombëtare të marrë hapa të duhur në veri

Njohësi i çështjeve të sigurisë,  Nuredin Ibishi,  ka deklaruar se veprimet e fundit në pikën …