Kryetari i Vetëvendosjes Visar Ymeri ka thënë se po bëhen 1 vit e 8 muaj që kur është nënshkruar e Marrëveshje për demarkacion me Malin e Zi dhe që atëherë numri i kundërshtarëve të saj, për shkak të dëmeve të saj, vetëm sa ka shkuar duke u rritur. “205 mijë qytetarë në peticion, qindra mijëra që kanë marrë pjesë në një dyzinë protestash e demonstratash kundër demarkacionit e Zajednicës në protesta, banorët e organizuar të zonave kufitare, të gjithë ekspertët e fushave relevante, deputetët e opozitës, ata të pavarur, madje edhe deputetë të koalicionit, njerëzit e kundërshtojnë dhe kërkojnë zgjidhje tjetër për çështjen”, ka shkruar Ymeri në rrjetin social. Sipas tij krerët e institucioneve vazhdimisht insistojnë në ratifikimin e kësaj marrëveshje të dëmshme për Kosovën. “Kështu hedhin poshtë edhe shkencën edhe legjitimitetin politik. Dhe çuditërisht ka të tillë persona nga skena publike në vend që po këtë shpërfillje të ekspertizës dhe demokracisë e përkrahin dhe madje e kërkojnë. Gjithnjë në emër të interesit të qytetarëve. Kundër vullnetit të popullit. Si dhe kundër interesave të tij të shprehura publikisht”, theksoi tutje ai.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …